Nga Ylli Pata
Pas votimit të sotëm në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku një grup i gjërë këshilltarësh të opozitës votuan për kryetaren e re të bashkisë Blerina Bala, pati komente nervoze të mbështetësve të Belerit.
Një nga këta mbështetës, që është shumë aktiv në panelet e darkës, nisi avazin e vjetër të akuzave ndaj këshilltarëve të krahut të tij për korruptim nga mazhoranca.
Është pikërisht një këngë e vjetër, por shumë e vjetër që sillet e sillet në cirkun monoton të politikës shqiptare, ku ai që nuk puqet me mendimin apo qëndrimin tënd, akuzohet si pjesë e “së keqes”. Ndërsa nga ana tjetër e quajnë vetë ëngjëj e melaqe, edhe pse jetojnë e reklamojnë një luks e kamje të konsiderueshme ngado.
Përveç deformimeve që vijnë nga shumë e shumë faktorë të substraktit politik, mendimit, apo edhe organizimit për ta shtruar këtë mendin në elektoral, çështja kryesore bazike e kësaj opozite është se nuk e lexon, apo më mirë nuk do të lexojë apo dëgjojë mesazhet që vijnë nga njerëzit, zgjedhjësit, personazhet politikë që janë aktivë, por nuk e kanë mundësinë të jenë aq të famshëm, sa të dalin përnatë në televizione.
Ajo votë ndaj kandidates që fitoi nga këshilltarët e tre formacioneve politikë të opozitës, nëse ndjek zhvillimet në Himarë nuk është gjë e re. Por pas zhvillimeve më shumë mediatike pas rastit Beleri, ku panelet e kanë kthyer në një “rast Drejfus”, edhe pse është një nga çështjet e drejtësisë shqiptare, ajo që ndodhi sot është natyrisht një zhvillim i ri. Ose “shkundje” siç thotë Ilir Meta. Një shkundje që vjen nga baza himariote e tre formacioneve opozitare, që kërkojnë të përçojnë mesazhin e mbylljes së lojës me një “Himarë greke”.
Opozita, apo më mirë baza e së djathtës në fshatrat e Himarës gjithmonë ka qenë kundër zhvillimit për një minoritet atje. Por Sali Berisha, Ilir Meta, si dhe detashmenti drejtues i kësaj opozite katapultoi me dron axhendën e tyre, e cila në radhë të parë dëmton fuqinë e opozitës shqiptare në territorin e Himarës.
Berisha-Meta, u kanë vënë një damkë mbështetësve të tyre se “axhenda Beleri”, e cila është përkatësisht axhendë e qarqeve ekstremiste në Greqi, e fatkeqësisht sot e përqafuar edhe nga Nea Demokratia në qeveri, është projekt politik edhe i opozitës së djathtë.
Ndërkaq, nuk është vetëm Himara një territor që ka dhënë sinjal më zë të lartë, port ë gjithë ato territore historike dhe klasike opozitare që refuzuan të votojnë “BF”-në më 14 maj 2023.
Duket qartë, që jo vetëm se nuk e duan këtë politikë të vjetër që riciklohet me të njëjtën mënyrë edhe nga të ashtuquajtur të rinjtë, që nuk ndryshojnë në asnjë koncept nga dyshja antike, por kanë nisur të aktivizohen direkt. Votat e opozitarëve, kur mundësia ju jepet sin ë zgjedhje të përgjithshme apo në struktura përfaqësuese, është kryekëput sinjal i kësaj.
Ndaj edhe janë të paduruar ndaj Lulzim Bashës, i cili premtoi se do të bëjë publike skuadrën politike brenda marsit, por po e shtyn si gjithmonë, duke ju ngrënë shpirtin të gjithë këtij komuniteti që ndryshimin e do me të vërtetë…
Pata , lexo cfare thone enciklopedite e shquara per Himaren.
Une kam lexuar me sy dhe .... enciklopedine Sali Sheqere Karaxhiç Berisha dhe po vazhdoj ta lexoj sa eshte gjalle; gjithashtu enciklopedine Ilir Muti dhe Vangjel Tule, por me ka ngele akoma pa kuptuar megjithese e ditur e e jetuar, enciklopedia çame qe fle gjithmon me armiqte e saj. KJo eshte nje çudi heshtja e kesaj enciklopedie. Su duket e ka embelesuar tradhetia e trasheguar ne shekuj !
himara e besimit grekorthodhoks do triumfoj ,,, beleri viktim e politikes se larove enverist ,
Ramuti mund te koruptoj dhe te "blej" kedo kantidat bashkie si nga PS-ja, nga PD-ja, por madje edhe Berishen. $$$$$$$$ Kurse me Belerin i ka ngel sharra ne gozhde. Beleri si kryetar bashkie rrezikon rënien e Rames nga pushteti. Beleri nuk do te nguroj te nxjeri te gjitha faktet per vjedhjen e 4 mije rasteve te pronat ne bregdet. $$$$$$$$ Arnauta debiiiilaaaa vetem 2 zgjidhe ka .... o te betohet Beleri dhe te dalin ne drite maskaralleqet dhe vjedhjet galopante te qeveritarve. Ose ti ferkoni akoma koqet Rames qe tju shkerdhej me forte akoma edhe 1 kater vjecar tjeter, e keshtu me rradhe. $$$$$$$$ Keto zockat si Flutrat dhe Blerinat, ... Rama i ka 1 pordh pas bithe. Kurse Beleri eshte Ai qe i ka ngel ne gryk dhe nuk e kapërdin dot.
Popullsia e ashtuquajture "Came" emertim ky nga lumi ne lashtesi te Thesprotise zoti me comentin 'kujdes' eshte product i pushtimit Osmane. Ata me hir a me pahir ua ndryshuan Identitetin Greke Epirote. 1100 vjet Perandori Greke ne Ilyrine e Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos tregon qarte (certo ital) qe Genitsarot e turqizuar te ashtuquajturit Skiptare nuk duan te kuptojne se cfare ishin jane dhe cfare duan te jene. Fuqite e Medha Imperialiste kudo ku kane shkelur kane mbeshteture popullsiste extremiste me propozime nacionaliste qe nuk kane lidhje me historine dhe Realitetin. Harrojne bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj qe ishin Administrata Osmane. Keta jane fatkeqesia e ketij Kombi te Lashte.