Sali Berisha sulmon shënimin e Edi Ramës: Kërcënim me vdekje për prokurorët

22 Nëntor 2025, 14:27Politika TEMA
Sali Berisha sulmon shënimin e Edi Ramës: Kërcënim me vdekje

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar kryeminstrin Edi Rama, pasi sipas tij ka bërë një kërcënim të hapur me vdekje ndaj gjyqtarit dhe prokurorit që vendosën pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Berisha shkruan në rrjetin e tij social Facebook se Rama, para se të niste shqyrtimi në apel, citonte një prokuror amerikan për të dërguar “mesazhin mafioz”, duke e lidhur këtë me aferat korruptive të Ballukut dhe Ramës.

Sipas Berishës, pezullimi i Ballukut u bë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, ndërsa akuzon Ramën se është i gatshëm të kryejë çdo krim për pushtet. Kryetari i PD denoncon kërcënimin si "akt mafioz" dhe paralajmëron se kjo duhet të shërbejë si sinjal për rrezikun që paraqet qeverisja aktuale ndaj drejtësisë.

Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt i rëndë kriminal mafioz.

Sot Edi Rama, apo Ramaduro i Europës, në tmerr dhe panik vetëm pak orë para shqyrtimit në apel të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut, në një akt të pashembullt mafioz e kriminal, kërcënoi haptas me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e vendimit.

Për të dhënë mesazhin mafioz, Rama nuk iu dërgoi plumb në zarf, por citoi fjalët e një prokurori amerikan, i cili sipas tij ka thënë:
“Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes; dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”

Citimi i këtij paragrafi, ndërkohë që Lubi Balluku me peshën e 90 milion eurove të vjedhura së bashku me Ramën, nisej për në sallën e gjyqit, ishte një kërcënim madhor me vdekje për ata që kanë vendosur pezullimin e bashkëvjedhëses së tij, zv/kryeministres.

Ky është kërcënim me vdekje i zyrtarëve në detyrë nga njeriu që për pushtetin e tij është i gatshëm të kryejë çdo krim.
Ky nuk është kërcënim për pezullimin e Ballukut, por drejtpërdrejt kërcënim me vdekje, sepse në aferën e Tunelit të Llogarasë dhe afera të tjera, Rama është Hajduti i Parë, Lubia vjen fill pas tij.

Shtoj këtu se në rastin e Lubi Ballukut, çdo masë dhe çdo hap është ndërmarrë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën, madje me zbatimin e tyre në formën më të lehtë të mundshme. Sepse, në rast se do të zbatonin me rigorozitet ligjin, Lubia duhet të ishte si Lali Vjedhësi, dhe sot Ramës duhej t’i komunikohej akuza për vjedhjen në bashkëpunim të 90 milion eurove.

Heqja e imunitetit dhe arrestimi i Lubisë do të ishte zbatimi i plotë i frymës dhe germës së Kushtetutës së vendit, për qeveritarët dhe zyrtarët e lartë gjakpirës që pasurohen duke vjedhur qytetarët e tyre.

Në vend të këtij vendimi, bazuar në germën dhe frymën e kodeve të vendit, u vendos pezullimi nga detyra i hajdutes më të madhe në historinë e kombit.
Natyrisht, me këtë masë duhet pranuar se u hap rruga për pezullimin, fill pas saj, të hajdutit më të madh në historinë e kombit, që sot kërcënon me vdekje gjyqtarë dhe prokurorë, sepse i është futur uji nën prapanicë.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë kërcënim mafioz të Edi Ramës, këtë status përsëri po e mbyll me:

Keni parë, s’keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, të dy hipur në një kalë.

15 Komente

  1. A
    Ana

    Pirdh o sali pirdh se ti je koke e pjerdjut mer pjerdhjacak.

    Përgjigjjuni
    1. A
      A do kthehet Saliu nga Brazili?

      I vdekuri Sali, i dhjere nga frika e burgut, po kerkon ta rregulloje me Spakun.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        SPAK un non grata e ka tredhur

        Përgjigjjuni
    2. s
      sali

      Citimi i Rames ishte shume i sakte per prokuroret hakmares apo te kllonuar nga Berishizmi,QE ECIN MBAS EMERIT E JO PAS FAJIT REAL.Po juve dhe shpellaret tuaj nga ato shpella qe vini e keni zor ti kuptoni keto gjera

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjygjetari i pa kualifikuar

        Te lumte shfrytezoje ne maksimun kete rast

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesi e dhjere

          Budalla komunist qe je i pandehur per korrupsion , per vrasje , per vjedhje ky mjerran harrone ...

          Përgjigjjuni
          1. C
            Currilasi

            Na del Sali serbomadhi në mbrojte të prokurorëve ! Çudi e madhe , një person i akuzuar për korrupsion dhe që duhet ti kishte mbaruar gjykimi na flet për korrupsionin e pushtetarëve . Sali ty të pret dënimi i përjetshëm dhe do të kalbesh në burg .

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haaa Bufi kenetes

              Rama kete komunist nuk e llogarit fare , ky i i pergjigjet per te treguar qe une jam shefi opozites por Rama e injorone .....

              Përgjigjjuni
              1. m
                mortja

                ti, vampir, i ati i lubise argita malltez basha ke vrare 27 njerz per te pasuruar shkelzenin, ke vrare 4 mes tirae me duar ne xhepa per pushtetin tend per te ruajt pasurite e vjedhura ke dashte me shfarose vloren e arben malajt me kjembesor e avione te komanduara nga gjenerali i zi gazidede e ministri i mbrojtjes i kohes safet zhulali, keta dy te fundit verior nga dibra ish miq te ulsi manjas altin dumani. ke vrare per nje vit ne 1997 1550 shqiptare edhe je i lire. duhet , te pakten te ishe i denuar me vdekje e kerkon te behesh kryeministe mbasi ke marre dekoraten e shba-se e anglise "nongrata". imagjinoni ku eshte pd-ja ne cfare rruge po ecen. a do me vrases serial

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Doktori

                  Pa i vene hekrat kufomës s'ka per ti dale shpirti kollaj pa vjelle qelb.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Babuci

                    Pse merreni me kete kufome politike dhe njerezore ? Me taksat tona ushqehet ky plehre dhe kjo klase politike, Harram Ju dalshin tek femijet o plehra

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Taipi

                      Doli. Prap. Ky. Psikopati

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Populli

                        Mortja nuk ha mut o Sali krimineli qe ke vrare e ke vjedh sa te ka dashur qejfi.Sa e ke paguar spak_ un qe po te perkedhelpafundesisht?

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aron

                          Pirdh, pirdh se shfryhesh.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Te fala Zenit

                            SWali i te njetit brume me Ramutij je, i ke "harruar" kercenimet apo veprimet e tua kriminale.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje