Enkelejd Alibeaj, u shpreh në A2 CNN, se vendimi i tij për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ishte një sinjal se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti.
Ai e quajti tashmë Partinë Demokratike pronë private të Sali Berishës.
“Largimi nga grupi i PD është vijim logjik, moral i qëndrimit që unë kam mbajtur gjatë gjithë kohës. Unë kam qenë gjatë gjithë kohës kundër berishizmit në PD, e kam konsideruar atë si plagën më të rëndë, e kam parë atë si shkakun se përse PD gjithmonë e më tepër ka rënë dhe nuk është më një ofertë për shqiptarët dhe prandaj humb. Situata ka qenë e rënduar në këto 3 vite, ndaj asgjë nuk ka ndryshuar në pozicionin tim.
Doja të jepja edhe sinjalin tjetër se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti. Kjo është plaga më e rëndë që ka kapluar atë që quhet Partia Demokratike, një pronë private e Sali Berishës”, u shpreh Alibeaj.
Më tej, Alibeaj befason edhe kur thotë se Lulzim Basha nuk ka qenë ndonjëherë kryetar i PD-së, pasi sipas tij, Sali Berisha ka qenë gjithmonë kryetar i partisë.
“Unë jam nga ata që kur marrë akte politike nuk i bëj tek individët. Këtu ka qenë Partia Demokratike, që unë kam dashur që të mos jetë e njësuar me një emër, as me Berishën dhe as me Bashën. Ai që merrte vendimet dhe përcaktonte vendimmarrjen ishte Sali Berisha”.
Rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën?
“Ka dy komponentë rekursi në sfondin ku jemi. Njëri është juridik dhe tjetri politik. Në aspektin juridik, vendimi i gjykatës është i padrejtë, jo në brendinë e vet, unë kam thënë që nuk do ta komentojë, por gjykata i kishte lënë detyrë Gjykatës së Apelit të sqaronte 3 çështje. Gjykata e Apelit i dha përgjigje vetëm njërës, që unë nuk kisha të drejtë ankimi, duke lënë dy çështje pa sqaruar. Juristi thotë: Po duhet bërë ankim. Flas si politikan: Unë nuk jam që të lëshojë sinjale që një çështje politike të zgjidhet në juridikisht. Ne ndarjen e kemi pasur me Berishizmin”.
gj.vshin gruan e tao balles dhe lali erit e t vocajt ne gop
Te vlereson or mik per qendrimet e tua konseguente dhe te guximshme.Nuk arrij te kuptoj tek Ti dhe disa kolege te tu te respektueshem de si kerkoni qe te jete Basha kryetar i grupimit tuaj.Nuk mund te kuptoj se si ju nuk arrini te kuptoni qe ky njeri nuk mundet kurre te jete lider veçse nje klloun qesharak.E ka provuar ne vazhdimesi prej shume vitesh sharlatanizmin e tije e aq me teper kur vete Ti e thua qe PD e ka drejtuar SB edhe kur ky ka qene kryetar. Basha eshte nje trap i teri,nje xhakete bosh i destinuar vetem per meme.
Berishës kurrë nuk i ka interesuar demokracia, atij i ka interesuar vetëm sundimi, për të si diktatura dhe demokracia janë thjesht dy forma të ushtrimit të pushtetit. Duke qënë një individ i lidhur si peshku me ujin në raport me pushtetin personal, Berisha ka treguar gjatë gjithë jetës së tij politike, se shpirtërish, pra, më për zëmër ka pasur formën diktatoriale, si mënyra më e sigurt për ruajtjen e sundimit personal. Pikërisht këtë ka bërë ai si në shtet dhe në vathën e tij private, atë që për forcë zakoni vazhdon të quhet Partia Demokratike. Njerëz me shpirt fisnik dhe traditë të fortë në respektimin e së drejtës dhe lirisë së tjetrit, siç mund të jeni ju zoti Alibeaj, ndjejnë se kurrë nuk mund të mbushen me frymë në hapsirën e lirisë brënda një ambienti ku për të parë ka një individ si zoti Berisha. Në këtë kontekst, dalja juaj nga ky ambient mund të jetë një dëm për jetën politike të partisë, por është shëndet për ju personalisht.
Bravo Alo! Kryetar fuqiplote atje ne ate PD ke qene zotrote me ate ofiqin me qesharak ne bote "Kryetari i komanduar nga ish-kryetari i dorehequr.."
Basha ka qënë Administrator! Berisha Kryetar i PD.
Sipas teje more alibeaj,i bie qe kandidat per deputet te paska nxjerr saliu,po atehere kur ti je kundra berishizmit pse epranove vendin per deputet?pse s fole atehere?po ik mor zagar kush I ha kto,ti me lulin donit te merrnit nje trashigimi qe sju takon ku I vetmi kontribut qe keni esht ai I shkatrrimit te pd ,politikisht je me plehre se luli
Servili dhe i pa morali po na bën moral. Mbasi shijoj 3 mandate deputeti s’bashku më të gjitha benefitet që ai mandat i dhuruar ja jep këtij servili tani ban sikur nuk deshiron ma mandatin e deputetit. Mbasi ja rregulloj Rama gruan ku deshi dhe perdhosi PD-n që e dëndi, e dhjamosi tani na flet për Berishizmin. Berisha një komunist i kamufluar është por Ty hype aty prej atij dhe pastaj i fute thikën pa shpine. Munde Berishizmin po munde sepse fatkeqsisht kjo eshte demokracia e dhjer dhe sidomos këtu në Albo por Ty dhe shokët e tu prisni që ai të vdes që ju të merrni PD-n. Se të pa afte jeni dhe pastaj bëni dhe moral. Neveri …..
Alibytha ka qene zar I Rusmajlit nga fillimi ne fund spiune te infiltruar. Priteni kur te zere vend ne " komisionet" e Rames si u sistemua Rusmajli. Socialiste prisni ne rradhe: Benetin, Majlinda Bregun, Rusmajlin dhe Flamurin e Lezhës, Meçen e Alibythen e deri tek Lulqimi qe do zvendesoje Erion Braçen.
E. Alibeaj ka të drejtë . Ai thotë që , edhe kur Basha mori udhëheqjen e PD-së , partinë e drejtonte Berisha . ( këtë e dinte dhe bufi i kënetës) Problemi qëndron se , Alibeaj këtë e ka kuptuar tani ...! E morët vesh , o milet ?
Po pse atehere nuk e dije ti? Ik o Ledi ik...
Perderisa Basha s'paska qene asnjehere kryetar i PD-es perse e keron tani ?