
Sot më 29 gusht në Slloveni do të mbahet edicioni i 17-të i Forumit Strategjik të Bled-it (BSF).
Konferenca ndërkombëtare – kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore – do të fokusohet në krizën e rendit shumëpalësh dhe përgjigjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj sfidave në zhvillim.
Agresioni rus kundër Ukrainës dhe zgjerimi evropian në këtë kohë krize janë dy temat kryesore mbi të cilat do të ndërtohet diskutimi.
E pikërisht për këtë të fundit, fjalën do ta mbajë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Lideri i Qeverisë shqiptare do të jetë në një panel me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, presidentin e Islandës, Guðni Th. Jóhannesson, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe presidenten e Moldavisë, Maia Sandu.
Por përpara diskutimit të liderëve një hapësirë adresimi nëpërmjet një videoje do ta ketë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Më pas debati, që pritet të parashtrohet për panelistët dhe pjesëmarrësit, do të jetë ai i dinamikave të reja mbi të ardhmen e Evropës.
Në ditën e dytë të Forumit diskutimet do të përqendrohen në situatën e fqinjësisë evropiane, ndihmën dhe rindërtimin e Ukrainës, pasojat e agresionit rus në sigurinë ushqimore dhe energjitike në Evropë.
Bisedimet do të prekin edhe të ardhmen e ekonomisë globale, bashkëpunimin në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe sfidat e evropiane të sigurisë.
Forumi Strategjik i Bled-it është një platformë jozyrtare, ku pjesëmarrësit e nivelit të lartë diskutojnë mbi sfidat politike, të sigurisë dhe të zhvillimit me të cilat përballet Evropa.
Ai organizohet që nga viti 2006 dhe e ka marrë emrin prej qytetit që e mirëpret, Bled.
Po ashtu Forumi njihet si një platformë ku i lihet hapësirë shprehjes së opinioneve të kundërta mbi shoqërinë moderne dhe të ardhmen e saj.
Ju uroj suksese ne kete takim te sotem zoti rama shpresoj te dilni sa me i kenaqur
Shpresoj qe ne kete takim te te hidhet drite mbi shume problematika e kriza e te gjendet nje gjidhje per to
Ju vafte mbare zoti rama shpresoj qe ky takim i sotem te jet me plot lajme te mira per te gjithe ne
Vetem me bashkpunim mund te kalohen sfidat qe po kalon tani rajoni dhe kontinenti. Shpresoj te kemi sa me shume lajme pozitive nga ky takim
Me vjen mire qe eshe shqiperia eshte pjese e ketij takimi qe mund ti haper dyert shume bashkpunimeve e prejekteve te reja
Shume mendje jane me mire se nje. Duke diskutuar besoj se do i gjehet zgjidhja disa prej sfidave e problematikave qe kemi
Hajd per hajer dhe per te miren e shqiperise
Bashkepunimi eshte celesi i suksesit , mund te kalohet me thjeshte kriza nese e gjithe europa bashkohet
Shpresojme me lajme sa me te mira per dhe suksese ne takimin e sotem z.kryeminister
Keto jan takime mjaft te mira te cilet do na mundesojne akoma dhe me shume bashkpunime me vendet e tjera,respekte
pjesmarrja ne te tilla takime ben te mundur qe te lidhen marrdhenie bashkpunuese dhe qe do na ndihmojne dhe ne vazhdim
me te vertet jeni diplomat dhe ruani marrdhenie shume te mira bashkpunimi me kedo te cilat do na vin perher ne ndihme