Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e ka cilësuar shkarkimin e Belinda Ballukut nga qeveria si një hap në drejtimin e duhur, por të pamjaftueshëm.
Komentet Koçi i bëri teksa ishte i ftuar në Report TV, ku tha se mazhoranca ka nevojë të hartojë një strategji kundër korrupsionit, në mënyrë që ta luftojë këtë fenomen edhe brenda vetes.
“Mazhoranca ka marzhin e vet të manovrës. Ndryshimi i qeverisë ishte një hap në drejtimin e duhur. Largimi i Ballukut ishte një hap në drejtimin e duhur, por nuk mendoj se ishte i mjaftueshëm. Unë mendoj se mazhoranca ka nevojë që të hartojë një strategji kundër korrupsionit, ku përfshin edhe vënien në lëvizje të mekanizmave që luftojnë korrupsionin brenda vetes, një mekanizëm që duhet të fillojë me një demokraci më të madhe brenda partisë, ku duhet të respektohet mendimi dhe vlerësimi i anëtarësisë së partisë”, tha mes të tjerash Koçi.
Teksa kërkoi më shumë demokraci brenda Partisë Socialiste, Koçi tha se sot PS ka një strukturë që sundohet nga ata që quhen të deleguar.
Sipas Koçit, anëtarësia e partisë trajtohet shpesh si një strukturë shtetërore, që vetëm urdhërohet dhe që nuk vlerësohet mendimi i tyre.
“Praktikisht sot kemi një strukturë dhe funksionim partie që sundohet nga ata që quhen të deleguar dhe anëtarësia e partisë trajtohet shpesh si një strukturë shtetërore, që vetëm urdhërohet dhe nuk vlerësohet mendimi i tyre. Është thelluar vitet e fundit shumë, nuk është se ka qenë plotësisht kështu. Dhe gjykoj që është një zhvillim negativ”, vijoi më tej Petro Koçi.
i Nderuar z.Koci:Mazhoranca...mike i nderuar...eshte zhytur ne KORRUPSJON.. 1-Rruget qe beri Italia,jane me te Forte se Rruget e ketyre "Bisnesmeneve" te rinje...pake rendesi ka ne jane Demokrate apo Socjaliste.. 2-Turpe dhe vetem Turpe.....Firamt qe Nderojne, dhe Objektet..Rruge apo Tunel apo Ure..jane me Difekte te Renda..DUHET TE PAGUAJNE PER RINDERTIMIN E TYRE...dhe Kush jane keta Qeveritare qe Nenshkruajne:"SE OBJEKTI ESHTE BRENDA STANDARTEVE TEKNIKE"??Pra Frima Nderuese Korrupton Perfaqesuesin e Qeverise qe Firmos.....Keta duhen Futur Brenda.. 3-Fiermes Ndertuese duhet TI HIQET LICENCA Nese Obejkti eshte Jashte Standarteve te Kerkuarra.. @@Nuk shikoj Tunel ne Gjermani te Pikoj..medhithe se Siper tije Kalon nje Lume i madhe (Rini)..shikoj vetem Pasterti dhe Drita....
Problemi qē po i hap vēndit matufi Berisha ēshtē mē i mpreht se zhavori lumenjve nga Balluku dikurshēm.Sot opozita po nxin imazhin e vēndit si brēnda pēr brēnda po dhe nē skenēn internacionale ., si me fjalimet e tyre dhe aktet nē terren.
Cudi qe vetem politikanet me origjine shqiptare vjedhin?! Me balluk, meta, Ahmetaj etj... Keta minoritaret nuk vjedhin?! Apo te nxijme shqiptaret saqe dhe vete shqiptareve tju mbushet mendja se nuk mund te qeverisin ndershem??!! Loje e ndyre! Pse majko maqedonsi nuk ishte superhajdut, ti Petro vllehu?! Etj etj etj.... Publikojeni, gjithsesi....
Problem eshte o Petro se ke akoma berishiste brenda PS'se iku Balluku por kan mbetur te tjer
Petro nuk u bë deputet Kjo dhëmb Të tjerat janë lojë fjalësh Rama nuk është ai që duket Loja ka shumë lojtatë të padukshëm
Petro gjithmone medioker, as mish as peshk, noton ne ujra te ndotura, si Malaj e Islami.
Ha ha ha!Hajdutet strategji kunder hajduteve. Burre i mencur qenke o Petro!