Seanca parlamentare - Kuvendi e nis me 1 minutë heshtje në nder të kryepeshkopit Anastas

30 Janar 2025, 15:10Politika TEMA
Seanca parlamentare - Kuvendi e nis me 1 minutë heshtje në nder

Parlamenti i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas  Janullatos.

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, në fjalën e saj deklaroi se me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, kryepeshkopi Anastasi kontribuoi në harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri, paqen dhe mirësinë mes popujve të rajonit dhe në botë.

"Kryepeshkopi Anastas përgatiti dhe mbështeti brezat e rinj të klerikëve, për të vazhduar misionin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Me përkushtimin e tij të jashtëzakohshëm, Anastasi kontribuoi në harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri, paqen dhe mirësinë mes popujve të rajonit dhe në botë.

Në emër të Kuvendit, i shprehim ngushëllime Kishës Ortodokse. Për të shprehur ngushëllime për kryepeshkopin, ju ftoj të mbani 1 minutë heshtje", tha Spiropali. 

 

1 Komente

  1. A
    Arbereshi

    Po se mos bejne gje tjeter,, gjithe jeten ate pune kane,,gojore,gojore,gojore,,bejne sikur zihen,,dhe “populli “” paguan per kostumet,per pushimet ne Dubai,per shkollat e fimejeve,,,,dhe “populli “ zihet (falet) edhe ke kisha e Meros (Merua per vete e ka gjete celesin,nje here me salen nje here me ilirin njehere me edin nje here me janullatosin),,per poli(putanat)tikanet,,;hajde tani prap nga e para cila putane eshte me e ndershme,,ato ne Amsterdam apo ato ne Brazil,,,,,,,jo ato ne Qeveri,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje