Nënkryetarja e Komisionit të Jashtëm, Bora Muzhaqi, deklaroi në “Tirana Live” në ABC Neës se Shqipëria pritet të marrë së shpejti lajme pozitive në rrugëtimin drejt integrimit europian. Sipas saj, vendi po ecën me ritme më të shpejta drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa puna për mbylljen e kapitujve të negociatave ka nisur dhe po vlerësohet nga institucionet europiane.
Muzhaqi theksoi se raporti i fundit i IBAR ka vlerësuar Shqipërinë për reformat në drejtësi, sundimin e ligjit dhe përparimin në një sërë reformash të rëndësishme.
Ajo u shpreh se puna për harmonizimin e legjislacionit dhe zbatimin e ligjeve mbetet sfidë kryesore, ndërsa integrimi në BE kërkon edhe përshtatjen e qytetarëve dhe bizneseve me standardet europiane.
“Së shpejti do të kemi lajme të mira dhe Shqipëria do të fillojë që të ecë me ritme më të shpejta në rrugën drejt BE. Kemi punë shumë të gjatë përpara. Kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve. Punët po bëhen dhe po vlerësohen nga BE.
Dje raporti i IBAR është një raport voluminoz dhe ndahet në pikat kryesore. Jemi vlerësuar për reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, pra një sërë vlerësimesh për reformat që janë bërë. Kemi bërë një punë shumë të mirë për ligjet dhe duhet të kemi shumë punë për të gjitha ligjet që po ndiqen në parlament.
Rrugëtimi në BE ka shumë të mira, por ka dhe shumë sakrifica. Qytetari dhe bizneset duhet që të përshtaten me standardet e BE. Rruga e Shqipërisë është vetëm BE dhe ne do të hedhim hapat në këtë rrugëtim”, tha Muzhaqi.
Ik mi idiote femër.
In de EU betekent terug naar de tijd van Enver Hoxa. De EU is onderweg naar Marxistisch Communisme volgens Chinees model. Jammer van jullie mooie land!
Ju shkërdhefsha Europën në gop... Vdekje banditëve e kufomave të rilindjes së plehrave.. Rroftë Shqipëria..Lavdi heroit të kombit shqiptar Enver Hoxha, që e mori vendin me 800 mijë banorë dhe e la me 4.5 milionë banorë.Gjigandi që bëri Shqipëri, shtet,dhe komb shqiptar.. Edhe njëherë ju shkërdhefshin gjithë shqiptarët Europën dhe fabrikën tuaj të rilindjes së plehrave, hajdutëve dhe tradhtarëve të vendit dhe kombit..U djegshi në zjarr,me soj e sorrollop...