Si shpjegohet “Omerta”-ja pas “bombës” së gazetës austriake për Ilir Metën

17 Maj 2022, 17:45Politika TEMA

Si shpjegohet “Omerta”-ja pas “bombës” së

Nga Ylli Pata

Besoj kush i ndjek, apo i ka ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri, i mban mend që në vitin 2017, në mediat shqiptare u përhap me zhurmë një lukuni lajmesh e “analizash” për një ngarkesë me 1400 ton mbetje  toksike që ishin nisur nga Italia drejt Shqipërisë.

Një lajm që natyrisht nuk rezultoi i vërtetë, por për të cilin ka një hetim nga organet ligjzbatuese italiane, që zbuluan se ishte një lajm i rremë i sajuar për arsye politike. Madje u përmendën edhe emra njerëzish që lobuan, e për interes të kujt lobuan.

Tani të vijmë tek viti 2019, e zhurma mbi publikimin nga gazeta gjermane Bild  të disa audio përgjimeve që ishin kryer me urdhër të disa prokurorëve të Krimeve të Rënda(paraardhësja e SPAK). Përgjime telefonike të kryer gjatë periudhës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të vitit 2016 në Dibër.

Prokurorët nuk hetuan mbi çështjen për ta çuar në gjykatë, por CD-të me përgjime i dorëzuan në selinë e Partisë Demokratike, e cila i montoi, përktheu në gjuhën angleze mbivendosi titrat dhe i dërgoi për botim në gazetën më popullore gjermane, e cila duhet thënë se është tabloid.

Botimi i tyre nuk se ishte i panjohur për  publikun shqiptar, pasi kishte pasur disa artikuj investigativë, madje Unioni i Gazetarëve kishte dhënë çmimin e “reporterit të vitit” për gazetarin që i nxori në shtyp pjesë të këtyre përgjijmeve, për të cilat nuk u bë hetim.

E megjithëse pjesë nga ato përgjime njiheshin, në panelet e darkës u fol shumë mbi përgjimet e Bild. U ripublikuan, u diskutuan, u debatuan, e natyrisht u komentuan publikisht edhe nga partitë politike. Në radhë të parë nga opozita.

Dje, gazeta më e madhe e Austrisë, e natyrisht përveçse shumë popullore, edhe serioze dhe me influencë, publikoi një shkrim, ku fliste për një skandal të nivelit të lartë.

Kronen Zeitung theksonte se Ilir Meta, Presidenti aktual i Shqipërisë, ka lobuar për të marrë pjesë në inagurimin e Presidentit Trump duke paguar një shumë prej 700 mijë eurosh. Shumë, që gazeta theksonte se vinte nga një kompani qipriote “Dorelita Limited”, e që janë paguar nga një avokat afër Metës.

Shkrimi në vetvete, nuk është shterues, por flet për disa pika të errëta, që natyrisht duhen dhe mund të diskutohet më hollësisht për t’i sqaruar.

I përmenduri në çështje, pra Ilir Meta, e ka kundërshtuar si nëpërmjet zëdhënësit, si në vetë të parë në Konferencën e sotme për shtyp në Presidencë. E çfarë është e njohur në raste të tilla, kaloi nga mbrojtja në sulm.

Siç thotë Ilir Meta, çështja nuk është e re, pasi në vitin 2018 u shkrua nga revista amerikane Mother Jones, e njëjta që shkroi edhe për lobimin e Partisë Demokratike.

Shkrim, i cili ishte me i detajuar mbi pagesat e parave prej një kompanie që kishte pronarë rusë.

Kurse kompania që flet gazeta më e madhe austriake është qipriote, dhe thekson se paratë janë paguar nga një avokat pranë LSI-së.

Ndryshimi i Mother Jones me Kronen është tek shuma e parave. Revista amerikane fliste për një kontratë prej 15 mijë eurosh në muaj, por që kontrata u prish muajin e dytë, e gazeta austriake flet për 700 mijë euro, duke shtuar edhe fatura operacionesh plastike.

Këto janë teza që hidhen nga një shkrim i një gazete të rëndësishme austriake, që së paku duhen diskutuar dhe dëgjuar palët. Si në rastin e Bild, kur në panelet e darkës u thirrën edhe përfaqësues të atyre që ishin në përgjime, por edhe gazetari gjerman.

Ndërkohë, në këto moment, jemi në rastin kur flet vetëm pala e akuzuar që është normale, por jo media që ka bërë shkrimin. I mbani mend raportimet 24 orë në 7 ditë, të “reporterëve special” në televizionet kryesore kur dolën përgjimet e Bild? Po pse heshtet sot?

Kjo “Omerta” është e kuptueshme për publikun shqiptar, pasi ka arsye, ka lidhje, ka interesa e natyrisht ka edhe frikë e ndroje. Por të presësh moral më pas nga “njerëzit e heshtur” sot, është si puna e Toto Riina-s kur thoshte se ishte burrë I ndershëm e shante Tomasso Buscettan se tradhëton gruan. Ndërkohë Riina i kishte vrarë rresht gjithë njerëzit e familjes….

TemA

9 Komente

  1. P
    Poli

    Po comerte o ditezi...po te gjithe njesoj jane...po te hetohet Iliri do hetohet dhe Edi e Lului....kujt I intereson te gjitha me para te pista...sa per Ruset mos na hap barkun se Medvedev qe ka Firmen e gazit qe nenshkroi Marr me Ballukur nuk eshte Kurd apo jo...ikni ore se na hapet barkun...sa per dijeni gazeta me e madhe e serioze ne Austri wshte Die Presse....koqe

    Përgjigjjuni
    1. d
      deshmitari

      Meta, si per inat te rilindjoteve, nuk e qeth fare per ato c'ka prrallis gruaja e nje te burgosuri ne nje gazete austriake.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Deshmitari thote se gruaja qe prrallis per gazeten austriake Kronen, eshte gruaja e nje te burgosuri. Kete e konfirmoj dhe une, por si deshmitari i pales tjeter, deshmoj se kjo bashke me te burgosurin e saj, kane qene miqte e ngushte te familjes se Ilir Metes, per afro 20 vjet, deri sa ai u denua. Edhe sikur vete i burgosuri, mik i Metes te kishte deshmuar, deshmia vleresohet nga gjykata, nese eshte e vertete apo jo. Pse nuk behet kjo?!

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Oh sa po kenaqemi.Po degjojme gjera shume te mira.Teater pa para.Artistet si Meta,Berisha,Basha,Kryemadhja po e luaj kaq bukur rolin e humoristit sa neve qe i shikojme na u zberthyen brinjet nga te qeshurat.Keta jane vertete per t'i qeshur.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbërori

          O gazetaro italiano, ça dmth "omerta"?? E keni gjymtuar gjuhën shqipe o injorantë analfabetë...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Ben sikur nuk e di, apo nuk e di vertet, "omerta" eshte 'ligji i heshtjes' i Mafies. Sipas ketij ligji, ata qe flasin, hane koqen e plumbit. E kuptove tani?

            Përgjigjjuni
          2. T
            Toska

            Omerta nga mediat, omerta nga drejtësia e pa ekzistushme. Të gjithë në dorë i ka Sala me Ilirin. Po ça të themi për një që është kapur on kamera. Natën emirë SPAK e gjumë të ëmbël!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tualet Palla

              Ka nje ndryshim te madh ndermjet artikullit te Bild, me regjistrime, fakte dhe me emrin e autorit ne fund dhe artikullit te Kronen Zeitung pa asnje fakt dhe anonim. Por zonja Pata i ngaterron keto kastile…

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patosi i Ri.

                Këta gazetarët nuk flasin për asgjë. As për ilir metën,as për rritjen e çmimeve ushqimore dhe karburanteve,as për ngritjen e çmimeve në të gjithë artikujt dhe shërbimet e shtetit shqiptar. Këta flasin për presidentin që njerëzve nuk u intereson. Pse ndodh kështu? Këta flasin për gangstera , drogë, vrasje me porosi dhe pa porosi. Pse ndodh kështu? Këta flasin për kaka dubai dhe femra eskortë. U interesojnë njerëzve këto? Pse ndodh kështu? Nuk thanë këta gazetarë që antarët e bordeve janë këta persona me emër dhe mbiemër dhe sa e kanë pagën. Kështu i kupton populli. Si thoni? Shtet koti,gazetari koti etj.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje