Shpëtim Idrizi tregon kush do të ishte kandidati ideal i opozitës për Bashkinë e Tiranës

20 Maj 2023, 19:19Politika TEMA

Shpëtim Idrizi tregon kush do të ishte kandidati ideal i opozitës

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës duhet të ishte mjeku Ilir Alimehmeti.

Komentet Idrizi i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se Alimehmeti do të arrinte të mobilizonte edhe pjesën gri të elektoratit që nuk doli fare në zgjedhje.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ai u shpreh se PD duhej të kuptonte që duhet të dilte mbi veten dhe të gjente një kandidat përtej militantëve.

“Mënyra si u zhvillua fushata do na çonte drejt kësaj mospjesëmarrjeje. Gjuha e kryeministrit, për të stigamatizuar opozitën, donte të mobilizonte të vetët por në këtë grackë ra opozita.

Ata që duhet të bëjnë ndryshimin, pra zona gri nuk votoi fare. Fushata u zhvillua e tillë që të dy palët iu drejtuan vetëm militantëve.

Raporti i OSBE flet për ndërhyrjen e shtetit dhe blerjen e votës.

Duhet reflektim i thellë. Surprizë ishin Shkodra e Himara.

Sa i përket Tiranës, do dëshiroja kandidat të ishte Alimehmeti se mund të mobilizonte një pjesë tjetër të PD. Kishte një background të mirë jo një militant i PD, kishte bërë një PR të mirë gjatë pandemisë, na çonte përtej PD-së. Sa për militantët është më e madhe dhe e organizuar PS.

PD duhet të kuptonte që duhet të dilte përtej vetes me një kandidat që e çonte përtej militantizmit, që e çonte në zonën gri. Ai mund të katalizonte më mirë zonën gri. Dy kandidatë kryesorë i drejtoheshin më shumë njëri tjetrin, nuk pashë një projekt për Tiranën, një metropol, Tirana nuk është vetëm një konvikt dhe zona rezidencale”, tha ai.

15 Komente

  1. p
    pap

    Ore, keta jane budallenj, apo shtihen?! Alimehmeti??!! O tempora, o mores!!!! Ajo tjetra e Topit thote H. Kosova, dmth, t'i varesh ujkut per qafe melcite!! O po ku jetojme, ne toke, apo ne hene?!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Shpetimi dhe Camet duhet te jepnin mendime dhe te kontribonin se kush duhej te ishte kandidat ne Himare kunder Alfred Belerit; te pakten te ruhej Himara se Cameria ka 110 vjet eshte bere me greke se grekerit!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mal Cori

      Po pse o Idriz, qënka më i mirë Aliu se Halim Kosova?............. Sa të jetë Berisha në atë kamp edhe Erjon Veliaj do të humbte do të humbte përballë Erjon Veliajt.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lakja

        Ca flet mor se e bote Ilir Alimehmetin super njeri. Po ca pune ka doktori me drejtu bashkine mor aman? Apo ka pervoje shume te madhe. Halim Kosova ishte 100 here me i mire.. Duhet Menaxher aty jo futja pordhes.. As dreqi nuk i bonte derman foltores kete here..

        Përgjigjjuni
        1. s
          sot

          Na hape barkun me Alimehmetin, nje dordolec qe drithej gjate gjithe kohes pandemise sa ne nje krahe ne tjetrin, si duket kishte ndonje premtim palaçollek si behet rendomte.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari i Ilirisë

            Ore akoma ju hala ke ura?! Ore edhe zoti të kish kandiduar në krahun e Berishës dhe Metës nuk fitonte! Akoma nuk e kuptoni që njerzit votuan kundër dyshes Berisha - Meta?!

            Përgjigjjuni
            1. b
              biks

              Ky eshte nje gomar i madh.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Muzaka i Ri

                E vertete, do ishte rrezik real per te fituar postin e kryetarit te bashkise. Do te ishte votuar masivisht mendoj.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fat man

                  Shoku gjysem-cam Idrizi, Ali-mehmeti aty ishte ne grupin e Kellicit udheho-qi edhe grupin e keshilltareve per bashki, por kaq ishte forca e tyre. PD e Vules dhe ajo e Rilindjes e Sali kriminelit ne keto zgjedhje shpallen falimentin, qytetaret u dhane "Certifikaten e Vdekjes".

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Evisa

                    Epo të jetë kaq idiot një individ që pretendon ti jap mënd shoqërisë, kjo është të luash vëndit. Po ty të mbajmë për të zgjuar o Idrizi, të kemi vënë edhe në qoshe për t'na dhënë mënd, por jo kur nuk ti hanë as qentë. Më thuaj të kam rixha, përse vlejnë tani pas pilafit këto mendime? Kot nuk thonë, "mëndjen e parë të shqiptarit ma pastë kali, të dytën e paça vetë". Ti nuk je historian të analizosh të shkuarën, o mjeran (apo shejtan?), ti pretendon se je politikan, që e shkuara të shërben si përvojë për të gjetë zgjidhjet më të mira për të ardhmen. Dhe jo të arrish në përfundime kur "dasma" ka mbaruar. Po, ç'merrem dhe unë me një idiot....

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Noci

                      Ndoshta mund te merrte vota me shume por problemi nuk qëndron te kandidati por te lidershipi .Kjo pune u pa qe ne protesta me shume vinin nga jashte Tiranes.Berishen dhe Meten nuk i do me asnjeri

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tropojani

                        Ik mor çam muti ,kur te jep dhe ti mend ,or Çam jo ate mjekun qe thua ti por ty bashke me Non Graten Ilir Floririn ,Vangjel Dulen ,e gjithe juve zagareve qe i rini gatitu Non Grates ,ja hengret mutin Rames e fo ja hani edhe nje 12 vjet te tjera

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zina sallaksja gjyqtare e ndershme

                          As nje kandidat nuk do fitonte! Pse nuk doni ta kuptoni?? Se te keni ne udheheqje kriminele te tipit Sali Berisha, Ilir Meta, Monika, Tit Vasili, Fatmir Mehdiu do rrini si qente pas dere

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Justice

                            Diaspora is the answer for everything

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              PD

                              Nuk eshte i sinqerte . Idrizi mund te kete te drejte se ne ate boshllek nuk ka tjeter.Por dhe ky nuk eshte per ate pune , ka shume qejf ekranet dhe pozat . Hidhet sa andej kendej se i mungojne idete e tija . Ka mesuar dy fjale permendesh dhe i duket se di gjjthcka . Nuk besoj se e ben mire dhe profesionin qe ka, se e ka mendjen firifiu , ku te ngjitem qe te dukem me shume ? Aty i punon mendja ...Nuk kam pike besimi tek ai njeri ! I njejte me ate bisnesmenin nga Vlora ...keshtu dukej dhe ai ne fillim , e kishte mendjen te hija e gjate e mengjesit dhe matej me te . Ku e ka futur koken sot . Strucet !

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje