Në mënyrë të vazhdueshme “Barometri” në sondazhet e kryera krahas besueshmërisë së institucioneve, ka pyetur qytetarët specifikisht për vlerësimin që ata kanë për punën e Prokurorisë së Posaçme.
Këtë herë ata që e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK janë 56.8% e qytetarëve të pyetur nga “Barometri”, përkundër 17,2% që e vlerësojnë negativisht punën e tij dhe 24.6% që janë neutralë në vlerësim.
Nëse analizojmë të dhënat e matjeve në kohë, vlerësimi pozitiv për punën e këtij institucioni është rritur por gjithsesi kjo ka qenë një rritje e ekuilibruar.
Nga nëntori 2023 që vlerësimi pozitiv ishte në 50% të të pyeturve, u rrit në 56.8% në shkurt të 2024, ra në 54% në maj të 2024 dhe 52.1% në shtator te këtij viti për tu rritur në 56.8% në matjet e fundit .
Edhe ata që e kanë vlerësuar negativisht punën e SPAK-ut, kanë ruajtur në këto 5 muaj matje nivele të qëndrueshme përkatësisht 23.8% nëntor 2023,22.1% në shkurt 2024, 20,4% në maj 2024, 21,3% shtator 2024 për të arritur nivelin më të ulët të përqindjes së atyre që e vlerësojnë negativisht punën e SPAK në nëntor të këtij viti që janë 17.2%.
Futeni Zaloshnjën të bëjë nje sondazh SPAK -u vs lali fiku= 0-3 per fikun se do votonin 10 here patronazhistet lol sorry vullnetarët
Euronjuzi nuk ben sontazhe me zaloshnjen. Nuk au ka fajin pasqyra nese opozita del me fytyr te shemtuar.
Kur ne shtetin me te fuqishem e me te zhvilluar te botes, ne Amerike, sondazhet dolen bllof dhe nuk pasqyronin realitetin por ishin te sajuara, merre me mend se cfare jane sondazhet ne Shqiperi. A ka njeri me mend ne koke qe beson se SPAK po vepron ne menyre te pavarur,a ka njeri qe beson se SPAK nuk po vepron me regji te PS dhe nuk po ben drejtesi selektive, a ka njeri qe beson se SPAK nuk po vepron me dy standarte? Natyrisht eshte fjala per nivelet e larta te krimit e korrupsionit se per popullin e thjeshte drejtesia nuk ka hezituar asnjehere te jete nje kamxhik i pameshirshem si ne kohen e PD-se si ne kohen e PS. Mjafton te permendim se vetem brenda nje viti, drejtesia e Rames futi 38 000 qytetare ne burg per fatura 30 mijelekshe apo per riparim catie e deri edhe per kotec pulash, disa nag te cilet dolen te vdekur nga burgu.
Une e vleresoj Pozitivisht .