
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kujtuar masakrën 2 prillit me 4 protestues të vrarë, e ndërsa thekson se ende kësaj dite amaneti i një vendi demokratik nuk është çuar në vend.
Ai bën përgjegjës të gjithë klasën politike, sipas së cilit të gjitha ata që nuk deshën apo nuk mundën të sjellin demokracinë e premtuar, nuk duhet të bëjnë gjë tjetër veçse të heshtin. Një mesazh direkt i përçohet Sali Berishës, i cili sot bëri homazhe në Shkdoër dhe sulmoi PD-në. Për rrjedhojë, Alibeaj tha se “veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai”.
Alibeaj e mbyll shkrimin duke thënë se demokratët nuk duhet t’i dorëzohen kultit të individit.
“Përkujtimi dhe respekti ndaj atyre që jetën dhanë në 2 prill, bëhet me nderim e në heshtje. Me reflektim të ndjerë e të thellë për çka dhe përse amaneti i antikomunizmit, lirisë dhe demokracisë ende nuk është çuar në vend! E vend për faj e përgjegjësi ka për çdokënd që pati mundësinë për të kontribuar në këtë drejtim. Nëse nuk ka dashur a mundur sot duhet veçse të heshtë!
Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai.
Ata që dhanë jetën në 2 prill në emër të lirisë dhe demokracisë së munguar për dekada meritojnë respektin dhe nderimin më të lartë sot. Në ditën kur ende zgjatimet e komunizmit përpiqen të mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve për interesat e tyre personale.
Në nderim të jetës së dhënë nga heronjtë e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka, të gjithë duhet të perulemi me respekt dhe të vlerësojmë më gjakftohtësi dhe seriozitet rrugëtimin politik të PD në këto 30 vjet. Në emër të vlerave të së cilës ata u vranë pabesisht nga regjimi komunist. Vlerësimi dhe nderimi për jetën dhe veprën e heronjve të 2 prillit do të mbetet në themelet e vlerave mbi të cilat PD u ngrit. Ndaj sot reflektimi për këto vlera duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për të çuar në vend jo vetëm dëshirën por dhe idealin e të gjithë atyre që dhanë jetën që sot të jemi të lirë në një vend demokratik. Për të respektuar çdo mendim dhe alternativë dhe jo për t’iu dorëzuar kultit të individit që na mbajti peng për gati 50 vjet”, shkruan Alibeaj.
Nga Shkodra, ku mori pjesë në një ceremoni të zhvilluar nga Bashkia e këtij qyteti për 32-vjetorin e Masakrës së 2 prilli, ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve që askush të mos votojë PD-në zyrtare. Ai tha se çdo votë për ‘binomin Basha-Alibasha është votë për Edi Ramën.
Si sot 32 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.
O gazeptar (jo gazetar) shpifës, intrigante, kush e ka vërtetuar deri më sot se ishte maskaër e komunizmit? Asnjë organ gjyqësor nuk është deklaruar der më sot, ashtu si deklaron ti. Ti je terrorist, nuk je gazetar.
Po akoma nuk e keni marre vesh kush i vrau “deshmoret e lirise” ne Shkoder? Sali Berisha dhe Azem Hajdari!
Sali krimineli kthehet ne vendin e krimit!
Shikoni ku iu ka mberritur puna shqiptareve: Horrat, gangsteret dhe hajnat ( ku ben pjese edhe ky Alibej) po iu tregojne historine shqiptareve, historite e vjetra dhe ato qe i kane jetuar. Po. I tregojne sipas moralit te tyre dhe interesave te tyre, pra sipas interesave te hajnave. @ prillin e kemi jetuar edhe shumica prej nesh qe jemi sot dhe jemi ne gjendje te gjykojme lehjet e zagareve te tipit Alibej pasi lehjet e qenve te tjere te tipit Berisha e Co. kemi 32 vjet qe i degjojme dhe nuk na bejne pershtypje. Ky Boco hajduti na thote tani se ne 2 prill 1991 njerezit dolen ne shesh per " liri e demokraci " dhe kunder totalitarizmit. E verteta qe kemi jetuar ne qe s'i hame " kokrrat e ullirit " nga kokrrat e haduteve eshte se totalitarizmi ne Shqiperi ra ne dhjetor 1990 dhe ne prill 1991 ishin bere zgjedhjet e para ( dhe, fatkeqesisht ) me te mira pluraliste ne Shqiperi. keshtu qe demonstrimet ne Shkoder, ku partia e Benedetto Beco ( PD deri dje, sot ka tjeter sepse ashtu i intereson xhepit te tij ) kishte fituar 70% te votave dhe deputeteve dhe s'kishte kurrfare arsyeje dhe as morali per te protestuar. protesta e 2 prillit, si manipulim perfekt i turmave nga kriminelet politike, te brendshem dhe te jashtem, ka qene njeri nga aktet me antidemokratike pasi, ne thelb, po protestohej kunder zgjedhjeve te lira dhe vullnetit te popullit sepse votimet kishin perfuanduar. Ky Alibej duhet ta mesoje se zgjedhjet e 31 marsit 1991 u shpallen te lira dhe te ndershme ( free and fair ) nga gjithe veshguesit perendimore. Te protestosh kunder tyre do te thote te protestosh kunder vullnetit te popullit, pra kunder demokracise. Nga ana tjeter, ky horr dhe shoket e tij duhet te dine se ngjarja i eshte nenshtruar hetimit dhe gjykimit per tre vjet, dhe madje nga veglat e Sali Berishes, dhe deri me sot nuk eshte provuar se viktimat " moren nga mbrapa plumbat e nje regjimi ne grahmat e fundit ". Kjo do te thote se Alibej eshte thjesht nje mashtrues ordiner dhe, nga ana tjeter, kjo do te thote se " plumbat nga mbrapa " viktimat mund t'i kene marre edhe nga " regjimi qe po lindte " ose nga tutoret e huaj te regjimit qe po lindte. Kaq per sot " i dashur ' horr.
2 Prilli eshte ngjarje e perdhjere ,Jo e perdhosue.Vetem Ali Bej Toska nuk e di,por e mbulon si pasojat e komunizmit.Komunizmi vdiq me Enver Hoxhes.2prilli eshte vepra e dyte e PD,krijese e UDB .Ngjarja u organizuar,u zhvillua sipas Skenarit te UDB Nga seksioni i saj ne Shkodet,nen mbikqyrjen e Sali RAM Berishes dhe Azem Hajdarit.Dora e UDB ne Shkodet,vec te tjereve,Ali Spahia dhe Pjeter Arbnori.