
Nga Ylli Pata
Janë shumë pak aktorët politikë të opozitës që edhe pse të pafavorizuar nga ky sistem monopolizues elektoral, janë të gatshëm të hyjnë në zgjedhjet parlamentare të 2025 për të provuar veten e vet. Mund të renditet Dash Shehi, Agron Duka, por edhe grupimi i Lulzim Bashës apo Enkelejd Alibeajt.
Ndryshe, PD zyrtare e Sali Berishës, PL e Ilir Metës, por edhe disa grupime të tjera, si për shembull Aron Shehaj, i mëshojnë diskursit e me Edi Ramën zgjedhjet janë të kota. Sipas tyre mazhoranca ka kapur gjithçka, ka në duar hapësira dhe fuqi monetare buxhetore, sa është e pamundur që të sfidohet politikisht.
Një teori tashmë që përsëritet ditë përditë në panelet e darkës, si një logjikë që vetëm politike nuk është, e megjithatë përsëritet nga ata që e quajnë veten politikanë profesionistë.
Ka qenë dikur në jetë një djalë i gjatë e i bukur që quhej Alexei Anatolyevich Navalny. Djalë që nga klasa e parë deri në universitet merrte veç dhjeta, madje mori edhe medaljen e artë sin ë gjimnaz por edhe në fakultetin juridic. Alexei, edhe pse në gjendje të mirë ekonomike, madje mjaft të mirë, i martuar me një grua të bukur dhe baba i një vajze dhe një djali, vendosi një ditë të bukur t’i bjerë murit me kokë. Të sfidojë politikisht njeriun më të fuqishëm të rusisë Carin Vladimir Putin. Natyrisht nuk mori shumicën në zgjedhjet e para, madje mori shumë pak vota. Por nuk u tërhoq vazhdoi e vazhdoi duke e sfiduar Ladin e KGB-së, derisa ky i fundit e konsideroi si një rrezik i madh. E sulmoi, rrahu me polici, persekutoi, helmi për vdekje, e burgosi e më pas e zhduku në një burg të humbur të Siberisë. Navalny vdiq, por siç thotë Dhaskal Todri tek “Udha e Shkronjave”: “Kënga i mbeti ama”. Siç i ka mbetur Muusine Kokalarit, bukuroshes gjirokastrite që sfidoi Enver Hoxhën, i cili kishte pasur një fiksim për këtë vajzë shëndritëse të qytetit të gurtë.
Një opozitë që thotë se nuk ka fuqi të mundë qeverinë në fuqi, në rastin tonë Edi Ramën, nuk ka rrugë tjetër veçse të hapë krahun. Është gjëja më pa lidhje në botë që t’i kërkojë një mazhorance hap krahun se ke qeverisur shumë të vij unë, kur realisht ajo që duhet të hapë krahun është pikërisht kjo opozitë.
E cila është fataliste sepse është mësuar në këto 30 vjet që ky fatalizëm kthehet në simpati edhe në rezultat politik.
Që nga viti 1991, opozita me firmën Sali Berisha e ka kërkuar pushtetin në tavolinë, duke kërkuar vit pas viti qeveri teknike dhe zgjedhje me kushtet e tyre. Që në shumicën e rasteve i ka arritur, por duket me Edi Ramën u ka ngecur sharra në gozhdë. E megjthatë do të duhet ta sfidojnë për të bindur njerëzit që të bëhen shumicë. Si? Pikërisht kjo është çështja! Politika është një zanat që mësohet dhe perfeksionohet, nuk është tapi e vjedhur pronash nga zyrtari i korruptuar i legalizimeve.
TemA
Dakort. Ca gjera i ke qelluar mire. Por… sot kemi nje opozite fashiste te inkriminuar dhe nje maxhorance antikombetare qe po tenton te coptoj Shqiperine. Veshtire se shqiptari bindet qe ti votoje prape keto plehra, por dikush duhet votuar. Kjo Pune po shkon si thesi me kumbulla te permjera
Pse kemi nje opozite te tille totalisht te vjeter dhe te çorganizuar , te degjeneruar , pa ide dhe projekte zhvillimi , duhet ti hapet rruga nje opozite te re , bashkekohore ne mendim dhe ne veprim . Me keta politikanet rangalle e te vjeter 30 e kusur vjecare , si Saliu , Mediu , Dashi , Likja , Dyka i krimit , greku Dule e kompani nuk ka te ardhme per opoziten .
Keto deklarata behen per te justifikuar humbjen. Ne zgjedhje shokohet per te fituar qofte edhe nje deputet . Keta kane mbaruar shkollen e komunistit Berrisha per mos tu larguar tregonte peralla ( u vodhen zgjedhjet , masaker elektorale , banda xyzb , u blene zgjedhjet . Edhe nese ka paregullesi ne zgjedhje nuk mund te ndryshojme rrezultatin , paregullesia shkonte me 0,1% kur nje parti fitonte 62 % dhe del e thua u vodhen zgjedhjet behesh qesharak.
bukur o shkemb po me ke flet o shok do te turren ke thesi i miellit te vobektit dhe harrojn ca dite dhe durojn 4 vjet
Po cfare jane keto perralla qe hedh perbindeshi sa here ka zgjedhje. Po pse per qeveri teknike po voton populli Shqiptar ne 2025 o hunderr i vicidolit , po ty sta mbajne kellcet betejen politike me Edi Ramen qe te del 7 here ne nate ne enderr dhe e permend cdo dite 67 here emrin e tij ne statuse dhe ne dritaren e tyrbes se katit te 8t. Si nuk e kupton se populli shqiptar ty dhe spiunit Agush ju a ka vene vizen me 14 maj 2023 duke u hequr pushtetin ne 92% te teritorit dhe duke u hequr pushtetin ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi .E ky eshte rast unikal zgjedhjesh elektorale ne planet. Po te kishte ndodhur ne Japoni lideri i kesaj force politike do jepte dorheqje te perjeteshme nga politika ose do bente harakiri kurse forca politike do shperndahesh. Tani ngul shkul te ka mbetur mendja qeveri teknike ,qeveri teknike se e di te sigurte se 1.2 milion votat qe i ka te sigurta Edi Rama ti nuk ke per ti pare as ne enderr.Je i mbaruar.