SHISH nxjerr blof Berishën dhe i përgjigjet Majkos: Nuk të kemi përgjuar!

2 Mars 2025, 19:59Politika TEMA

SHISH nxjerr blof Berishën dhe i përgjigjet Majkos: Nuk të kemi

Në ditën kur u vendos kalimi i ish kryeministrit socialist Pandeli Majko për fushatë elektorale nga Kukësi në Tiranë, kreu PD Sali Berisha e akuzoi Majkon për përfshirje në krime elektorale.

Madje zoti Berisha shkoi më tej kur tha se “SHISH për këtë kishte kryer një përgjim ambiental në një lokal në Kukës”.

Vetë Pandeli Majo përmes kryetares së kuvendit Elisa Spiropali i drejtoi një kërkesë SHISH, për të marrë informacion pas këtij pretendimi të pohuar publikisht në një konferencë për shtyp nga Sali Berisha.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, e ka parë përgjigjen e SHISH për kuvendin, përmes të cilës rrëzohet pretendimi i zotit Berisha. Në përgjigjen e shkurtër me mbishkrimin sekret mbërritur në kuvend disa javë më parë thuhet:
“Nuk kemi bërë dhe as nuk disponojmë ndonjë përgjim ambiental apo në forma të tjera, ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Pandeli Majko. Ligji për SHISH e parashikon qartësisht mënyrën, formën dhe marrjen e lejeve përkatëse se kur dhe si përgjohet një deputet i parlamentit”.

Kjo përgjigje i jep fund përplasjes Berisha-Majko mbase edhe duke kthyer paqen në heshtje mes tyre.

Në një intervistë për Top Channel Pandeli Majko e përjashtoi mundësinë e ngritjes së një padie për shpifje ndaj zotit Berisha.

“Unë e kam parim. Nuk para bëj akuza për natyra të tilla. Nuk e kam bërë për asnjë gazetari apo politikani pasi mendoj se nëse do të merresha më këtë do të duhej shumë kohë dhe financim. Mendoj se çdo qytetar e ka shumë të qartë se unë nuk mund të shkoja në Kukës e të fitoja zgjedhjet duke shitur shtylla” deklaroi Majko për disa javë më parë.

I kontaktuar nga Top Channel për një reagim pas përgjigjes së SHISH deputeti Pandeli Majko, tha se “ do të respektonte kërkesës e këtij organi të sigurisë kombëtare për mos të ndarë asnjë detaj nga ky dokument i sigluar si sekret”.
Pandeli Majko as e mohoi dhe as e konfirmoi përgjigjen e SHISH parë nga Top Channel.

3 Komente

  1. A
    Aron

    Sali llapaqeni do e mbylle bucen vetem kur te qerrohet nga kjo bote, por problemi eshte se do ler mbas shume Salira si ai.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Informator Berlingam

      Po M Veliu, a ka cirtifikate sigurie (CSP), per t'u njohur me informacion te klasifikuar? Apo edhe kia si K Dhalla, kane burimet e tyre te besuara ne parlament dhe kudo. Keta ne vend qe te vejne vetllat te nxjerrin sitë. Prandaj ju o spajuna (kudo qe jeni) beni kujdes se e keni te sigurte dekonspirimin. Nuk mbulohet djelli me shoshe, jo per infon qe Majko eshte pergjuar, por per ata qe ju nxjerrin informacionin SEKRET.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pap

        Ne fakt, SB, kur flet apo ha, nuk flet apo ha kot. Pergjimi duhet te jete bere dhe egziston, por eshte bere nga struktura te "errta"/"babale". Sic ndodh gjithmone me kete kategori, ai mund edhe te jete modifikuar per t'u perdorur per turbullira dhe shantazh. SHISH po perflitet vetem per mburoje, qe kur te dale, lakenjte/gazetarucet/hanalistet ta perdorin si llapa per te tmerruar miletin; sigurisht qe "nxjerresi" i sekretit do te mbetet konfidencial, se ashtu e do puna e gazetareve. Nje loje qe ne Shqiperi ka 30 vjet qe luhet, te gjithe e kuptojne se eshte tejet naive, por te gjithe rrine me gje hapur dhe hane miza......!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje