
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, tashmë edhe “Qytetar Nderi” i Tiranës. Ai e konsideroi Ahmetin si një mik të ngushtë të Tiranës dhe një patriot që ka kontribuar në përparimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të rajonit.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mikpresim një “Qytetar i Nderi” të Tiranës dhe një mik shumë të mirë të qytetit tonë, një vëlla dhe një patriot të madh. Bacë Ali, jam shumë krenar për atë që ju përfaqësoni si lëvizje, por edhe ju si individ, sidomos në këto kohë jo të lehta për Evropën, jo të lehta për rajonin, jo të lehta edhe për Maqedoninë e Veriut”, tha Veliaj.
Ai theksoi rëndësinë e respektit për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ndikimin e këtyre të drejtave në forcimin e identitetit kombëtar dhe integrimin evropian të vendit. “Sa kemi pasur mundësinë, jemi përpjekur të lidhim ura. Jam munduar që, me gjithë rrjetin e bashkive pjesë të B-40-ës, këtë vit, të bëj më të mirën që kombet të afrohen. Kjo do të thotë se jemi shumë të shqetësuar kur ka nisma për të mohuar të drejta tashmë të fituara, për të mohuar të drejta, siç është gjuha shqipe, që e kanë bërë Maqedoninë e Veriut më të mirë, më perëndimore, më evropiane. Po ndjekim me shqetësim gjithë vendimmarrjen e këtyre ditëve. E di që po përgatitet një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe lutja jonë është të kuptojmë se kombet e mëdhenj janë kombet pa komplekse. Një gjuhë, një etni, një grup, një minoritet, një faktor të pasuron, nuk të varfëron. Përkundrazi, kur tregohesh vetanak, zvogëlohesh; kur mendon që vetë i di të gjitha, që vetë mundesh të ecësh në gjithë këto procese, pa shokë, pa skuadër, fillon e zvogëlohesh. Maqedonia e Veriut është bërë më e madhe, se shqiptarët janë respektuar; është bërë më e madhe se kjo gjuhë është respektuar; është bërë më e madhe në sytë e botës, sepse këto të drejta janë njohur”, shtoi më tej kryebashkiaku i Tiranës.
Ahmeti vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Veliajt për paqen dhe demokracinë në Maqedoninë e Veriut dhe angazhimin e tij për ruajtjen e marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve. Ahmeti u shpreh se Veliaj, me qëndrimin e tij, ka ofruar mbështetje për marrëdhëniet mes vendeve dhe paqen në rajon.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që unë takova sot kryetarin tim, sepse është edhe i imi, unë jam qytetar nderi i Tiranës. Me përkrahjen që i jep marrëveshjes së Ohrit, kryetari i Tiranës i jep mbështetje paqes, i jep mbështetje demokracisë, i jep mbështetje marrëdhënieve të mira ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çdo ndryshim apo cenim i marrëveshjes së Ohrit, i ligjit të gjuhës shqipe, që është nga shtyllat kryesore të marrëveshjes paqësore për Ohrin, do të thotë që dëmton marrëdhëniet ndër etnike. Ishte një inkurajim për mua mbështetja që kryetari i Tiranës i jep marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja e Ohrit është dokument i garantuar nga SHBA, nga BE dhe nga NATO”, deklaroi Ahmeti gjatë fjalës së tij.
Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi kryebashkiaku Veliaj e nderoi Ahmetin me “Kullën e Sahatit”.
Visi, çoi dy paketa Erionit!
Tan shqiptaret jene me vllezerit tane ne RMV. Tan dardanet e Kurtit jane me VRMO e Mickovskin, por tan mbeshtetesit e UCK-se jane me shqiptaret anembane Ballkanit. Protesta paqesore pro shqiptareve te RMV do duhej te kishin filluar.
Albin Kurti kontriboi ne heqjen e gjuhes Shqipe ne Maqedoni. Po percan Shqiptaret ne rajon.
Ali Ahmeti,sic duket ke filluar te rrjedhish.Car pune ke Erion Hajdutin,kur ai nuk eshte askushi dhe eshte ne pritje te burgut.
Tradhëtar është Arben Taravari apo Taraleshi që bashkpunon me antishqiptarin Mickovski.Ndërsa ajo që bëri Kurti është po tradhëti kombëtare.Të deklarosh se gjuha shqipe nuk është gjuhë e dytë zyrtare në RMV nuk ka emër tjetër veçse tradhëti dhe mohim i Marrveshjes së Ohrit më 2001 e cila u arrit falë luftës së UÇK-s dhe gjakut të mbi 500 djemve shqiptarë që dhanë jetën për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar në RMV.
Ali Ahmeti u veteidentifiku bythe qiri per krah burrit me sutiena Erion Pederast Soros Hajdut
Ali Ahmeti eshte udbash.Ai gjithmon ka qene qe shqipja te mbetet20% ,bashke me Grubin dhe Bujo Osmanlliun.Ky eshte bashkepuntor i Gruevskit dhe Mihailovit.Kjo qe bene tash eshte vetem teater.Por Erioni c’pune ka ketu?