
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komenton shpalljen e Altin Dumanit si kampion në luftën kundër korrupsionit nga DASH. Në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço, Spahiu thotë se “dekorata amerikane për Dumanin, ishte përgjigje për ata që shohin ëndrra me Trump-in”.
Sipas tij, gjithçka ishte një mesazh për ata që i kanë shpallur luftë SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani. Spahiu thotë se mesazhi i amerikanëve ishte i qartë, që do vazhdojnë t’i japin më shumë ‘oksigjen’ SPAK.
“Me gjithë meritat që ka Altin Dumani, shpallja e tij kampion nuk është bërë se DASH ka festivalin e kampionëve të boksit në antikorrupsion, por është për të dhënë një mesazh politik të atyre që i kanë shpallur luftë Dumanit dhe SPAK. Për t’iu dhënë mesazh se qëndrimi i amerikanëve do vijojë te jetë i njëjtë dhe përkundrazi do t’i japin më shumë oksigjen për të vazhduar politikën e arresteve dhe sekuestrove që ka bërë SPAK dhe Dumani këto kohë. Në tërësinë e vet, faktori ndërkombëtar është determinant në lëvizjet në drejtësi dhe politikë”, tha Spahiu në Report Tv.
Duke kujtuar lëvizjen e Dhjetorit 1990, Kreshnik Spahiu në Report Tv, kritikoi transformimin e klasës politike në Shqipëri pas tranzicionit. Teksa sjell një vëmendje një shkrim të tij me temë ‘A e njihni këtë grua’, në të cilin ka shkruar më parë për vajzën e Ramiz Alisë, Spahiu thotë se nuk e njihte askush, në ndryshim me atë çfarë ndodh sot me familjarët e Berishës, Metës apo Ramës.
“Sot asnjë nga themeluesit e PD dhe asaj lëvizje nuk është në PD, të gjithë ose i kanë larguar, ose janë larguar, ose i kanë përjashtuar, ose i kanë eliminuar. Kjo është fatkeqësi. Unë e konsideroj veten se ky është një brez disi i djegur që nuk jetoi dot rini, por nuk jetoi dot as tranzicionin. Përsëri bijtë e komunizmit janë në drejtimin e klasës politike. Dua të tregoj dy momente shumë të rëndësishme. Unë dua të tregoj dy momente shumë të rëndësishme, Dikur kam bërë një shkrim ‘a e njihni këtë grua’. Bëhej fjalë për vajzën e Ramiz Alisë, Askush nuk e gjente se si quhej dhe si e kishte emrin vajza e Ramiz Alisë. E gjithë metafora që kisha zgjedhur në analizën time ishte që populli as dje, as gjatë protestës, as sot, nuk e njeh vajzën apo djalin e Ramiz Alisë, as bashkëshorten. Ndërsa sot, familjarët, fëmijët, vajzat, djemtë e liderëve politikë kanë çelësat e pushtetit, çelësat e politikës. As Enver Hoxha nuk ia trashëgoi partinë, siç bën Meta me LSI apo siç don Berisha të bëjë me PD dhe t’ia kalojë fëmijëve. As Ramiz Alia nuk e bëri që Partinë e Punës t’ia kalonte fëmijëve dhe fëmijët nuk i njihte askush”, tha Spahiu në Report Tv.
Ne njohim giten,xenin, sllobodanken, qim peken, mulin, bardhin dhe karaxhicin
Gjeja me e bukur ,qe mund te bhet o ti Spahiu ketij grumbullimi tru- shterpuarish qesharak eshte te jene se bashku me nje ne krye palaco ose karnavale femer si tragshimni nga nje bashipozuku te zbritur nga pylli i geshtenjave te veriut.Shperndarija e kesaj fare te krimbur ne pjeset e tjera ,do ti beje te gjithe te tjeret te pa vlere . Fatkeqesia me e madhe do te jete se c vleresimi i te gjitheve nga kjo turrme e krimbur e shperndare ,,,,vlera do ti kthehet mbeturines se Enver pushtit me partine socialiste . Zgjebija nuk duhet te shperndahet se infektohen te gjithe .
Ore se cfare ka nje hije ky shejtani qerata....Si Top Mdele duket ne Foto .... Edhe Hajdit Klummp i ngjan shume !
narciz lali narciz!!ky kujton se është adonis vetë!!i dashuruar me vetveten dhe merua me të!!mero e ka për detyrim që me çdo gomarllëk që shkruan kreshua,të botojë dh enjë foto të tij!!kreshua harxhon më shumë kohë me foton se me gomarllëqet që shkruan!!