Bardhi komenton opinionin e Venecias: Shuplaka më e madhe gjatë këtyre 34 viteve ndaj një mazhorance

10 Dhjetor 2024, 12:30Politika TEMA
Bardhi komenton opinionin e Venecias: Shuplaka më e madhe gjatë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës. Bardhi thotë se opinioni i Komisionit të Venecias “konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor”.

Duke akuzuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali për shpërndarje lajmesh të rreme, Bardhi thekson se “Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë”.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional që konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.

Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.

Edhe njëherë mashtrimi i Kryetares së Kuvendit me lajme fake të shpërndarë disa ditë më parë doli zbuluar. Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë.

Qëndrimet thelbësore të Gjykatës Kushtetuese:

Kuvendi argumenton se skenari i fundit është i zbatueshëm në lidhje me nenin 70(4) të Kushtetutës pasi dispozita thotë se Kuvendi “vendos” për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, Komisioni dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka dhënë tashmë një vendim se Kuvendi u detyrua të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit konkret.

Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 nuk duhet të shihen si çështje mandati të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.

Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

6 Komente

  1. ÇIM KEKA

    Ky është kar komplet.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hypsi

      Ik mor pederast se nuk ka asnje deduksion të tille po shiko te hash ndonje rrip mor bire bushtre byth çpuar që organizove vrasjen dhe sot je akoma jashte

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        O bole.Komisioni i Venecian ka thene qe askush nuk e detyron deputeti te votoje jashte vullnetit te tij,keshtuqe,ata paten te drejte qe nuk ju votuan deshiren tuaj,per Xhaçken.Ata i kërkuan Venecian per votimin e deputetit dhe moren pergjigjen qe deshen.Ju kujtoni se shqiptaret jane budallenj dhe nuk kuptojnë,por keto thuaja militantëve te t'u ne tiktok por jo shqiptareve

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lulka

          Bardha Idiot…..

          Përgjigjjuni
          1. D
            DinPak

            Me shume idiot eshte ish shefi i Bardhit, Lul Kumbullorja qe thote se Komisioni i Venecias u shpreh qarte dhe maxhorance duhet te mblidhet dhe te vendosi t'i heqi mandatin Olta Xhaçkes, pra te votojne ne menyren e caktuar qe do Luli me Bardhin dhe te gjithe lakejte e tjere te PDse.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Arbeni

            Këta legenat me kryelegenin sali maloku edhe kur humbasin kemi fituar thonë.Mos ua vini veshin dava dumbabistësh janë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje