Basha: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me tapi të Ramës! Një faqe e re po hapet për Shqipërinë

11 Dhjetor 2024, 16:44Politika TEMA
Basha: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u ka drejtuar një mesazh demokratëve, duke deklaruar se Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë pronë private e Sali Berishës me mbështetjen e Edi Ramës.

Ai thekson se PD, e lindur si simbol i shpresës dhe lirisë, është larguar nga parimet e saj për shkak të interesave personale dhe kultit të individit. Sipas Bashës, aleanca mes Berishës dhe Ramës po pengon rinovimin e partisë dhe të ardhmen e saj euroatlantike.

Basha u bën thirrje demokratëve të qëndrojnë për vlerat dhe të hapin një faqe të re për Shqipërinë. “Sakrificat do të shpërblehen dhe PD do të rikthehet te misioni i saj historik,” tha ai.

Postimi i plotë i Bashsë:

Partia Demokratike lindi si një simbol i shpresës dhe mendimit të lirë, si dritarja e parë drejt Perëndimit pas dekadave të errëta të izolimit dhe dhunës. Në dhjetorin e vitit 1990, studentët dhe intelektualët ndezën flakën e demokracisë, duke krijuar një udhë të re për Shqipërinë dhe duke ndërtuar një lëvizje që mishëronte aspiratën për liri, drejtësi dhe zhvillim.

Ajo e nisi me sukses misionin e saj historik, kur u bë shtëpia e parë e të djathtëve në epokën e re, duke mbyllur kapitullin e dhimbshëm të komunizmit çnjerëzor, por humbi lidershipin moral kur fill pas ndryshimit ricikloi mjetet dhe metodat e kastës komuniste.

Partia e hapur, e madhe, e lidhur ngushtësisht me Perëndimin, u bë vatra mbytëse e riciklimit të figurave të lidhura me të shkuarën diktatoriale, e kultit të individit, e idhujtarisë dhe luftës të paparimtë politike, duke u larguar nga parimet dhe vlerat që e kishin kthyer në shumicën plebishitare të hapave të parë të lirisë.

E nëse ndër arritjet më të mëdha të tranzicionit janë shkruar me djersën dhe gjakun e demokratëve, sakrificat e tyre shpesh herë janë keqpërdorur duke prodhuar konflikte të panevojshme me shoqërinë shqiptare, që ende nuk kanë gjetur udhën e mirëkuptimit.

Populizmi i turmave të hidhëruara nga gjuha përçarëse dhe ndikimi i interesave personale e kanë larguar nga rrënjët e saj dhe misioni fisnik: si një parti e ideve, e të përndjekurve, e pronarëve, e shtetit të së drejtës, e identitetit të qartë Perëndimor dhe e vizionit të kthjellët për të ardhmen.

Sot ajo lëngon në një tension mes të shkuarës dhe të ardhmes, ku një pjesë e saj tërhiqet zvarrë nga interesat personale e njërit prej themeluesve, që kërkon ta dënojë këtë forcë politike me peshën e fatit të tij individual, duke e larguar nga shërbimi në interes të shqiptarëve dhe demokratëve. Në luftën e tij të verbër për ta përdorur Partinë Demokratike si një mur mbrojtës në betejën së tij me Perëndimin dhe drejtësinë, ai ka rekrutuar kundërshtarët historik të së djathtës, në një përpjekje të përbashkët për të ndalur të pandalshmen, rinovimin dhe ndryshimin.

Ndonëse aleanca mes Edi Ramës dhe Sali Berishës u ka dhënë atyre kohë nga koha e shqiptarëve, Partia Demokratike nuk ka për të qenë kurrë prona private e një individi me tapi të pushtetit socialist, sepse ajo nuk mund të privatizohet, as nuk mund të flijohet si kurban i kastës të vjetër të tranzicionit, në përpjekjen e tyre të mbrapsht për të mbajtur peng forcën e parë properëndimore të Shqipërisë dhe të ardhmen e saj euroatlantike.

Në këtë përballje mes të shkuarës dhe të ardhmes, ku ata që u veshën me pushtet nga demokratët u fshehën në xhepat e vogla të llogarive meskine, kanë dalë në dritë kampionë të qëndresës dhe vlerave. Burra, gra, të rinj e të reja, që janë ngritur në lartësinë e momentit dhe kanë shpallur me zë të lartë të vërtetën, kanë mbrojtur me forcë identitetin e të djathtës, janë rreshtuar me vendosmëri në krah të aleancave të shenjta të kombit tonë, kanë sakrifikuar interesat personale në shërbim të interesit publik, duke treguar se lidershipi nuk qëndron tek karrigia, por tek koherenca, forca e karakterit, fuqia e ideve dhe bindja se ajo që nuk është e mirë për Shqipërinë, nuk mund të jetë e mirë për Partinë Demokratike dhe demokratët.

Sot mund të duket një ditë e zymtë për demokratët dhe shqiptarët që dëshirojnë një PD të lirë nga kulti i individit, një parti që përfaqëson interesat e qytetarëve – të rinisë, grave, fermerëve, pronarëve, të përndjekurve dhe intelektualëve – dhe jo të një familjeje me llogari të hapura me drejtësinë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Por dielli do të shndrijë sërish për demokratët dhe shqiptarët, të cilët, siç kanë mësuar 34 vite më parë, pa sakrifica nuk ka vepra të mira. Sakrifica e burrave dhe grave që qëndruan për vlerat mbi të cilat u themelua PD-ja do të shpërblehet, dhe një faqe e re po hapet për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është amaneti i rinisë, 34 vitë më parë, është misioni ynë sot.

12 Komente

  1. X
    Xhepisti gjate

    Ha ha ha ha per nje gje kente drejte o butak qe berishes duhet qire familja qe te vuri ty kryetar pd dhe tashti akoma ke surrat e del prap neper tv. Ti o Lul butaku sje gje tjeter veçse ajo qe duket nga surrati jot gjysem burr e gjysem grua.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lul idioti nga Kukesi

      Luli per vehte po pergatitet per burg, por ka hallin tone, ha ha ha

      Përgjigjjuni
    2. D
      Drini

      O lulqim ne fund fare ngele fillikat me oriolen se nuk pati njeri tjeter me dy gram tru qe te vjen pas e beson me rrenat e tua. koha e humbur e demokrateve je ti si i vetmi politikan qe je pasuruar me letra jo me llafe ne opozite.

      Përgjigjjuni
      1. k
        koment

        Sa mire ke llapur, shume mire. Ke veç nji gje fare te vogel gabim: Neqoftese ne Partine Fashiste Shqiptare qe u emertua pa te drejte si Parti Demokratike do te kete ndryshime pozitive, te jeshe 100% i sigurte se nuk do te jesh ti, ai qe do te sjelle keto ndryshime sepse ti erdhe ne kete parti jo per kontribute personale, por si nje fotozhenik qe u duhej kanibaleve Sali dhe Argita per te kuruar surratin e tyre kafsheror, nga surrat kanibalesh ne surratin e nje naivi te lumtur, qe per fat te keq eshte fare i sakte per ty, mor lecke higjenike e sterperdorur.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salehu

          Karabushi qe nuk u pjeke kurre ,mbete hajvan gazetor

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Po me Ramen cpati ky

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              Po me Ramen cpati ky

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli

                Po me Ramen cpati ky

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  Po me Ramen cpati ky

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli

                    Po me Ramen cpati ky

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      gita

                      si shum mut po ha ,hik se do ta shqyjm torrovilen o sumkapuc

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqiptari i Ilirisë

                        O Lul trapi,kur ka qënë ndonjëherë PD parti evropiane dhe kombëtare që na i bëke thirrje të kthehet nga rruga e gabuar që na paska hyrë me Saliun?! Asnjëherë!! Një Parti pjellë e Sërbisë dhe Rusisë që i ka bërë njëmijë të zeza Shqipërisë.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje