Nga Brixhilda Xhuraj
Në muajin e parë të mandatit të tij, presidenti amerikan Donald Trump shpalli një pauzë 90-ditore për pothuajse të gjithë financimet e huaja të SHBA-ve, një vendim që ngriu një aparat të gjerë ndihmash ndërkombëtare, duke përfshirë projekte që variojnë nga armët e luftës deri tek ilaçet jetike.
Pezullimi i financimeve, i bazuar në një urdhër ekzekutiv, kërkoi një rishikim të më shumë se 60 miliardë dollarëve të ndihmës ndërkombëtare, për t’u vlerësuar nëse janë në përputhje me qëllimet e politikës së jashtme të SHBA-ve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, urdhëroi “ndalimin e punës”, duke pezulluar menjëherë projektet që ishin në zhvillim, dhe duke krijuar pasiguri për shumë shtete, përfshirë Shqipërinë.
Vetëm një ditë më parë, Ambasada amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë.
Vendimi ka ndikuar drejtpërdrejt në financimet ndërkombëtare për Shqipërinë, e cila vlen të theksohet se ka parë një rënie të dukshme të mbështetjes amerikane vitin e shkuar.
Për vitin 2024, Shqipëria ka marrë një mbështetje financiare prej 18,470,118 dollarësh nga agjencitë amerikane.
Sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan, ky është një financim dukshëm më i ulët krahasuar me vitin 2023, kur Shqipëria mori 38,540,120 dollarë.
Në vitin 2024 vendi u rendit i 11-të nga 28 shtete të rajonit, ndërsa në 2023-shin, Shqipëria ishte në vendin e 10-të, me një mbështetje financiare më të madhe.
Sipas të dhënave të publikuara, një pjesë e konsiderueshme e fondeve të alokuara është drejtuar drejt përmirësimit të sigurisë kibernetike të vendit.
Gati 8.1 milionë dollarë janë alokuar për aktivitete të sigurisë kibernetike, duke e bërë shifrën më të lartë të financimit.
Ndihma përfshiu forcimin e mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, investime në infrastrukturën kibernetike, trajnim në IT dhe specializime të ndryshme.
Financimi erdhi nga Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Mbrojtjes.
Fill pas sigurisë kibernetike është renditur qeverisja e mirë, për të cilën SHBA-të kanë ndihmuar me 1.797 milionë dollarë.
Fokusi i saj u shpërnda në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies, efikasitetit të institucioneve publike, mbështetjen e shoqërisë civile dhe angazhimin publik.
Financimi kryesor erdhi nga Departamenti i Thesarit.
Sakaq 1.5 milionë dollarë u dhanë për ndërtimin e kapaciteteve të komuniteteve për të përballuar krizat, përfshirë edhe katastrofat natyrore.
Përkundër rënies në vitin 2024, Shqipëria ka arritur të përfitojë mbështetje nga SHBA-të, edhe pse në nivele më të ulëta.
Vlen të theksohet se rënia e financimeve vitin e shkuar ndodhi në një kontekst më të gjerë, ku vendet si Ukraina, Izraeli, Jordania dhe Egjipti patën një prioritet më të lartë për ndihmën ushtarake dhe humanitare për shkak të konflikteve dhe krizave të sigurisë në këto rajone.
Teksa Shqipëria humbet disa ndihma të rëndësishme, shtete të tjera po përjetojnë një ndikim edhe më të thellë.
Se sa e përhershme do të jetë kjo pauzë 90-ditore në financimet e administratës Trump, është ende e paqartë dhe pritet për t’u parë.
Por diçka është e sigurt, ajo përfaqëson një ndryshim në politikën e jashtme amerikane dhe do të hapë rrugë për mbushjen e këtij “boshllëku të ndihmave” nga fuqi që presin jashtë dere.
Jane para qe jepen per te korruptuar.
Trampi në shumë drejtime Ka të drejtë. Sepse Amerika I jepë lekë gjith botës dhe lidert hajdut dhe atokratët të neveritshëm si Edi Rama, thotë se na kanë dhën Ndoc Rrokun. Veç për ngritjën e SPAKUT deri tani kanë dhën 200 milon dollar, dhe nga Shqipria dhe udhëheqsit tanë ka marrë të shara si Ndoc Rroku, apo Amerika e Gjorgj Sorisit. Vendët islamikë, komunistë dhe ato hajdutë si puna e jonë nukë bëhën njerzë kurrë...
Se di pse, por nuk eshte çudi qe nje dite prej ditesh, pa mbushur 100 dite ne kete pune, kete Trapin kane per ta nxjer me shqelma bytheve nga zyra vet republikanet. Mbase e kom kabim.
Fix shkruan kot
Te ri-shikohet financimi I USAID, 12 Million dollare I nje fime amerikane qè fitoj tenderin ne tetor 2024 per shqiperi, dhe asnje media vizive nuk foli per kete. Besoj, as qeveria nuk ka dijeni, ku eshte transparenca?!!!
Po fondet AADF qe po i vjedhin CEO-t shqipare? Bile njeri prej tyre, Martin Mata, ka marre me qera ambiente per biznesin e vajzes se tij, tek Piramida qe u financua nga pikerisht AADF. Bile ka nje heyim per kete. Keta jane monstra.
Ndihmat që vendi ka marrë nga Amerika hoxhallarët i quajnë vatra,pra një lëmoshë simbolike.Pse e keni rrejt popullin për ndihmat Amerikane,ku janë dhe ku ishin ato.Ndihmat Amerika po ia jep grekut, serbite popujve tjerë barbarë çfsr është edhe vet Tramp.Amerika që mvaret nga një rrebel i rastit nuk paraqet shtet demokratik.
Ne sulm patronazhistet,hajdutet,lepirsat,niprit,mbesat,kushurinjte,krushqit,qylaxhinjte e parazitet,se po humbet Shqiperija e po behet hataja.O te pa skrupullt! Kujte doni tja faturoni ato miljarda borxhe qe kerkoni.Ptu fare bastardesh qe mendoni sot per sot e per lluksin te mos u hiqet.
Me këtë gangsteri Tram do të tregojë:rini urtë dhe bëni si them unë se ju preva ndihmat....Fajet i ka europa që i shkon pas avazit.Europa është 500 milion Amerika 200 dhe nuk ja thyen kokën.Ai bllokon edhe europa ta bllokojë.Nuk besoj se Kina Hindia e Rusia nuk do reagojnë...Kina po të dojë e bllokon Amerikën për dy orë...
E ku fle lepuri, trampi e ben kete qe rama ti thote dakort po marr nja 20.000 mije palestinez, vetem te kem mbeshtetjen amerikane, thote ramua.
Per OLSI bythen: do e besoja kete qe thua ti ne se America do financonte vetem Shqiperine por fakti qe America jep para shume vendeve te botes nuk do te thote se ato vende ne kembim do marrin ne vendin e tyre Palestinez apo p...e motres dhe gruas tende
Familja berisha non grata, o pith motre une te shkerdhej pragun e deres ty o moterqire fdhe fisqire. Ti nxjerr te gjitha grate per shitje o pith motre.
Fantazia e komentuesve është për tu admiruar sepse tregon që populli jonë jeton si asnjë popull tjetër me zhvillimet politike brenda dhe jashtë vëndit tonë.Mirë por po të shofim pak më me gjakëftohëtësi se sa janë fondet që akordojnë SHBA për donacione këtu del në shesh se ky shqetësim për bllokim të përkohshëm nuk ka pse të shkaktojë tërmet .Çfarë mund të shkaktojë në politikën ekonomike apo në punën e institucioneve e OJQ,OJF e tje, nderprerja e 20-30 milion dollar në vit??Po pse more kaq keq është katandisur gjëndja ekonomike e shtetit tonë sa të mos ketë mundësi të ndihëmojë me fonde shtesë për këto arganizata e instituvione deri sa të ri fillojnë këto fonde nëse i vijnë mënd Trampit??Politika amerikane që në shekullin 19 e deritani nuk ka lëvizur nga parimi:(Të jap por do të më japësh dhe për asnjë rast nuk ka lëvizur nga ky parim )ndryshe nuk do të ishte kjo Amerikë që është sot dominuese e gjithë botës e në veçanti për vëndet në zhvillim,PoShqipërisë çfarë pret ti marrë në këmbim të këtyre fondeve e të kredive ?I ka marrë dhe në faktë shumë për të qënë realist.Me përkrahjen eAmerikës u përmbys sistemi soc(pamohuar dhe shtetetEuropiane)Me dëshirën e Amerikës Shqipëria u fut në NA TO por si këmbim ajo fitojë ekskluzivitetin e plotë për vënien në shërbim të porteve aeroporteve sidomos ato ushtarake(aq sa e si ishin)Por se çfarë do të thotë kjo për Amerikën e gjykuar në aspektin gjeostrategjik dhe ushtarak këtë e din më mirë politologët dhe strategët ushtarak të cilët i dinë në detaje avantazhet e venies në shërbim të NATO-s të tilla objekte pa marrë më këmbim asgjë veç pranimit në këtë organizatë dhe përkrahjes për qëndrimet që mban Shqipëria, për politikën ballkanike,Europiane dhe globale.Kuptohet që edhe kaq nuk është pak për një vënd të vogël si vëndi jonë , por lind pytja legjitime po në këtë rast kemifituar apojo?Në aspektin gjestrategjik si shtet i vogël dhe me ndonjë fqinj pretendues për kufij kjo ndimë nuk është e pa përfillëshme , por në aspektin ekonomik kjo nuk duket të ketë ndikim të madh për ne .E kundërta është për politikën amerikane ku në funksion të politikës gjeostrategjike të saj po përdor resurse të rëndësishme te vendit tonë gjithëmonë kjo në aspektin ushtarak Pra 50 milio dollar për donacione në Shqipëri për Amerikën është sikur ti shkulësh një qime në b,,,,,,por për ne ,sado qofshin janë të domosdoshme ,por jo se pa ato ne ramë e vdiqëm përmbysë.Kemi dalë nga kjo gjëndje kur çdodollar për ekonominë tonë ishte si oksigjen përtropin tonë të drobitur nga reformat në shumicën e të cilave e çuan vëndin në katrastrofë dhe çdo qindarkë e marrë nga jashtë na jepte frymëmarrje .Tani ekonomia jonë po ecën më e sigurt dhe me rritje të qëndrueshme
Shqipëria nuk ka nevojë per ndihma te huaja se noton në bollëk. Mjaft me sekuestru e shit në ankand gjithë pasuritë e politikanëve hajdutë majtas e djathtas, me rishiku dhe tkurr rrogat nga 10 mije euro plus te palaçove në administratën publike që dredhin zinxhirin e bejnë rrush e kumblla paret e shqiptarëve dhe ja ku dalin e teprojnë.