
Nga Ylli Pata
U bënë vite që simboli që identifikon shqiptarët në evente dhe mbledhje publike është shqiponja me duar. Një gjest që sa ka “çmendur” njerëzit, të cilët shfrejnë patriotizmin e tyre viral në rrjete, por që nuk lënë prapa politikanët dhe personazhet publike që duan të fitojnë pikë për tu treguar si patriotë.

Rita Ora, Dua Lipa dhe lojtaret e Zvicres: Xherdan Shaqiri e Granid Xhaka duke bere shqiponjen
Nuk ka më asnjë event apo zijafet që të mos përdoret shqiponja me dy duar. Simbol që ka çmendur fqinjët tanë, sidomos serbët e grekët, që kanë marrë tmerr nga ajo.
Nuk lënë rast pa e sharë në rrjete, apo edhe protestuar institucionalisht kur e konsiderojnë “provokacia”. Edhe pse serbët shqiponjën e kanë në flamur, por edhe grekët e kanë futur në të ashtuquajturin “Flamur të Vorio-Epirit”.
Përfundimisht mund të thuhet qartësisht se shqiponja me duar, është betonuar si një symbol kult, përkatësisht një totem popullor që përfaqëson shqiptarët.
Por si lindi, kush e nxori për herë të parë publikisht shqiponjën me duar, e që më pas u kthye në një fenomen që e përdorin e dhe VIP-a botërorë, që për arsye të ndryshme, duan të tregojnë simpatinë ndaj shqiptarëve.

Silvester Stalone ben shqiponjen ne show-n me popullor Laterman show

Ylli Boteror i muzikes, Enrique Iglesias ben shqiponjen gjate koncertit ne Tirane, veren e shkuar
Shqiponja në rërë

Plazhi ne kohen e komunizmit
Kush ka lindur në fund të viteve 60 të shekullit të shkuar, apo kryesisht në vitet 70, mban mend një fenomen gati viral që praktikohej në plazhet me rërë të Detit Adriatik kryesisht, që ishin edhe më të mbipopulluarit. Në atë kohë nuk kishte Chairs-long apo shezllonë në plazhe. Të gjithë shtriheshin në rërë gjërë e gjatë, e vetëm ndonjë tip “mikroborgjez” kishte sajuar nga jashtë ndonjë karrike portative apo një peshqir të ardhur prej Europe.
Fëmijët, si një nga lojrat më popullore mes tyre, apo gara të vogla, bënin shqiponjën me duar e vendosnin në gjoks, e më pas shtriheshin në rërë, duke konkuruar kush e bën më të bukur.
Më pas fëmijët e viteve 80 apo 90, që quhet përgjithësisht “brezi i çokokremit”, jo vetëm që nuk e bënë këtë, po rata nuk ndoteshin në rërën e plazhit. Dolën shezllonet, dysheqet e peshqirat, ku rëra quhej e tmerrshme edhe po të ngjitej në këmbë, ku hiqej si të ishte pisllëk. Kështu ai gjesti i shqiponjës humbi e u tret si fenomen cool. Fëmijët e viteve 70 ishin bërë burra, ku plazhi për ta nuk ishte plandosja në rërë, por përqafimi apo gili vilit nëpër ujë me vajza.
Rikthimi në publik

Shqiponjën me duar për herë të parë në publik e ka bërë Kreshnik Spahiu në vitin 2011, në një aktivitet të Aleancës Kuqezi që sapo themeloi, ku tha “shqiptarët nuk duhet të bëjnë dy gishtat apo grushtin, por shqiponjën”.
Pas Kreshnikut, këtë symbol e bënë kapiteni i atëhershëm i kombëtares kuqezi, Lorik Cana dhe një grup artistësh që bënë edhe një videoklip për llogari të Aleancës Kuqezi. Madje u kthye edhe element parodie e kabareje në Portokalli

Më pas, shqiponja u kthye në “provokacion nacionalist”, pasi shkaktoi polemika, që në vend ta ndalnin e bënë një gjest mbarëpopullor. Madje, Ilir Meta, njeriu që bëri gjithçka te Edi Rama në vitin 2013 që Aleanca Kuqezi të mos hyjë në koalicion kundër Berishës, e ktheu në gjestin më të dashur kur ishte President me “popullin e 2 marsit”. Natyrisht e ktheu në parodi. Por në aspektin politik, shqiponja hapi aq probleme, sa Berisha ngriti një komision Hetimor për të ndëshkuar Kreshnik Spahiun, asokohë Nënkryetar i KLD, se “po na prish marrëdhëniet me fqinjët.

Megjithatë ujrat rrodhën, bashkë me politikën dhe lëvizjet e saj, e sot shqiponja me duar është një gjest kult, ku mitomanë pellazgjikë rrjetesh kanë nisur ta kërkojnë edhe në shkrimet apo skulpturat antike. Megjithatë, autori, pra Kreshnik Spahiu, sipas gjasave nuk e ka regjistruar si patent që të marrë të paktën të drejtën e autorit. Ndoshta jo kur ajo kthehet në gëzim popullor, por në një pamflet politik…
TemA
Eshte e vertete qe kete simbol per here te pare e perdori Kreshnik Spahiu me nje grup te rinjsh nga e ashtuquajtura Aleanca Kuq e Zi, gjate nje aktivitet ne brogjet e Ksamilit ku kishin shkuar per te "luftuar" Greqine. Aty perdoren kete simbolin, pane detin dhe u kthyen ne Tirane.
Po si ka mundesi qe e thua me kaq kompetence se kur e si?!!! Mund te kete pasur shpalosje te kesaj simbolike edhe perpara periudhes televizive dhe per pasoje nuk eshte fiksuar ne celuloid. Me se paku thuaj “ne dijenine time”, e mos dil me verdikt absolut se ska kuptim.
Shqiponja ka qene simbol i Romes,e pastsj Bizantit dhe Orthodoksise.Kisha e ka ne flamujt e saj prej me shume se 1500 vjet. Vendet e Ballkanit Serbi,Mal i Zi,Shqiperia e kane marre shqipen dykrenore nga Bizanti dhe orthodoksia.Gjergj Kastrioti e perdorte flamurin me shqiponje 2 krenore sepse ishte kalores i Bizantit,vellezerit e tij jane varrosur ne malin e shenjte Athos.Cifligjet e 2-3 fshatra si Trebinjen (Diber) ja kishin dhuruar Manastireve te Athosit(ne Halkidhiki).Tani per ta bere te pranueshem si simbol shqiponjen bizantine i futen dhe nje boje te kuqe fushes per te kenaqur myslimanet me ngjyren e kuqe turke.Kaq! Per te qeshur:kur e pane flamurin ne Vlore Isa Boletini me banditet e tij kosovare tha i vrennjtur “Ca eshte kjo sorre mor ne flamur” Ndersa berja me duar stili Kreshnik flet qarte sa budallek eshte sepse njeriu demagog qe e shpiku eshte ca te jete me.Pellembet ne ate menyre jane nje vete-munxosje.Munxet i dini cfare jane?
E vërtetë është që ka qenë simbol i Romës së lashtë dhe të gjithëve mbrapa, por përpara Romës, ka qenë simbol i Zeusit (pellazgjik) dhe është simbol i Zotit. Interpetimet e sotme apo qoftë ato të banditëve apo luftëtarëve të njërit apo tjetrit para një shekulli, duhen arsyetuar me pa dijen, pavarësisht se pa dija nuk është argument.
O Pate, thellohu e hulumto e mos shkruaj dokrra! Te sygjeroj te shohesh kete link per te mesuar se, qe me 1914 e ka bere publikisht kete simbol patriotik elbasanasi i nderuar Beqir Plangarica. https://adsh.al/s/adsh/item/25152
Rrot cari,nje beqir turk nuk mund te perfaqsoi a te manipuloi me nje symbol kristian....!!!!!
O " E verteta dhemb", duket se te paska dhemb shume ajo e vertete!!! Vetem bastardeve si ti, qe rriten e ushqehen me genjeshtra u dhemb e verteta !! Degjo edhe nje te vertete, se je nje kelysh kurve!!
or car kok e kembe, harxhoi ato 2 minuta qe ke harxhu me shkrujt e hidhi i sy linkut qe ka dhene zotnia perpara.
or car kok e kembe, harxhoi ato 2 minuta qe ke marre me shkrujt ene hidhi i sy linkut qe na ka dhene zotnia perpara
Se cfare eshte duke ndodhur me Ylli Pata? Si po evolon ky gazetar, sa brilant eshte kur shkruan te Pamflerti. Po ketu perse bene keto diverzione?
Sa per kulture, e para, nuk i thone "Chers-long" por "chair-long" pra karrige e g'jate e jo pershendetje e g'jate. e dyta, shezlong kena pase te pa sajuem, e une kam le/lindur ne 1964. Kam edhe foto te familjes ne plazh po qe se i don per prove.
Te gjithe ju me lart bashke me autorin jeni gabim. Anglishtja e ka huazuar nga Frengjishtja rreth shekullit te 17-te. Ne Frengjisht fjala eshte Chaise Lounge. Kur Anglezet e moren e bene Long Chair. Chaise = Chair (karrike) dhe Lounge = Longue (e gjate). Ne Shqip ne e kemi marre nga Frengjishtja dhe e quajme shezlong ashtu si francezet. Amerikanet dhe Angleze sot e quajne Long Chair e jo Chair Long sic thone komentuesit me lart. Per ata qe bejne debat pa ditur temen qe debatojne fjalori me i famshem ne bote Marriam - Webster ka kete shpjegim: https://www.merriam-webster.com/grammar/chaise-lounge-or-chaise-longue#:~:text=When English speakers imported a,spelled with the same letters. When English speakers imported a new kind of sofa from France in the late 1700s, they transformed the name 'chaise longue' ("long chair") into 'chaise lounge'—which makes sense, since 'lounge' is an English word spelled with the same letters.
Huana, Fjala chaise-longue (karrike e gjate) vjen nga frëngjishtja dhe jo nga anglishtja, megjithese njerezit e shqiptojne shezllon.
Huana, i thone “chaise longue” nga frengjishtja.
Bravo hallall, ca ke pas tjeter ??
O grupi, ne origjinal nuk i thone as "Chers-long" e as "Chair-long" por "Chaise longue". Kot sa per info damethon :)
O zot,folklorizem mesjetar,futi edhe ate kongen Xhamadani vija vija,dhe, O sa mire me qene shqiptar dhe completohemi si popull,behemi me kulture, te forte dhe s'pyesim njeri pastaj.Idiotizmi nuk ka brire.Artikullshkruesi duhet te jete patjeter provincial.
Çfarë idhje ka me flamurin e vorio *illit, satam, gazetar kot.
kush ika pare filmat e aktorit grek te viteve 50--60 THANASIS VENGOS do te shoh edhe berjen e shqiponjes me duar nga ky artist ne pergjithesi ebenin te krishteret per shqiponjen e kishws bizantine
Chaise Longue
Per here te pare e kam pare shqipomjen me dy duar qe ma ka bere nje shqiptar I Kosoves me 2005,ne USA. Per shkak te zhurmes dhe distances nuk degjoheshim. Mendonte qe isha shqiptar dhe me pyeti me shenjen nese isha shqipo. Nuk e mora vesh dhe nuk ju pergjigja. Kur folem me pas ,me tha per shqiponjen.
Kam lindur ne fillim te viteve 50, dhe kur isha femije, luanim me duar duke bere figura me hijen e duarve dhe nje nga keto figura ishte dhe shqiponja. Ju lutem mos krijoni mite te paqena se me kujtoni profesorin idiot te Salamankes te “ Don Kishoti I Mançess” qe kishte 10 vjet qe studionte per te gjetur se kush e shpiku lugen i pari!
Çfare gomari eshte ky Ylli Pata. O zog gomari shqiponjen nga dy duar e prodhoi tallavaja shqiptare e sponsorizuar nga media e kazanit ku ha dhe ti letyrat e Metos.
Chaise-longue vjen nga frëngjishtja. Shqiptohet shezlong. Nejse, sipas qejfit, në plazhet tona i thonë dhe “shazllom”.????
Shqiponja me dy duar si shenje e identitetit shqiptar per here te pare nuk eshte bere nga Krashnik Spahiu me 2011, sic shkruan Ylli Pata. Ajo ka nisur te perdoret me shume se 10 vjet me pare ketij viti, nga shqiptaret me banim jashte territorit te shtetit ame, si shfaqje e krenarise sone kombetare. Kreshnik Spahiu, ndoshta eshte i pari qe e solli kete shenje brenda Shqiperise dhe sidomos tifozlleku ndjekes i kombetares sone te futbollit, natyrisht qe ka meriten kryesore te perhapjes panshqiptare nder shqiptaret e kudondodhur. Shqiponjen kane qejf ta bejne te gjithe shqiptaret, po lezeti dhe bukuria e saj maksimale shpaloset vetem ne duart e Dua Lipes!
Kete shqiponje e kane bere cunat, shqipot, me heret se viti 2000 neper klubet e New York. Ishte shenje per tu grupuar dhe mbledhur bashke, e nuk behej ne kraharor, pir lart mbi koke qe te dallohej ne mes te turmes. Aman mos na e felluq si simbol duke i lene pa lidhje autoresine Kreshnik lapanjosit
Ateizem me patriotizem = shqiponja me duar ,,,haha
Nga sa shkruhet, e kuptova që autori ka shkuar shumë vonë në plazh. Në fillim të viteve '60 shkonim nga Fieri në Vlorë dhe në plazhin e ri , si dhe në plazhin e vjetër, ndërmarrja që administronte plazhet e Vlorës, jepte me qera ditore çadra dhe shezlonge. Ne fëmijtë, kur dilnim nga deti, para se shtriheshim në rërë, vendosnim duart në gjoks dhe e mbështesnim në rërë. Gjurma e ngelur ishte një negativ që të kujtonte shqiponjën. Sa për kujtesë për brezin e atyre që janë te 70 vjetët e sipër. Këta gazetarët bëjnë mirë që shkruajnë, por Shqipëria nuk e ka nisur egzistencën kur kanë mësuar këta abetaren.