Si ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën e Tiranës? Ja si përgjigjet Rama

7 Maj 2025, 09:00Politika TEMA
Si ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën e Tiranës? Ja si

Kryesocialisti Edi Rama i ftuar në Report TV, u pyet edhe për arrestimin e Erion Veliajt dhe se si ka ndikuar në fushatën e Tiranës. 

Ai u përgjigj shkurt, duke thënë "s'ia kam idenë".

Rama u pyet dhe për inceneratorët.

Armand Mero: A ka qenë projekti i inceneratorëve një projekt i dështuar i qeverisë suaj? Nisur nga fakti, përveç anës penale dhe faktit që sot e kësaj dite asnjëri prej tyre nuk funksionon me impiantin e djegies. Në Tiranë, as ka filluar të ndërtohet.

Rama: Ato tre projekte kanë bërë që tre qytetet të shpëtojnë nga plehrat. Dhe jo tre, po më shumë se të tre. Në qoftë se sot ne kemi Tiranën shumë më të pastër, në qoftë se sot ne kemi Elbasanin shumë më të pastër, Fierin shumë më të pastër është falë atyre tre projekteve. 

Brenda atyre tre projekteve ka një pjesë, që është pjesa e korrupsionit, që duhet shkuar deri në fund. 

Por ka një konfuzion kaq të madh në sa komentohet dhe në sa diskutohet, që unë s’di ç’të them, por ama nga pikëpamja e dobisë së atyre projekteve, dobia e tyre as nuk diskutohet fare. 

Nëse nuk do ishin bërë ato tre projekte, unë nuk e di se çfarë do ndodhte me këto qytete në aspektin e plehrave.

 

3 Komente

  1. L
    Largohu nga shteti Ramovic

    Veliaj ky e arrestoi. Pse nuk ndjehet Velia me ne media me statuse. Ky I gjati ka shkaterruar institucionet te administrates, nuk ka kush pergjegjesi, vec me urdhera te ketij me vkm veprojne ministrat dhe sekretaret e tyre te firmosin per sekseret e tij. E gjithe eshte katrahure kudo dhe do ky pushtet. Ishin bere mbreter keto te dy mendonin se askush na mund. Ja ku eshte ne burg Veliaj me Bejqen si qen atje. Radha e Rames, boll se e ka shkaterruar vendin duke vjedhur ne menyre te frikshme dhe korrupsion galopant.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Qytetet nuk pastrohen me projekte, ata pastrohen nga veprat e ndërtuara mbi bazën e projekteve. Por kur projektet nuk janë zbatuar fare dhe vjedhja e fondeve ka qënë e paimagjinueshme, si qënkan pastruar këta qytete vetëm me anën e këtyre projekteve të mbetur në letër? Një shtetar mund të jetë i pafytyrë dhe mashtrues, por ju zotëri jeni një model aq i shëmtuar i shtetarit sa lini gojëhapur çdo njeri me dy pare mënd në kokë.

      Përgjigjjuni
    2. n
      noname

      po ne tirane nuk digjet asgje or mik ,vetem groposen!!!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje