Fitoi zgjedhjet si kandidat i "BF" në bashkinë Mirditë, Albert Mëlyshi: Berisha duhet të reflektojë për humbjen e thellë

20 Maj 2023, 09:25Politika TEMA

Fitoi zgjedhjet si kandidat i "BF" në bashkinë Mirditë,

Albert Mëlyshi, kandidati i "Bashkë Fitojmë", i cili fitoi zgjedhjet lokale në Bashkinë e Mirditës, komentoi situatën brenda Partisë Demokratike. Në një lidhje skype për emisionin ‘Pa Protokoll’, Albert Mëlyshi tha se pas humbjes duhet të ketë një hapje të Partisë Demokratike.

“Mënyra sesi gjithë faktorët kanë bashkëpunuar këtu ka qenë përtej interesave partiake. Pa dashur të përfshihem në politikën qendrore, mendoj që ajo që sot ka nevojë PD, është hapja e saj me të cilën kam parasysh që e djathta, individët që duan që Shqipëria nesër të jetë me një opozitë më të fortë dhe më konkurruese. 

E djathta duhet ta shohë emergjencë hapjen e PD-së me këta aktorë dhe individë që t’i shërbejnë jo vetëm të djathtës por Shqipërisë. Hapja do të thotë përfshirja e sa më shumë individëve, jo largim indivivësh. Për këtë duhet të reflektojë edhe Berisha dhe çdo i djathtë që do t’i shërbejnë Shqipërisë. Është e vetmja rrugë që opozita të ushtrojë trysni ndaj pushtetit qendror”- tha Mëlyshi.

E po ashtu, edhe komentoi ftesën që i bëri kryeministrit Edi Rama për të konsumuar një kafe së bashku në Rrëshen.

“Kam të drejtë ti kërkoj kryeministrit bashkëpunimin. Kërkoj bashkëpunimin maksial jo për kryetarin por për mirditorët,”-shtoi ai.

3 Komente

  1. k
    k

    Prit kur të dali injoranti noka të thotë se je i paguar nga Rama.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia

      Sali Berisha duhet te largohet me force nga aty sepse nuk eshte askushi,nuk ka asnje parti te regjistruar,ai u fut me forcen e semundjes qe ka dhe ka budallenj qe nuk bejne asnje analize por i vijne rrotull.Nje pyetje e vetme e nxjerr ne nockaut Berishen...kush je ti more ndyresire qe futesh ne politike pa pasur te drejten te futesh? Nuk je i zgjedhur as deputet se je fut me force,e zgjodhe vendin e pare te listes dhe u fute,sepse keta sot qe i bere lemsh nuk folen,heshten,tani po vuaj e pasojat! Ku eshte pare qe nje person non grata me njemije e nje te zeza te jet perfaqsus i popullit ne parlamet,ai person perfaqson te keqen prandaj duhetbledh komisioni per figuren e deputetit dhe ta perjashtojne urgjentish,nuk ka asgje,eshte per tu hedh ne kosh te plehrave!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kazani

        Po pse mo rr.... k... . Fitove Rrësheni dhe kujton se fitove kushedi se çfarë te te vij dhe Rama ty ne Rrëshen te pik kafe me ty. I plasi rr..... Ramês se fitove ti ne Rrëshen. Po pse ji kepni kaq rëndësi vetes merr jahu... Fitove, bravo, urime .. Administrator lokal je. Tani administro fondet, buxhetet dhe projektet lokale dhe mirupafshim... Por kaq. Nje kryetar bashkie je i një pjese të vogël së Shqipërisë. As 20.000 banorë dhe 10.000 votues.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje