Edi Rama nderon Arbën Xhaferin:Vendosi një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut

10 Dhjetor 2024, 19:19Politika TEMA

Edi Rama nderon Arbën Xhaferin:Vendosi një gur shumë të

Lidhur me debatin për çështjen e gjuhës shqipe, Rama theksoi se Arbën Xhaferi vendosi një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe ky gur nuk duhet të preket.

Rama: Gjuha shqipe është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve në një sens që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe në sensin e integrimit.

Arbën Xhaferi u rikthye sërish aty ku lindi për të vendosur një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe ai gur nuk është mirë të preket. Ai gur është mirë të mbahet pastër dhe të jetë si një pikë referimi për shqiptarët dhe maqedonasit dhe të gjitha minoritetet që jetojë atje sepse ai është guri që bashkoi, unë besoj pa kthim të dy popujt në rrugën e integrimit, Arbën Xhaferi e konsideron si ëndrrën e tij më të madhe në sistemin e vlerave perëndimore, politike dhe etike, me fjalën etike mbyllet edhe kjo përpjekja ime jo të mos dal keq para jush se me ju rregullohem, por të mos dal keq para Arbën Xhaferit i cili na sheh nga larg, nuk e dyshoj që ai buzëqesh sa herë i shfaqet para Ali Ahmeti.

 

 

1 Komente

  1. D
    DASHAMIRESI JUAJ I SINQERTE

    Kete akt qe kreu E.Rama , duhej , me se pari ta kishin kryer shqiptaret ne Maqedoni . A kishit nxjerre ndonje here ne Maqedoni deputete shqiptare me shume se sa nxoret kur u keshilluat me E.Ramen ? Me kujtohet kur ishte president i Shqiperise bajraktari serb i Vicidolit , dergoi per te negociuar me ju , Tritan Shehun , kryetar i PD-se ne ate kohe , qe iu ndau e percau , aq sa ende nuk e kini marre veten . Atehere , me veshtiresi mezi nxoret nja 16 deputete , kurse ne zgjedhjet e fundit nxoret 29 deputete . Po qe se do te dini , por edhe do te doni , ju mund te nxrni pa problem nje te treten e deputeteve , te behi faktor jetik atje dhe t`iu imponohi sllavomaqedonasve e jo te vriti e priti , te cirni lekuren me njeri tjetrin .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje