‘Open Balkan’, Rama: Tregtia mes 3 vendeve u rrit me 28.4%

2 Prill 2023, 18:50Politika TEMA

‘Open Balkan’, Rama: Tregtia mes 3 vendeve u rrit me 28.4%

Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ishte ‘Open Balkan’, për të cilin  Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair vere.

Ndërkohë Rama përmendi sërish rëndësinë e ‘Ballkanit të Hapur’ duke shtuar se shëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve. Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë për të siguruar që të ketë një dialog  dhe sqaroi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian.

Nga panairi më i madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë, Rama tha është hera e parë që prodhuesit e tre vendeve mund të shfaqin produktet e tyre në “ligën e madhe të kampionëve”.

“Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon”, tha Rama.

Rama përmendi Kosovën si shkaktarin e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe vlerësoi se kjo është arsyeja për të folur më shumë, jo më pak, ndërsa shtoi se Kurti tani është shumë më i hapur për bisedime se më parë.

“Ndonjëherë ka mosmarrëveshje vërtet të mëdha mes nesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kjo është arsyeja për të folur më shumë. Dialogu është gjëja më e rëndësishme. Nëse do të vazhdonim të mos flisnim me njëri-tjetrin, të qëndronim pas barrikadave në Ballkan, do të ishte shumë e vështirë për të gjithë ne”, tha Rama.

Në përfundim kishte edhe një mesazh për tre vendet e tjera, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi që pret të bëhen sa më shpejt pjesë e iniciativës së Ballkanit të Hapur.

“Duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, të përballemi me të gjitha pengesat dhe problemet. Dashuria për vendin tënd nuk do të thotë të urresh të tjerët. Le të vazhdojmë të ecim përpara dhe kjo do të na ndihmojë”, përfundoi Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se kanë biseduar se si të ndihmohen njerëzit e thjeshtë dhe si të hiqen të gjitha pengesat e të mundësohet tregtia e lirë dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve.

“Ne folëm për shumë çështje të rëndësishme për të bërë gjithçka gati para fillimit të sezonit veror. Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme. Ne folëm edhe për shumë çështje të tjera, si ato që kanë të bëjnë me guximin”, tha Vucic.

Edhe Vuçiç përmendi shkëmbimin tregtar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që po bëhet gjithnjë e më i madh dhe se është rritur me 50% në tre vitet e fundit. Megjithatë i cilësoi vonesat e kamionëve të mallrave në kufi si pengesë.

“Pengesa më e madhe për ne në Ballkanin Perëndimor janë kufijtë, sepse kur ke një kamion që transporton, ata vozisin 30% të kohës dhe 70% e shpenzojnë në pikat kufitare”, tha Vuçiç.

Po ashtu u shpreh se së shpejti pret përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të punës. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski, u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që jep rezultate në ekonomi.

19 Komente

  1. j
    juli

    nje tjeter sukses i madhe per ne

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahahahahaha _Sukses i madh se gjasme po shesim ne Serbi...loooooooooooooooooooooooooooooooool Komplet genjeshter se serbet nuk i pranojne fare mallrat tona, duke ju nxjere dhjetra pengesa . Fermeret tane vitin e shkuar cuan speca e domate ne Serbi, dhe serbet i ktheyn se gjasme analizat nuk ishin te sakta , Nderkaq qe Analzat kimike keta tanet i kishin bere ne Itali, por serbet nxjerrin pengesa artificale duke demtuar biznesin e Shqiptareve . Nderkaq ne pranojme prodhimet e skaduara serbe , duke shkateruar prodhimin tone vendas. Kjo mareveshje eshte Komplet nje mareveshje tregetare kriminale qe i sherben vetem Serbise, dhe kunder interesave te Shqiperise. Kjo mareveshje tregetare me Serbine duhet ndalur menjehere dhe nuk duhet blere asnje mall nga Serbia, ky shtet i qelbur armqeisro ne ekstrem. Opizita Shqitpare sa te vije ne pushtet te anulloje keto marevehsje tregetare kriminale teqe Rama i ka bere per ti sherbeyr vetem interesave te Serbise Ne nuk kemi pse te shkojme fare ne Serbi qe eshte nje treg i qelbur Ne shkojme dhe i shesim prodhimet tona ne Itali, krijjojme me italiane mareveshje per kontroll te perbashket te prodhimeve bujqesore dhe keshtu qe tregun e kemi atje Plus qe gjithe vendet e Europes Lindore Polonia, Cekia etj vijne dhe blejne prodhimet tona bujqesore, ne Lushnje me dhjetra tregetare te tyre, ndaj ne nuk kemi ce duam fare maredhenien me Serbine -Absolutisht me Serbine nuk duhet te kemi asnje lloj maredhenie tregetare , Fare Dhe as nuk duam qe serbet te vijne ne Shqiperi, dhe ne as nuk na rruhet te shkojme ne ate vend te qelbur

      Përgjigjjuni
    2. m
      marjo

      sa me shume takime dhe vendime te tilla te kemi ????

      Përgjigjjuni
      1. i
        ilirjan

        Do kete rritje akoma dhe me te madhe shpreosjm shume te eci me te tilla ritme shqiperia

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beso

          Open ballkan ka mbaruar si projekt e di Rama mire.

          Përgjigjjuni
          1. k
            klodjan

            Lart e me lart ishalla

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Nje nisme shume e rendesishme per vendin tone e cila ka per te pasur nje ndikim shume pozitiv ne vend.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sarina

                Open ballkan ka per te bere te mundur permisimin e marredhenieve midis vendeve

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mba Për Cung

                  E ke rritë tregtinë me shtetin që tash 14 muaj refuzon ti vë sankcione Rusisë! Edhe mburesh. Sapo Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit duke mos lejuar Kosovën të marr pjesë në gara matematike! Gëzuar!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Droga te hap inteligjencen

                    Qeni i keq sjell ujkun ne stan thone. Do ta bej shqiperine te mvarur nga serbia. Do vjen serbi e te behet zot ne shqiperi. Ta qi@#a ekonomine o Ram palla!! nuk thith investime nga perendimi por i mer nga serbia , turku arabia, neser nga rusi dhe kina

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Petro

                    Tregtia ndikon shume mire

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Goni

                      Po e zhvilloni shume vendin tone

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ani

                        Dicka mjaft e mire per zhvillimin e vendeve tona

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Eno

                          Nje hap mjaft i redenesishem per te gjithe ne

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rea

                            Me nje lider si Rama ne krye e prisnim nje rritje te tille

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arona

                              Kemi besim tek ju dhe jam e sigurt qe tregtia do rritet edhe me shume pas vemendjes se madhe qe ju i kushtoni

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Soni

                                te gjithe vendet e rajonit duhet te behen pjese e open ballkan sepse do te sjelle zhvillim ne vendet e tyre

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sonida

                                  Open ballkan ne vendin tone do te jete nje arritje shume e madhe per ne.Urojme te na shkoje sa me mire

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    VUQIQIQI

                                    [ORDHE ME RIGON TJETER GJE RAMUSHI NUK DI TE GATON

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje