
Roland Bejko, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, tregoi arsyet pse nuk e mbështet më Lulzim Bashën.
“Mbështetjen për zotin Basha e kam pasur me kushte. Kam dashur që të bënte betejë kundër berishizmit dhe kundër korrupsionit dhe kjo ka munguar. Tashmë ka mbaruar kjo mbështetje sepse nuk bëj dot betejë për dikë që nuk dëshiron që të fitojë luftën”, tha Bejko.
“Unë kam kërkuar gjithmonë që PD-ja të ishte parti e djathtë dhe nuk kam qenë shumë miqësor me kryetarët e partisë. Basha mezi dilte të bënte konferenca shtypi, kur i thamë që t’i zinte të premten Berishës, nuk doli më. Ne kishim mbështetjen amerikane, kishim siglën dhe vulën e partisë, si dhe kishim hyrë në betejë në zgjedhjet lokale. Të treja këto ne i humbëm dhe kur pashë këtë gjë, vendosa të largohem”, shtoi Bejko.
Ish-anëtari i Kryesisë së PD së Bashës theksoi se Lulzim Basha nuk e bën dot liderin.
“Isha për të krijuar një parti të re, me logo të re, me emër të ri dhe të bëhen zgjedhjet nga e para për partinë. Me qëllim që të mos bëjmë parti kryetari. Inkurajoj krijimin e një lëvizjeje politike dhe do të jem zë i fortë për të mbrojtur vlerat e djathta. Lulzim Basha nuk është “non grata”, mund të ketë defekte në lidership, por nuk është Sali Berisha”, tha Bejko.
Bashen e do Amerika. Shkoi ne Uashington dhe takoi… Ilva taren.
Po mire o Bejko Tulla apo qerosi beje Pordh-ine e re dhe fitoje luften apo betejen, po nga pas kush do te vije ore koke q i p .
Misioni i Bashës është t'i mbajë ata pesë kokrra që e mbështesin deri në momentin që Berisha do nxjerrë listën për deputetë, domethënë 5' para se të skadojë afati. Dhe kur t'a shoh që është në listë, gjë për të cilën vetë ai e di që e ka të sigurtë, atëhere do ju thotë mbështetësve se vëndin e kemi në PD dhe jo në IDE, një krijesë e shtresës me të cilën as na ka lidhur dhe as na lidh asgjë. Basha ka qënë një krijesë e Berishës, vegël qorre e tij dhe as e koncepton dotë një PD pa udhëheqjen e Berishës. I rritur prej Berishës si kastraveci në xhamllëk, Basha është si çdo fëmijë i lindur me lugë të florinjtë, Si i tillë, ai është katërcipërisht i paaftë, prej tij kurrë nuk mund të pritet një gjë me vlerë. Ndaj, zoti Bejko, jepini duart atij, me të nuk shkohet as në hale`.
Bravo Bejko! Nga sot qe perzute Lulushin, une jam ne ju. Me mire do ishte Po ta kishit bere me shpejt. Fitore e suksese
Mos humb kohen Bejko! Formoje partine tende por mos na thuaj se kete po e ben per te luftuar Berishizim. Berishizmi eshte fryme e moral politik e jo deshira per kryetarllek
O Bejko pe Lazarati ! Te ka zene meraku per te krijuar parti te re te djathte , te djathte me Enkelin e Alibeut . Mire ai qe origjinen e tij e paska nga agallaret e Fierit a Mallakastres ,(te pakten keshtu thote) po ti çdreqin do me 'te , kur origjina jote eshte nga çobenjte e Lazaratit , qe gjithe jeten e tyre kane kullotur bagetite e agallareve te Gjirokastres e Laberise ? Apo nuk do qe te dalesh nga linja e te pareve te tu . Po ik a i vrare shiko ato punet e tua e lere Ali beun ne linjen e vet . Tani je bere pak i njohur ne Lazarat e ketej si nje kundershtar i Saliut , i cili eshte vrases i Azemit , bustin e te cilit e vendoset ne Korlloce , qe ta shikonin mileti se sa shume e donit ju demokratet e Lazaratit . Po çe do , Rama u a menderosi idene me hapjen e tunelit te Kardhiqit dhe tani Azemin nuk e shikon me njeri si prijes , po si nje tregues per turistet , ku kthehet rruga per Lazarat .