Teksa na ndajnë edhe 5 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, OSBE bën thirrje për të ndalur presionin ndaj zgjedhësve dhe kërkon të merren masa për t’u ruajtur fshehtësia e votës.
Ambasadori i OSBE Michel Tarran, foli ditën e sotme në konferencën e organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe OSBE mbi parandalimin e presionit ndaj votuesve në zgjedhje, ndërsa vuri theksin edhe tek fshehtësia e votës.
"Fshehtësia e votimit, ky parim përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen. Nga rëndësia që çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre.
Fshehtësia e votimit, konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar. Fshehtësia duhet zbatuar për gjithë procedurën, kryesisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Trajtimi i mënyrave për eliminimin e kontrollit të votuesve. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”, deklaroi ambasadori më tej në fjalën e tij.
2025 osbe thote ...liri e zgjedhjes.....pa frike booo sa mbrapa jemi dhe te mendosh qe inteligjenca artificiale po operon njerez per ti mbajtur ne jete dhe ne nuk e perdorim (NUK DUAM) per zgjedhje dhe numerim qe te lexohet vota sakt
Kemi 30 e ca vjet qe degjojme keshillat e ketyre specialisteve te super paguar.Ata urojne qe te kete gjithmone paregullsi per te marre rrogat e tyre.
Ambasadore leshi, vine ne Shqiperi sa per te gezuar rrogat dhe benefitet e majme te BE-se. Pse nuk japin pervojen konkrete te vendeve te BE dhe SHBA, ku votat i administrojne kontigjentet e pensionisteve dhe mesuesve?!