"Si është e mundur që nuk arriti të depërtojë në strukturat më të larta të PD-së?" - Rudina Hajdari tregon bisedën e rrallë me Gerti Bogdanin para takimit me Berishën: Nuk më kundërshtoi

20 Shtator 2024, 12:30Politika TEMA
"Si është e mundur që nuk arriti të depërtojë

Rudina Hajdari ka zgjedhur të reagojë sot për ikjen e parakohshme të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Përmes rreshtave në një postim në Facebook, si shumë të tjerë, Hajdari ka treguar se sa djal i mirë ishte Gerti, fjalë të cilat ashtu si dhe ish-deputetja thekson duhet që t’ia thoshin në sy kur ishte ende gjallë.

Hajdari ka sjellë dhe një moment me ish-deputetin, kohë kur ai u përfshi në Primaret dhe prisnin jashtë selisë ish-kryeministrin Sali Berisha, por që fatkeqësisht nuk arriti të fitonte.

“Më kujtohet një moment kur qëndronim në radhë për të takuar Berishën, gjatë kohës kur Gerti ishte në primare në Tiranë. I thashë: “Gert, ti nuk do të fitosh, e di këtë, apo po përpiqesh thjesht të legjitimosh një garë të fortë?” Ai më pyeti pse mendoja kështu. I thashë se dukej sikur kjo ishte një nismë e tij dhe jo një ide e mbështetur nga lart.

Ai u duk i befasuar nga sinqeriteti im, por nuk më kundërshtoi. Kur erdhi momenti për të takuar Berishën, ai më lejoi të hyja e para, duke treguar një xhentilesë të vërtetë. Por ndërsa qëndroja para Berishës, mendova për të gjithë ne që prisnim jashtë – të gjithë të përkushtuar për të dëshmuar se PD-ja ende kishte njerëz me edukim, staturë dhe përkushtim për të çuar përpara këtë forcë politike”, shkruan ndër të tjera Hajdari.

Postimi i plotë:

Dhimbja e humbjes së jetës na përul dhe na përball me realitetin në formën e tij më të kthjellët. Kjo dhimbje, veçanërisht kur dikush largohet në kulmin e jetës, është aq e thellë dhe e rëndë sa na shtyn të reflektojmë me ndershmëri dhe seriozitet. Sepse përndryshe, do të ishte një padrejtësi ndaj kujtimit të atij personi.

Nëse do mund të flisja sot me Gertin do u bëja një pyetje që besoj e kanë shumë njerëz;

Me respekt të plotë për ty, më trego si është e mundur që një figurë si ti, me një karrierë kaq të pasur, nuk arriti të depërtojë në strukturat më të larta të PD-së?

Si ka mundësi që vetëm tani fliten ato gjëra që duhej të ishin thënë për ty kur ishe ende mes nesh?

Më kujtohet një moment kur qëndronim në radhë për të takuar Berishën, gjatë kohës kur Gerti ishte në primare në Tiranë. I thashë: “Gert, ti nuk do të fitosh, e di këtë, apo po përpiqesh thjesht të legjitimosh një garë të fortë?” Ai më pyeti pse mendoja kështu. I thashë se dukej sikur kjo ishte një nismë e tij dhe jo një ide e mbështetur nga lart. Ai u duk i befasuar nga sinqeriteti im, por nuk më kundërshtoi. Kur erdhi momenti për të takuar Berishën, ai më lejoi të hyja e para, duke treguar një xhentilesë të vërtetë. Por ndërsa qëndroja para Berishës, mendova për të gjithë ne që prisnim jashtë – të gjithë të përkushtuar për të dëshmuar se PD-ja ende kishte njerëz me edukim, staturë dhe përkushtim për të çuar përpara këtë forcë politike.

Gerti ishte një djalë nga Tirana, me një familje model dhe me ideale altruiste. Ne besonim fort se meritokracia nuk mund të injorohej aq lehtë. Ishim të bindur se gjykimi i drejtë do t’i jepte secilit atë që meritonte. Por e vërteta është se në Shqipëri ende nuk ekziston një sistem vlerash të mirëfillta. Ndoshta na duhet të reflektojmë si shoqëri, që secili të kuptojë peshën e vet dhe të dijë se, po të kishim një sistem të vërtetë meritokracie, Shqipëria do të ishte ndryshe.

Ne nuk kishim asgjë në dorë për jetën e Gertit, por mund të punojmë të mbajmë në jetë modelin e tij. Atë të ndershmërisë, meritokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Këtë mund ta bëjmë si shoqëri!

10 Komente

  1. X
    Xhkelzeni

    O Rudina....edhe ti në të sat ëme do te vesh.Pse je kaq naive?Apo je e paaftë dhe po pret qe vrasesi i babait tend te te beje ndonje favor?Ti prit se e re je por harroje qe te ehesh deputete.Apo harrove?yyyt rracë muti,rrace kurvash.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Po pse e shaniedhe kur flet si duhet? Pastaj qaheni SE pse Ka Saliu njerez që i shkojnë nga mbrapa. Po si të mos ketë? Njesoj si fanatikët e Frontit te Enver Hoxhës, ju i turreni çdo njeriu që thotë një fjalë të mençur dhe të mirë, duke i kujtuar biografinë, si në kohë të Enverit. Dhe Saliu duke qeshur u thotë: "E shikoni? Ata nuk ju duen ju. Vetëm unë ju due. Vetem me mue do gjeni punë e do merrni rroga. Sa të jetë Mirela Kumbaro me patronazhistet dhe fanatikët e biografive, nuk keni me gjetë punë juve." Pra, Saliu eshte një produkt i shoqërise sone. Po ta lexosh mire shkrimin e Rudines e kupton. Ajo nuk tha që PD-ja të ndryshojë, sepse nuk ndryshon. Rudina tha që te reflektojmë si shoqëri. E kishte me ty edhe me mua. Por ti i ke syte e zene nga urrejtja dhe nuk e lexove dot. Salistet mbajnë Ramën në pushtet, ndersa patronazhistët mbajnë Saliun në opozitë. Mos u anko atehere.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Murgu

      Rudina,qofsh e lumtur ! Babai im i ndjerë thoshte : "Trokit në derë të shurdhit" Kurse Kavajasit thonë : "Qeveria nuk të do ma të mençun se veten".

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cen Dymi

        O Rudina e Azem Qen Spiunit mos se te vret zoti qe nje gelbaze maloke si ti te ze ne goje Gert Bogdanin : Ai ishte HYJNI , i papeseritshem per kohen qe jetojme. Ngushullime familjes i perjetshem Kujtimi dhe vepra e tije.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cen Dymi

          O Rudina e Azem Qen Spiunit mos se te vret zoti qe nje gelbaze maloke si ti te ze ne goje Gert Bogdanin : Ai ishte HYJNI , i papeseritshem per kohen qe jetojme. Ngushullime familjes i perjetshem Kujtimi dhe vepra e tije.

          Përgjigjjuni
          1. I
            I panjohuri

            Sa here di ta shkruashnje fjali o gazetaaaaaar

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbeni

              Mero pse i përsërit frazat në artikull,apo që të duket i gjatë artikulli në gazetë ?Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë,Mero tullaci.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vezhguesi radhes

                Jam dakort me thenien e Rudines per meritokracine ne kete sistem , por vogelushja duhet ta mesoje qe si ati dhe e ema e saj arriten ne ato pozita qe nuk i meritonin . Niveli i tyre intelektual e profesional ishte per te qare hallin , po demokracia berishiane u dha ngarkesa qe nuk i mbanin dot .

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjeli

                  Kush vete ne PD me sali kurveshpellarin eshte mut muti jo politikan

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Miku i Azemit

                    Eshte gje e mire Rudina qe ke filluar te reagosh. Bere mire edeh qe nuk ishe ne krah te vrsesve te babait tend kete here. Por deri tani ke qene miope qe ke shtrenguar duart e ke votuar per vrasesin e babait tend. Binde dhe tet eme per kete. Se me mire vone se kurre.....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje