Seanca për Veliajn - Gjyqtarja tërhiqet për vendimmarrje nëse kalon çështja për gjykim

2 Shkurt 2026, 14:00Kronika TEMA
Seanca për Veliajn - Gjyqtarja tërhiqet për vendimmarrje

Mbyllet shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Velija.


Gjyqtarja Etleva Deda është tërhequr për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo.

Për shkak të kërkesës për përjashtim të saj, u shty pas afatit 5 ditorë që t’i jepet kohe Veliajt ta depozitojë formalisht kërkesën. Seanca e radhës do të jetë në 9 shkurt.

Pas kërkesës së Veliajt, i cili një ditë më parë kërkoi largimin e Valentina Teodoreskut nga mbrojtja, në seancën paraprake, avokatja falas nga shteti tha se “nuk i kishte dalë koha ta takonte Veliajn dhe se ajo ka fuqi ligjore për ta mbrojtur”. Madje, Teodoresku kujtoi se për gati një orë e kishte pritur taksinë.

Seanca paraprake u zhvillua me dyer të mbyllura, ku i pranishëm ishte edhe Veliaj që kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese.

2 Komente

  1. K
    Kjo gjyqtare eshte perballe sproves se madhe

    Etleva Deda do vendose ate qe do ta urdheroje Argita kucedra.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rp

      Ore po edhe ne kohen e diktatures seancat per agjitacion e propagande nuk beheshin me dyer te mbyllura. Dicka po qelbet ketu, shume paraburgime, shume procese me dyer te mbyllura, shume gjoba nga Strasburgu per gabimet e kesaj DrejtShtrembesie ... kemi qeveri dhe parlament, por nga to vetem heshtje vari ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje