“Shqipëria sillet si një vend i BE”, Meloni: Në arenën ndërkombëtare kemi vizion të përbashkët

13 Nëntor 2025, 15:26Politika TEMA
“Shqipëria sillet si një vend i BE”, Meloni: Në

Mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali në Romë u mbyll me shkëmbimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit që u nënshkruan.

Pas saj u mbajt edhe konferenca mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Shefja e ekzekutivit italian mbajti e para fjalën, ku tha se Shqipëria edhe pse nuk është e anëtarësuar në BE ende, tashmë është një vend anëtar i saj sepse sillet si e tillë në Union.

Gjithashtu Meloni theksoi se partneriteti mes dy vendeve i ka rrënjët e thella në të gjitha fushata dhe partneriteti do të forcohet më tej.

"Italia dhe Shqipëria edhe në arenën ndërkombëtarë kanë një vizion të përbashkët. Shqipëria sillet si një vend i BE.  Pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociata për anëtarësim në BE, një kapitull teknik.

Të hapnim negociatat me marrjen e kryesisë së Italisë, që do të ndodhë në gjashtëmujorin e parë të viti 2026. Vazhdojmë të themi që nuk është zgjerim i Evropës por një ribashkim të saj, Shqipëria është një vend evropian, ajo që na takon ne është ta ndjekim këtë proces sa më serioz dhe të shpejtë", tha Meloni. 

1 Komente

  1. T
    Taulant

    Motra,ne kemi vizion tjeter: ate te vjedhjes me shumice Por bejme sikur ndjekim vizionin tuaj Mis na bej qejfin kot

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje