
Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar sërish në lidhje me humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale, ku përmes një postimi në rrjetet sociale se shkruan se nëse nuk nis shpejt një lëvizje e re opozitare atëherë do të ketë një thyerje të demokracisë shqiptare.
Açka thekson se ata që fituan dhe ata që humbën janë duart e pista të cilët po vjedhin dhe joshin shpresat e shqiptarëve.
Sakaq shton se “Me këtë sistem që këta i komplotuan demokracisë shqiptare më prill 2008, nuk ka shërim. Na duhet një shkundje e vërtetë morale, dhe kjo nuk bëhet vetëm”.
Fitimtarë pa moral, të mundur pa turp
Kjo është arsyeja pse parlamenti i së enjtes nuk kishte asnjë zë në rendin e ditës që të përfshinte diskutime.
E pra: tri ditë pas zgjedhjeve!!!! Kjo është arsyeja pse pas dy muajsh paralizë totale të shtetit dhe Parlamentit, ai do të ketë sërish javë të gjelbër. Nëse shumë shpejt nuk nis një lëvizje e re opozitare, jopolitike por mirëfilli politike, thyerja e demokracisë shqiptare do të jetë falale. Këta fitimtarë e këta humbësa janë duart e pista të një trupi të përmutur, në mos të vdekur, që kutërbon. Që vjedhin vullnete. Që blejnë shpirtra. Që joshin naivitete. Që vrasin shpresa. Që mashtrojnë besimtarë. Që ndërsejnë fanatikë. Që miqësojnë kriminelë. Që rehatojnë të korruptuar. Jam pjesë e saj, e di. Por urrej t’i ngjaj, i rri larg për higjienë politike. Nuk e dija që ishte mekanizëm, pa zemër. Vetëm me racio pushteti.
Fitimtarët dhe humbësat ishin bashkë në betejë, janë bashkë edhe në fitore. Arsyeja pse nuk ka asnjë grimë reflektim. Sepse njërit po t’i shkasë këmba, trondit bashkësinë. Na duhet t’ua shpjegojmë këtë shqiptarëve. Po ua shpjegoj bashkë me keqardhjen e thellë. Me këtë sistem që këta i komplotuan demokracisë shqiptare më prill 2008, nuk ka shërim. Na duhet një shkundje e vërtetë morale, dhe kjo nuk bëhet vetëm. Çdo mbërtheckë tjetër e nivelit liliput, vetëm shtrëngon vidat e këtyre, vetëm grasaton mekanizmin e ndryshkur politik që këta i sajuan demokracisë shqiptare, e cila sot ngjan si një pajisje që bën zhurmë tek ecën nga zhvidhosja.
Ateher largohu ti e para qe ti beni nder ati vendi.
Po nuk ka ku te iki Flutura Açka se dy dashnoret qe di une Afrimi ka vdekur ndersa Bujar H eshte i zene gjithe kohen me shkrimtarin e madh dhe ndoshta nuk ia var me. Keshtu qe Fluturen mund ta martojme me Tak Ngjelen?
E moj Flutur! Sa te keni Saliun ne ate stan ere mut do te kuterboni, mire e ke thene! Mbajeni, mbajeni dhe i beni nje shtatore (monument) prej muti ne sheshin e SHQUP-it qe kushdo qe hyne dhe del t’i mbaje ere! Rrofte monumenti!
Po ashtu eshte keto Nuk behen ma bashke pa i dhene nje kuti domino Saliun te shkoje te luaji me pleqt e lagjes por edhe atje i duhet Eskorta per ta ruajtur se ka vrare Pa numer.
Nix ge funden!?!?
Performaca JUA nuk perputhet me grupin e sklleverve te SALIUT , qe ka grumbulluar rreth ata jane pefituesit me te medhenj per 32 vjett , nuk te lidh asgje ty me ate grup me matrat Vokshi e Bregu....
Kur flet kjo shpellarja! Këta të shqupit të gjithë thonë të largohen shqupasit por, asnjëri vetë nuk largohet. Ju jeni të gjithë një klikë banditësh, të gjithë jeni produkt i Sali Shpellar Berishës, si të tillë, të gjithë duhet të shporreni nga politika dhe jeta e popullit.
-Pa ikur Sb nuk ka PD.Edhe kjo ka frik nga Saliu.I shkroi Këlliçit të dilte i pari ti kërkonte Saliut-ikë.Këlliçi i klonuari Sb heshti nga frika.Edhe Açka ka frikë. -Athere si do të largohet Sb, kur SPAK ka lindur i vdekur..? -Pse deputetët e PD legjetime që MBËSHTETEN NGA SHBA.. nuk po shpejtojnë të zgjedhin strukturat..Kryetarin e PD. !? Apo të gjithë deputetët e PD kërkojnë të bëhen Kryetar të PD..!! -Pa ikur Sb dhe sozia e tij nuk ka PD.PIKË.
Po kjo flutura e moçaleve te Holandes, kuj ja kerkon fundin? Se fundi kesaj nuk ben as per ta shurrosur, pa le mendjen
Flutura mos bej sikur vjen nga kozmosi te gjitha ato fjale qe thua dhe ato epitete i keni ne ate rradhe qe ti aderon mos e kerkoni shkakun e fajtorin ne vend tjeter.Per interesin e nje persone ju keni vrare gjithe pd dhe demokracine ne vend.Largojeni me hir ose me pahir personin qe uleret mos ti shkojne nga pas ata te nderuar deputet qe u shpeton shurra kur e shohin ate ristrukturohuni per se mbari pastoni fjalorin rrogaceror shtoni alternativa dhe ballafaqohuni kur te vije koha.Demokracia ka rrotacion por jo mekanik o fitove 3 hete ti me ler mua tani.Nuk funksionon keshtu demokracia.
Kjo erdhi per gojore ne Shqiperi e Bane sikur ka ardhe nga marsi
Të dija grua të mençur, po më fal qënkr komplet naive. Nik dua tw besoj që po shtiresh?? Po si moj zonjë nuk e paske kuptuar se çfarë bëhej brënda në PD por efhe në parlamrnt??? Më duket e dyshimt në të kundërt qënke shumë po shumë e trashë, më fal që po ta them troç. Iksa mëparë ngs Parlamenti, nuk duhesh për asgjë.