Salianji në Shkodër, Berisha në Korçë: Jemi ende gjallë dhe në këmbë

27 Dhjetor 2025, 18:50Politika TEMA
Salianji në Shkodër, Berisha në Korçë: Jemi ende

Sali Berisha, zhvilloi sot takimin e radhës të Foltores së tij nga qyteti i Korçës, që përkoi edhe me 35-vjetorin e themelimit të kësaj dege.

Ky takim përkoi me të njëjtën orë që ish-deputeti Ervin Salianji organizoi në Shkodër bashkëbisedimin me demokratët në Shkodër, në lëvizjen që ka nisur për riformatim të selisë blu pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha, pasi uroi 35-vjetorin e degës së partisë në Korçë, tha se edhe pas kaq vitesh ata janë ende në këmbë.

“Gëzuar festat nga zemra, kudo që jeni, më të mirat për Korçën dhe Shqipërinë. Nderojmë në radhë të parë ata korçarë atdhetarë që u ngritën për herë të parë kundër regjimit 35 vite më parë dhe ngritën degën e parë të partisë këtu, për dinjitetin e Korçës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Dhe më tej shtoi qëllimet e Ramës dhe mazhorancës për të copëtuar opozitën:

“Ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi gjallë, në këmbë, të fortë dhe të sigurtë në fitore. Jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrë të padrejtë u morën akte brutale, të turpshme, në projektin Shqipëria pa opozitë, projekt për copëtimin e saj, me qëllimin Shqipëria pa opozitë. Për izolimin më të thellë të forcës më properëndimore në historinë e kombit, megjithatë ne triumfuam. Ne u ringritëm me kauzat tona, nga izolimi, si feniksi nga hiri u ringritëm”.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj Ramës, se ka marrë të gjitha pushtetet.

“Donin të na shkatërronin, kauzat tona u sanksionuan me 7 rezoluta. Rama donte të na zhdukte, si diktaturë, që ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij”, u shpreh kreu i selisë blu.

1 Komente

  1. K
    Korcari

    P0 cili korcar vete te shikoje kete kerme? Ai debili qe eshte deputet per boks? Ka dhe Korca funderinat e saj. Ja shikojini aty ne salle te mbledhur rreth nje shurrtari te pampersuar nga Ramizi e Nexhmija. Faraserbe e shiqerosur ne shale vucidoli. Yt bastard e vampir.qelbak e pleher e keqe serbe. PS. Ai duçja i korces nuk ndodhet ne kete varrim se e ke top channeli per gallate ne kurva show live…

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje