
Këtë të premte në “Intervistë” me Merita Haklajn ishte Astrit Patozi nga “Bindja Demokratike” për të analizuar atë që ndodhi me opozitën, rezultatin zgjedhor të 14 majit por edhe fitoren e radhës të mazhorancës socialiste.
Teksa deklaroi se humbja e opozitës ishte dërrmuese dhe kapilare, Patozi theksoi se në anën tjetër pushteti që ka aktualisht kryeministri Edi Rama është i frikshëm.
Nisur nga kjo situatë, ai vlerëson se e vetmja mënyrë për t’iu kundërvënë në mënyrë efektive është duke i dalë përpara me një kundër-model.
“Me model të ngjashëm, Rama e ka treguar se ai në fushën e tij është i pathyeshëm. Pra, duhet mundur me kundër-model. Me një opozitë frymëzuese, prurale, që respekton secili tjetrin”, tha ai.
Për zotin Patozi është shumë e rëndësishme që opozita të sjellë një ofertë me fytyra dhe projekte të reja nëse do që të rrëzojë Ramën nga “froni”.
Po ashtu, duke marrë si shembull rezultatin e PSD-së të Tom Doshit, Patozi theksoi se rezultati i dobët i PD-së së Berishës nuk lidhet me faktin që ai është shpallur “non grata” nga SHBA.
Me nota humori, zoti Patozi kujtoi se në listën e zezë të SHBA-së është edhe Doshi, por efekti tek ai në zgjedhje ishte i kundërt.
“Nëse demokratët i kanë ikur non gratës, socialistët kanë shkuar ta votojnë non gratën. Disa socialistë kanë shkuar dhe janë bërë të Tom Doshit. Këtu kuptohet që roli i non gratës në Shqipëri nuk ka atë peshë që i është dhënë, ka më pak”, u shpreh ai.
Kreu i “Rithemelimit” e ka akuzuar Doshin se votat i ka të blera, por për Patozin rëndësi nuk kanë akuzat mes palëve, por fakti që opozita është e përçarë:
“Të rëndësishme janë gjëra të tjera: një parti që rrihet me njëri-tjetrin. Nuk bëhet asnjë lloj analize, reflektimi për atë që i ndodh.”
Edhe në kampin rozë, sipas Patozit, votat janë mbajtur me fenomenin e blerjes dhe presioneve të ushtruara ndaj administratës.
Ha ,ha. ha deri sa te ngopesh.Hale Saliut ke qene dhe i till do mbetesh.
Pika qe nuk te bije ty Patozi bashke me ata shoket e tu te te njejtit kallep si puna e e Mero Bazes. Jeni te dy provinciale qe nuk u qyteteruat kurre. Nuk ngeli katundar dhe malok pa dhene mend se si duhet bere politika. Vazhdon Patozi ashtu si edhe shume injorante te tjere qe thone qe PD-ja e Berishes.... Cila eshte PD-ja e Berishes ore idiot? Ku eshte regjistruar kjo parti? Nuk flitet sikur je ne kafene, ore truthare? PD-ja e Berishes eshte si nje kioske pa leje e vendosur diku ne nje toke te zaptuar. Kjo kioske nuk ka asnje te drejte ligjore dhe juridike. Patozi kerkon nje opozite tjeter me njerez te tjere, aty ku e fut edhe veten e tij, por ai nuk e kupton qe po keta njerez nuk jane te duhurit per sa kohe nuk e kuptojne si veprohen sipas ligjeve dhe rregullave. Keta nuk i kuptojne ligjet dhe rregullat per sa kohe rrine akoma ne boten e tyre me mentalitet shpellari. Keta nuk e kane idene se si mund te funksionoje nje shtet i qytetruar sepse ishin pjese e rrumpalles qe solli PD-ja si parti e injorances dhe e rrugaçerise. Per fat te keq kemi shume njerez te tille pa njohurite baze qe ti pershtaten nje shoqerie njerezore. Kete e tregon edhe numri shume i madh i votave te hedhura per njerezit e Berishes, Metes, Tom Doshit qe ne fakt ishin te gjithe ne kushtet e ilegatitetit, qe u "legalizuan"per zgjedhjet nga kamikazet e Berishes tek KQZ-ja. Nuk ka demokrate apo socialiste ne Shqiperi sepse shumica as e kuptojne se çfare do te thone keto fjale!
Jo o Titi jo, të tutë dhe rrënjët e tua e votuan. Polet më të njëjtën shënjë nongrata tërhiqen, puqen.