“Rotacioni”, iluzioni optik i 2005-s që fuqizoi dhe fundosi Doktorin!

29 Janar 2025, 19:38Politika TEMA
“Rotacioni”, iluzioni optik i 2005-s që fuqizoi dhe fundosi

Nga Ylli Pata

Të vije në Shqipërinë e vitit 2005 shikoje shumë demokratë që pinin makiato te blloku.

Kishte edhe shumë entuziastë që pasi kishin qenë siç thoshte Fortlumturia e tij “Kriptoortodoksë” në mediat e vendit duke u hequr si të pavarur shpërthyen pas fotos së Fadil Berishës për Berishën.

Ku mania për të sjellë doktorin kishte çmendur të gjithë; sidomos televizionin Klan, ku përveç Sandrit, Fevziut, Shkullakut, Kel Demit e Bushatit, edhe Muç Nano raportonte nga Rrogozhina më 5 korrik 2005, se “këtu ka ndodhur rotacioni”.

Rotacioni? Kishte ikur Fatos Nano dhe kishte adhur Sali Berisha. Dy njerëzit dhe grupet që e nisën lugën e kosit të 1991-shit.

Megjithatë shpresa te PD e Sali Berishës, apo siç mund të quhej atëherë opozita e rikthyer, së bashku me pjesë të asaj që quhet elektorati i qendrës, nuk ishte e vogël.

Shpresë që vinte nga kërcime pindarike, fotoshopime fadilberishjane, por edhe kopje e shumë çuna të bukur duke nisur nga një jurist i diplmuar në Holandë që i ngjan njërit po që në PD s’është, se ja përmendin shumë emrin.

Shkurt, kishte një frymë në 2005-n se kemi të bëjmë me një rotacion, e doktori thjesht do të bëjë një lloj patriarku që të mbledhë bijtë në sofër e më pas do të largohet avash avash. Jemi 20 vjet më pas, e Sali Berisha ende i thotë rotacion të zëvendësojë, zvëndësuesin e pestë të tij.

Presidentë: Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani, Ilir Meta, Bajram begaj. Kryeministra. Adil Çarçani, Fatos Nano, Ylli Bufi, Vilson Ahmeti, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama.

A mund të quhet rotacion rikthimi i Doktorit? Nayrisht që jo, siç nuk u quajt i tillë rikthimi i Donald Trump që kishte qenë në pushtet vetëm 4 vjet. Kjo u quajt: “Rikthimi”-Hakmarrja, e huazuar nga Rambo 2. Nëse ndodh e treta natyrisht që ka emër tjetër.

Por e gjitha nuk është rotacion, e kjo duhet të jetë baza e debatit realisht sepse ne nuk po flasim për një ndryshe pushteti, por këmbim të tij.

Natyrisht që ka mendime dhe koncepte të ndryshme; ku njëra palë ka argumentat e saj, siç tjetra. Por nuk është rotacion.

2 Komente

  1. K
    Kryeministri

    Kryeministra ke harruar nja dy.... . Gjeji, gjeji dhe veri në listë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti U S A

      O Pate nuk jemi ne te njejtat kushte si ne 2005 , se si i thone nje fjale me genjeve nje here e kam fajin une po per se dyti e ke fajin ti qe me genjeve e nuk te besoj me . Pa lere me qe ai kriminel qe nga surrati si ujk i cartur kurre nuk duhej votuar . Pastaj krimet me te renda i beri pas 2005 i poqi te gjalle bashkeme Mediun e Zenin 26 njerez plus Trebicken e nxorren per gjah . Nja 300 te plagosur shkerroj tere nje zone mbi 50 - 60 milion euro deme , pastaj kulmi ne 21 janar pushkatoj kater prinder ne mes te dites ne mes te bulevardit . Per krimet qe ka bere ai meriton jo vote po verje ne litar e kufoma ti digjet , qe mos i ngelet nam e nishan nga ky kriminel me damke .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje