Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës, kërkesa e Ramës mbërrin në Presidencë

10 Korrik 2023, 14:00Politika TEMA

Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës, kërkesa e

Kanë mbërritur në presidencë kërkesat e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Bledi Çucit dhe emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, thuhet në reagimin e presidencës.

Kryeministri Edi Rama vendoisi të shkarkojë nga detyra Bledi Çuçin pas ngjarjes në Borizanë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan me shkopinj dhe shkelma dy persona dhe shkak u bë sherri për guroren.

Lini një Përgjigje