Shenjat e para të konsulentit të Trump në fushatën e Berishës

11 Shkurt 2025, 18:38Politika TEMA
Shenjat e para të konsulentit të Trump në fushatën e

Nga Ylli Pata

Është një diskutim i veçantë, e mjaft i rëndësishëm aspekti i parave dhe burimit të tyre për të paguar një lobist të rëndësishëm amerikan.

Megjithatë, nuk është aspak e re që politika shqiptare u është drejtuar strategëve amerikanë për të ndërtuar dhe menaxhuar komunikimin e fushatave elektorale.

Njeriu që e solli i pari know-how-un amerikan apo mood-in e një fushate alla USA ka qenë Edi Rama. I cili përgjithësisht ka pasur emra të njohur të strategëve jo nga e majta amerikane, por nga e djathta, përkatësisht republikanët.

Në vitin 2007-n, Rama kishte si këshilltar fushate krahun e djathtë të presidentit George W Bush, Ed Gillespie, që në Uashington ishte një lloj guruje republikan.

Ndërsa PD e Sali Berishës, ka pasur disa herë strategë nga përtej oqeanit. Në fushatën e 2005-n, pajtoi të famshmen BG&R, e cila erdhi me ndërmjetësimin e supertëpushtetshmit, Damir Fazliç.

Ndërkaq, një tjetër kompani strategësh fushate që pati impakt në fushatën e Sali Berishës ishte Podesta, ku guruji i tij Tony Podesta, shefi i kabinetit të Bill e Hillary Clinton-it ishte truri i saj.

Podesta ishte kompania që i solli Sali Berishës dy fitore të mëdha në vitin 2009,  ku i bëri PR e një partie të rrënuar pas Gërdecit, të një force të një vendi anëtar të NATO-s dhe atë të 2011-s kur Basha mori bashkinë e Tiranës. Fitore që u trukua në tavolinën e KQZ nga Arben Ristani, por ishte Podesta që e fshehu dhe e zbuti këtë manipulim skanaloz.

Pasi ka mbaruar fushatat, Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj demokratëve dhe Hillary Clintonit, por edhe grupit të lobimit democrat në 2017-n, për të ofruar simpatinë e republikanëve.

Dihet në vitin 2017, kur sipas edhe hetimeve të prokurorisë, PD loboi me Nick Muzin-in, një njeri afër Donald Trumpit për të realizuar takime por edhe lobime për çadrën e faqmshme.

Dihen tashmë përfundimet e atij lobimi, ku u përdorën para me lidhje të qarte ruse, e për të cilat ka pasur shkrime e hetime, që pavarësisht kundërshtimesh janë fakte të pakundërshtueshme.

Por edhe pse ju afrua mjediseve të Shtëpisë së Bardhë me anë të Nick Musin-in, Departamenti i Shtetit dërgoi në 2017-n një zyrtar të lartë në Tiranë që i dha Berishës kërcënimin e parë të rëndë nga Uashingtoni.

Ndërkaq, edhe në fushatën aktuale, Sali Berisha ka luajtur me pod të madh, duke pajtuar Chris LaCivita.

Njeriun që ka qenë personazh kryesor i fushatës elektorale të Trump, kryesisht me pjesën e mjediseve sportive të peshave të rënda, që ka një audiencë të madhe në atë që quhet “Amerika e Thellë”.

LaCivita ka ardhur në Tiranë me një copy paste të Make America Great Again, duke sjellë të njëjtët skema. Të cilat i kanë nisur që prej javësh, si kumbullat e dala nga kleriku i inatosur me Edi Ramën që se bëri ambassador, i cili tha se do vinë 100 mijë palestinezë në Shqipëri dhe do blejnë 20 mijë apartamentet bosh në Tiranë.

Apo publikimet e dosjes së shërbimeve sekrete iraniane kur u vodhën bordorotë e pagave, duke nxjerrë listpagesat e vitit 2019 të OJF-ve që janë spekuluar si lista të USAID.

Narrativa tymuese që nuk kanë lidhje asgjë me fushatën dhe alternativn e një opozite. Sidomos kur ka një si Sali Berisha në krye që është në process për korrupsion.

Nuk është çudi, që edhe tani si në 2017, DASH i Trump të sjellë një bultozer si Howt Brian Yee që t’i bëjë ultimatumin e famshëm që e bëri të dalë nga çadra. E më pas solli në Tiranë ambasadoren Yuri Kim. Duhet pritur.

16 Komente

  1. P
    Prisni edhe pak dhe do shihni

    Trump do prese Ramen ne Zyren Ovale ne muajin Prill, e sigurte. Po ashtu, Trump do ta detyroje LaCinitas te largohet nga fushata e Saliut per shkak te nongrates.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Loqe Pata qe e ke trurin sa nje lajthi. E para kompani per menxhim te fushatave elektorale qe erdhi ne Shqiperi ishte BGR. Drejtoi fushaten elektorale te PD ne vitin 2005. Rezultati, dihet. Njohurite e tua nuk e kalojne lagjen Kiras o gabel.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlonjat

        O shkodran prej Puke, qe e shfaq veten si pyke dhe trap; Pata te parin permend B

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sufllaqe

        Me kete e sigurte, u qetesova, e thotë nje anonim qe i duhet gruaja qe ta mbaji drejtori ne pune, mjer ne.

        Përgjigjjuni
      3. E
        Emigrant

        Edhe trapi vete te vij ne ndihm te tradhetarit sali qeni Populli PD nuk i jep vot kurr

        Përgjigjjuni
        1. d
          dardan

          No Kosove Grenel doli hapur kundra Kurtit por ky fitoi prandaj nuk e rruajnë shqiptarët për këtë hajdutin që ka ardhur....

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tranajoj

            Ky amerikani që ka ardhë për të ngritur nga varri politik të opozitës se Sali Berishës a e di situatën në këtë opozitë apo çi duhet-atij i intereson vetëm paraja vetëm paraja sepse ai edi që të ngrëshe të vdekurin nga varri është thjeshtë mitike dhe nuk e beson njeri me përjashtim të miopëve dhe sharlatanëve si puna e Fatmir Mediut që është dorëzënë për të sjellë këtë syrtykun e Trampit në Tiranë që ai para se të merrte ofertën nuk e dinte se ku bie Shqipëria.Është çudi e madhe se si transformohen dhe bëhen lolo disa figura që marin përsipër të rrëzojë Edi Ramën se ai ka qënë dhe është beniamin i Sorosit i cili sipas tijë ky është armik i amerikës.Po kush dota pranojë një mendim të një kllouni 150 kg që fletë për një nga miliarderët më të mëdhenjë në Amerikë dhe në botë.?!Por më e pa pranueshme ështe diskutimi që bëri ky zullap i përtej Atllantikut kur me një fjalim në mortin e opozitës tërë ajo që ths ishte që ai do të rrëzojë Edi Ramen se ai është i lidhur me Sorosin dhe ka sulmuar dhe degraduar opozitën.Dhevazhdoi duke i bërë ditirambe Sali Berishës.Po mirë more teveqel i blerë nga Saliu a e di se ky" burri"që ju e konsideroni mik të shtrënjtë të amerikës me dokumenta të arshivuara nga administrata e Tampit të parë është shpallur nongrata për tre vepra madhore në dëm të vëndit,?po që ky ka 10 vjet që fletë e turfullon me një bagazhë të pa pranueshëm sharjesh,baltosjes,shpifjesh për disa ambasador dhe sekretar shteti .?Po ju more kokëtul keni drejtuar dhe fushatën e Trampit dhe duhet të jeni të mirë informuar për qëndrimet e këtij vampirit që ju doni ta ndihëmoni të vijë në pushtet.Po të ishit në kuptimin e plotë dashamirës ipopullit shqipëtar ju duhej të informoheshit se kush është ky Sali hiena dhe çfarë rëndojnë mbi të për 33vjet që ka qënë dhe është aktiv në politikën Shqipëtare.Edhe ne njeri të rëndomtë po të pyeste do ti bënin një rrezume të plotë dhe që ai amerikani jo që nuk duhej të pranonte të bëhej lolo i Saliut por duhet të mos e kalonte Atllantikun për të marrë ato milionat që ai duhet ta dijë se janë gjaku dhe djersa e popullit që ai i ka vjedhë për 33vjetë .Por siç duken punët ekëtij kllouni amarikan ai nuk do tja dijë fare se kush është Saliu dhe se nga do ti gjejë këto miliona dollar që do ti faturohen atij për dekorin e fushatës së opozitës.Harram të qofshin ,!!!!!Me sa e njohim situatën jo ju të bëni fushatë për Saliun po vetë Ms Tramp të vijë edhe për këto zgjedhje nuk besojë ti buzë qesh fitorja opozitës ,Nuk është viti1991 që populli priti shumë për të ndryshuar sistemi dhe u besojë si perëndisë Amerikës dhe BE Jo nuk gënjehet më populli jonë nga premtimet. dhe aq mëtepër nga një opozitë që ja ka bërë jetën malore si kur ishte në pushtet dhe në këto 12vjetë opozitë që nuk ka lënë gjë pa bërë për të përmbysur qeverinë .Dihet që amerikani do ti marrë milionat dhe Saliu do të ngrohet në diellin e pranëverës por jo në pushtet por në gropën që e ka hapur vetë në opozitë.!!!???

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kobe

              Or tutkun, per nje komunist trushpelare si ty D.Pr S.Berisha eshte " hijene" per demokratet eshte Luan

              Përgjigjjuni
            2. M
              Martin

              I zoti i shtepine ne Shqiperi eshte votuesi shqiptar qe ka 33 vjet qe mban ne kurriz krimet, djegiet dhe vjedhjet e perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuk Berisha. Ka nje ndryshim kolosal midis kthimit te Presidentit Donald Trump ne Shtepine e Bardhe dhe deshires se eger te Sali Berishes per t'u kthyer ne vendin e vrasjes se 4 deshmoreve te kombit dhe dhjetra te tjereve te plagosur, Kryeministrine e Shqiperise. Donald Trump nuk ka vrare asnje mize, e jo 3000 njerez si Sali Perbindeshi ne vitin 1997. Donald Trump erdhi ne krye te Shtepise se Bardhe pas shkaterrimit qe Joe Biden dhe kamala Harris i bene kufirit jugor te SHBA-se dhe futjes se 10 milion imigranteve te paligjshem ne vend.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skenari

                Nuk pyet njeri per ca Shqiptare qe krijuan nje shtet artificial nga shkaterrimi I perandorise otomane 100 vjet perpara. Egjipti eshte 4000 vjet shtet dhe zgjedhjet manipulohen qe ne pushtet te jene pro Amerikanet. Shqiperia me 8500 ushtare eshte territor pa asnje rendesi per Ameriken pervecse nese pranon 100-200 mije palestineze. Ky eshte interesi I vetem qe ka Trump. Nuk I duhet per asgje tjeter. Rama u be patridiot e tha qe kjo pune nuk behet. Amerika do perkrahi ate parti qe pranon shpernguljen e Palestinezeve ne Shqiperi. Nese Rama fiton (pasi kontrollon parane Shqiperine, bizneset dhe ka me teper support se Berisha) dhe nuk pranon Palestinians US iken nga Kosova dhe Balkani futet ne trazira. Kosovaret vijne ne Shqiperi si ne 99 ndersa Serbia popullon Kosoven me 100 mije Palestineze. Shqiperia me 8500 ushtare nuk perben asnje rrezik per Serbine.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juliano

                  Ti bashkohesh berishes, është njësoj si ti bashkohesh hitlerit. Ky me siguri ka qln tap kur i ka hypur avionit, pa dit se ku shkon e çin po takon. Vërtet që këtij i interesojnë paratë, dhe ky pa dy tre milio nuk bën shurrën ke berisha, jo ti bëjë berishës lobing. I themi amerikonit, o kok loqe, ku u përpoqe, e derrasat e vorrit tu bofshin koqe. Lobingun shqiptaret, ja bojnë vetë politikanëve, ku ja dinë dhe dhëmballët e jo më vilat. Çar do tu thotë shqiptareve ky kok daullja, që berisha nuk prodhoi lufte civile, që nuk hapi depot e atmëve, qe nuk vrsu në gerdec e në bulevard, çfar mund ti thotë qytetareve, çfar mund ti thotë njerezve që kanë humbur të dsshurin e tyre, dhe sgjejnë eshtrat për të patur një varr, ky vetëm nëse vjen dhe i punon sheqeren e berishës, se berisha me koqet ka mbaru punë. A e din ky amerikoni se kujt po i shërben, di ai se ky është sekretari PPSH, se është doktori dhe besniku i atij komunisrit që nxjerr ky amerikoni nga goja. Eeeeejjjj, rrot, thirri menjes, shqiptaret janë fukarenj nga regjimet, por jo budallenj.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigranti

                    Donalt Trampi e din mire se sa mbeshtetje perjetoi ne fushaten zgjedhote nga emigrantet shqiptare. Ne te kater anet e Amerikes jane mijera vota ne mbeshtetje te tij nga ata.Kjo tregon se ai eshte nje mik i prjeteshem i popullit shqiptar dhe eshte aq i perpiket qe di ta ndaje sharkun nga kokra earres.Jam i bindur qe nuk mund te ndodhe kurre jo ne Amerike ,por as ne nje vend te botes te ndihmoje ne fushate zgjedhote nje force politike ,se ciles i ka shpallur NON grata lidershipit te saj me nje motivacion aq te rende si Sali Berishes qe i ka dhene DASH.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patoku

                      Meshirojeni kete Paten - ka mbetur pa i hedhur ushqim qe pas burgosjes se Lali Erit!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kychf

                        E paska hap qesen sair mane per kte plere. Qe ka ardhur nga amerika , e siguroj jeten ky pijaneci amerikan po ja perrla nja 5 milion euro saliut nga pagatori vet .

                        Përgjigjjuni
                        1. c
                          cdo ktu ky Mashtruesi amerikanis ja q.robt

                          hik mor Terroristt qe mbeshtet bin Ladenin e vicidolit . Tramp eshte gjasme Kunder Pederasteve .Ja ku jane CIFTI PEDERASTE .Ka ardhur ky Surrat i qelbur pederasti ,te mbeshtesi BANDEN E PEDERASTEVE NE SHQIPERI

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rosaku

                            Pata. Do ishte më mirë që në vend të historive të na tregoje se sa para ka paguar non grata për këtë gorillë që ka sjellë në Shqipëri.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje