Akuzat e Berishës për bashkëshorten e Veliajt, reagon kryebashkiaku: Hienë e xhindosur! Në fund, e vërteta do të triumfojë

10 Dhjetor 2024, 09:30Politika TEMA
Akuzat e Berishës për bashkëshorten e Veliajt, reagon

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, pasi ky i fundit tha dje se agjentët e BKH gjetën tek qendra Harabel në pronësi të bashkëshortes së Veliaj, 230 mijë euro.

Reagimi i plotë:

Po e nis këtë reagim me një ndjesë të përulur për të gjithë ju, që jeni duke lexuar këto fjalë drejtuar një hiene të xhindosur, një qenie të paskrupullt, një kufome të pakallur të quajtur Sali Berisha - një ligësie, i cili e ka helmuar dhe fatkeqësisht, vijon ende ta helmojë e ta përçajë këtë vend prej 34 vjetësh.

Që kjo hienë, e cila nginjet çdo ditë me pisllëqet më të ndyra që nxjerr nga goja, është fundërrina e fundërrinave të këtij kombi, tanimë këtë e di i madh e i vogël. Ai e ka nxirosur vetë portretin e tij para shqiptarëve, si varrmihës i zgjedhjeve të lira, si gardian burgu për liderin e opozitës në vitet ‘90, si zhytës i Shqipërisë në kaos dhe gjakderdhje për pushtetin e tij në ‘97, si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, kur varrosi 26 shqiptarë të gjallë në biznesin e tij familjar në Gërdec, si shantazhues i shtetit shqiptar, kur u kap live duke vrarë në 21 janar, dhe sot si një pengmarrës i opozitës shqiptare, të cilën ka vendosur ta marrë me vete në varr.

Që Zoti, duke e mbajtur gjallë për ta damkosur dhe tërhequr zvarrë, tani po i jep atë që kishte hak pasi e vrau, e dogji, e grabiti, e sakatoi këtë vend, edhe ky është fakt publik dhe historik, që e dini dhe e shihni çdo ditë me sytë tuaj.

Megjithatë, jargët e ligësisë së tij ka kohë që s’më bëjnë asnjë përshtypje. Por, duke qenë se hetimi pasuror, që po kryen SPAK-u për mua, është kthyer në një çorbë të prishur për të gjithë të uriturit për hakmarrje dhe të humburit që duan të ndjehen fitimtarë, po i them edhe unë dy fjalë.

Unë as jam marrë, as do të merrem me familjen e tij, por me krimet që ai ka bërë, të cilat shpresoj dhe uroj që drejtësia t’i zbardhë sa më shpejt, deri në fund, që hiena e fundit komuniste e Europës të marrë atë që meriton edhe nga drejtësia, pasi populli shqiptar e ka ndëshkuar me kohë, duke e flakur një herë e përgjithmonë në koshin e historisë.

Por, cila është e vërteta e ngjarjes që, së fundmi shfrenoi fantazitë mediatike dhe e solli turirin e hienës deri brenda shtëpisë time? 

Në datën 5 Dhjetor jam nisur për një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Hamburgut, dhe të nesërmen, në 6 Dhjetor, isha në Dhomën e Tregëtisë së Hamburgut, për të promovuar aty, për operatorët e interesuar gjermanë, Zonën e Lirë Ekonomike të Tiranës - TEDA.

Në mëngjesin e 6 Dhjetorit bashkëshortja ime, e gjendur në shtëpi vetëm me djalin tonë, më telefonon pasi grupi i prokurorisë së posaçme kishte trokitur në derën e apartametit tonë. Natyrisht, ndamë pa asnjë ngurrim bindjen se duhet të ishim plotësisht transparentë me trokitësit tanë.

Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situate të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, në një pallat të ndërtuar 15+ vjet më parë (poshtë të cilit ishin mbledhur me lajmërim, nga kushedi se kush, altoparlantët mediatikë, që ishin vendosur si dikur te radha e qumështit përpara se të arrinte vetë grupi hetimor),  bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve.

Kjo është e gjithë ngjarja, e cila tregoi se as jetoj në vila të pajustifikuara, as kam apartamente të padeklaruara, si hienat dhe plot nga korbat që më sulmojnë nga dita e parë e kësaj detyre. Nuk kemi as llogari në Qipro apo kudoqoftë tjetër, dhe as transferta të majme dhe të padeklaruara për ndërhyrje estetike, si po këta që, kur i kap SPAK-u është Skap, ndërsa kur duan të linçojnë të tjerët në publik është SPAK.

Ah po, nuk kemi as para të padeklaruara dhe as taksa të papaguara nga të ardhurat tona, si shumë prej korbave të tyre.

Që nga dita që kam nisur këtë punë me Këndin e Lodrave te Liqeni, ku Opozitë e Presidencë bëheshin bashkë me pistoleta mbi kolovarëse, e gjer më sot, nga Teatri tek Astiri, e thuajse me çdo punë që kemi bërë, ku baltosja, paditë e çuditë nuk rreshtin së bombarduari dhe penguari këtë qytet, unë e kam marrë me vetëdijen e plotë të kostove të përballjes përditë me hiena e korba, përgjegjësinë e të çuarit përpara të Tiranës, me kokën lart për shumë punë të mira që kemi bërë dhe pa u fshehur, as kur është dashur të pranoj gabimet që janë bërë.

Ndryshe nga hiena që fut përditë turinjtë e pistë në çdo shtëpi të Shqipërisë dhe korbat që bëjnë krra-krra, ditë e natë, për llogari të tij, unë nuk e kam raportin me drejtësinë të përçudnuar as nga tmerri prej krimeve të bëra, as nga makthi i pasurive të fshehura dhe as nga dëshpërimi i humbjes së pushtetit për t’u rimarrë me çdo kusht.

Për mua, SPAK-u nuk është i drejtë kur godet kundërshtarët dhe i padrejtë kur më heton edhe mua vetë, qoftë edhe për paditë e bëra nga korbat. Më pëlqen a s’më pëlqen kjo që po ndodh aktualisht në raport me mua dhe a më duken a s’më duken, mua personalisht, të drejta të gjitha veprimet e SPAK-ut ndaj meje e famijes time, kjo nuk ka pikë rëndësie për mua institucionalisht. Prandaj, jo vetëm nuk i kundërvihem në asnjë formë veprimtarisë së prokurorëve dhe hetuesve të SPAK-ut, por e mirëpres që ta kryejnë deri në fund, siç e mendojnë, detyrën e tyre.

Po çfarë do të ndodhte sikur edhe ne, socialistët, pas çdo hetimi apo transparence që kërkohet nga SPAK-u, ta sulmonim SPAK-un si bandë kriminale apo të organizonim protesta si hienat që e kanë mbajtur peng këtë vend prej dekadash?

Ky është dalllimi ynë: Ne i trajtojmë institucionet e drejtësisë si kolegë dhe shtetarë, opozita i konsideron banditë dhe tradhtarë. Ky është edhe dallimi i madh fare, që mua më bën të ndjehem shumë mirë përpara atyre që më kanë besuar dhe më kanë mbështetur në tërë këto vite, që nga Edi Rama i pari, te shokët e forumeve të partisë, dhe qytetarët e Tiranës, që sot jetojnë në një qytet europian, në një metropol nga më të rëndësishmit e rajonit.

Për mua SPAK-u është institucion kushtetues i vendit tim dhe unë jam totalisht në dispozicion të hetimit, i bindur se, në fund, e vërteta do të triumfojë. Jam po aq i bindur në të drejtën time dhe shpresëplotë në profesionalizmin dhe pavarësinë e këtij institucioni kushtetues.

Pikërisht, ky është dallimi mes nesh dhe hienave që kemi përballë, i cili duhet të bëjë krenar çdo anëtar e votues të Partisë Socialiste dhe duhet të turpërojë, si shqiptar e si qytetar çdokënd që vazhdon duartroket dhe përshëndet mortjen Sali dhe shpurën e korbave të tij.

50 Komente

  1. Y
    Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

    Hahahahaha, ky eshte neveri komplet. Vellain e ka cu ne Viene se e di qe do arrestohet. Erion sumaxhiu, mbarove edhe ti , edhe Sala, edhe Likja, edhe burri i Lindes. Jeni hajdute!

    Përgjigjjuni
    1. d
      drejtesia

      Po cfare Ylberi je ti o mavri,te kane zene syte lesh dhe gojen e ke te mbushur me mut,siduket Sala te dhjet cdo mengjes ne goje! Duhesh qare me llahinka dhe te shpelahesh mire ne lixhat e Saliut qe mos falsh i gjalle qe andej,se nje hale me pak do kemi!

      Përgjigjjuni
      1. L
        LaliEri ja rras Mutin ne Goje salihHales

        Dhe ka ber shume mire me kte Reagim ,i cili duhet te ishte Prezent vs KryKurves Kombetare saleh rahm haMuti , ky Jashteshqitje e Njerezimit dal nga Shpella Primitive ku edhe o Dhi . - Ana tjeter e Medaljes se _--___________ ....... ksaj Politike Kurvash e Funderinash ne Politike eshte se ,,Reagohet kunder Hales Toksike sb,vetem kur "Hiena e Shpelles" te fut Turinjte ne Shtepi ,poooooor si i thone asaj Fjale ; "Me mir vone s'e kurr" ! Pra ( Pozita) Erioni , Reagon , vetem atehere ,kur KryeAntishqiptari sb, e Sulmoj me Banden e Korruptuarve ne Dreqesin Spak-( Nderkoh qe gjithe Abuzimet me Bregdetin- ndertimin e Rezorseve -Vilave ne Lalz Kep Merlin etj kjo Pozite sot ,dikur Opozite Heshtete ,duke pare si Vidhte salih B - Shtetin ,dhe Rama i ferkonte krahet !) ktij MUT-MUTI SHPELLE qe qelbi gjithcka me ardhjen e tij ne Kryeqytet ,qe Dreqi vet e di, Perse lejohet nji Antishqiptare ( Esadist HaxhiQamils ) te jet ne Politike ne kte vend ?! Cili eshte Morali i qenies se nji Politikani Antishqiptare ,qe vec Te Keqes nuk i ka s'jell ktij Kombi ? Pra ,ky Politikan i Kot, mbahet ne Politike i mbeshtetur nga gallofi KM Rama , i cili ,nuk ka Reaguar kurr si duhet,perball nji Antishqiptari si saloqe haleja , edhe sekur Kafsha Primitive ,ti hyj ne Krevat dhe perkedheli bythet Lindes ! Nuk do zgjatem sepse ne ate vend ,ne Politike ka vetem Shkerdhata e Antishqiptare ,qe s'i duan te miren Shqiperise . Pra , juve s'ju intereson fare jeta e shqiptareve dhe Shqiperia ,por vetem interesi Personal.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..

          Dhe kur vjedh ti fajin prape e ka Saliu. Ti duhet te na thuash se pari ku i gjete leket per 2 dasmat qe bere dhe me pas per Inceneratorin fantazme qe nuk ekziston e shume vjedhje te tjera ne emer te "rregullimit" te Tiranes qe e ke bere beton dhe ku ndotja e ajrit eshte frikshme. Lere alibine me Saliun se nuk mallengjen dot njeri o kopil ferrash nga fshati Qelbesires sic quhet sot Ura Vajgurore

          Përgjigjjuni
        2. S
          Soni

          Askush qe ka pushtet ne Shqiperi nuk eshte I paster....kaq...mbase verem Moisiu.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doktori

            Do i hani ate qe nuk thuhet lalit! Dhe pasi ta hani do vdisni ! Bravo Erion vazhdo, leri hienat dhe korbat te hane njeri- tjetren se nuk munden edhe sikur te duan te bejne ndryshe!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Angelo Agaçi

              Po kur eshte "I paster" Lal Plehu cfare ka qe shkruan I shqetesuar. Nese sjane te verteta dhe ai sja vjedhur asgje qe me 69-n e deri tani le te rrije rehat se siç thote edhe vetë " e verteta triumfon" . Per cdo rast merr nje kastravec lali per stervitje

              Përgjigjjuni
              1. J
                Ja edhe nje gomar tjeter qe e mbanveten per Engjel

                Je aq injorant mor korbi ti Angelo , sa i rekomangon Veliajt e kujtdo tjeter qe te ule koken dhe te heshte per cdo shpifje e baltosje qe ben hijena serbe e Vicidolit ! Ne se ndokush do heshtete edhe kur perbaltet pa te drejte , logjikisht a nuk do i jepte "te drejte" Saliiut per te thelluar perbaltjen , me fjalet : E dini pse nuk reagoi personi ne fjale per akuzat qe i behen , sepse ato jane te gjithe te drejta dhe ai nuk i mohon dot . . . ! "T`iu pergjigjesh akuzave qe te behen , eshte e drejta numur nje per cdo qytetar europian , aq me teper per nje personalitet zyrtar . Por ti je shpellar , je komplet injorant dhe nuk di as vete se cfar thua . Kurse ne , humbim kohen kot me gomare si ti !

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Gagaç,po te mos shkruante,do ishte surrati yt I dhjere perseri qe do hante mut ketu perseri I indinjuar pse nuk shkroi.A e more pergjigjen,shko hap gojen tashi se eshte bere gati Sali kurva te ta rrase ne goje si perhere.Dhe harrova te te uroj per festat,vdis nga marazi perdite nga pak.

                  Përgjigjjuni
              2. V
                Vjola

                Te lumte Erion ! Je njeri punetor I palodhur , guximtar , larg pames . HIENAT LE TE PLASIN .PPUUFFFF

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lot

                  Erjono o me, si je? Merru pak me familjen po leji emrat falso se nga brenda e ke te keqen.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Milo

                    Imagjino ne cfare derexheje e ke ti familjen tende duke u marr me te tjeret.Ja,shiko familjen e sumqirit Sali kurva,ia ke keput koken babait tend shpiteror.

                    Përgjigjjuni
                2. F
                  Franci

                  Lind pyetja qe si ka mundesi qe promovohet akoma nje njeri qe e ka djegur kete vend e vrare qytetare shqiptare. Se pari nje grup i vogel hajdutesh e rrugace qe nen qeverisjen e tij kane zaptuar toka e kane vjedhur nga postet e dhena e nuk kane dhene llogari. Se dyti disa tv te inkriminuara qe i japin hapesire shpifjeve, sharjeve e mallkimeve qe ai ben cdo dite. Biles dje ai deklaroi qe ka nje njeriun e tij ne BKH qe e furnizon me informacione. Dhe nje keshille per gazetaret qe shkojne ne konferencat e tij. Ruani dinjitetin per te ardhmen e profesionit tuaj. Mos lejoni qe Berisha te tallet me inteligjencen tuaj. Ngulni kembe qe ai ti pergjigjet pyetjeve tuaja dhe jo genjeshtra e perralla per femije qe ju tregon gjithmone.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Burg

                    Vrasësi Berisha, krimineli, e urrejmë te gjithë. Por artikulli është per Veliajn dhe 200 miliard lekë incerenator, na thuaj ndonjë ide se ku jane qe te shkojmë ti marrim.

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Naimi

                    Berisha.,që vajza e tije ka 19 bloqe banesash..,salos i jane konfiskuar më së paku dy shtëpi…dhe ka moral ,ky te flasë për koupcion?Këlliçi një shpifës monstruoz i familjes Berisha ,duhet sa më parë ne burgë ,se qelbi dynjan me atë nevojtoren që i rrinë hapur…

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Burg

                      Nuk e kuptova ku e shpeton komenti jot njeriun qe ka investuar 200 miliard leke per nje incerenator qe nuk ka nje tullë. Berisha i keq, hajdut, vrasës, Kellici me keq, por inceneritori ku është dhe ku janë 200 miliard lekë?

                      Përgjigjjuni
                    2. Erion, ke firmosur per nje incenerator qe mbas 8 vjetesh nuk ekziston. Shko te koleget dhe pergjigju ku kane shkuar leket. Te tjeret jane fjale kot. p.s sa per rremujen qe ke bere ne Tirane, ku duhet 1 ore per te shkuar nga 21-shi te Ali Demi, ate te ta quajne pune vetem ata qe marrin sufllaqen ditore nga ty.

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        i shpejtii

                        o vllai 21 deri ali dem, per 12 minuta e ben me biciklete me bateri ose nqs je i stervit e ben dhe me biciklete normale. instalo nje map my ride se do kenaqesh

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sefer Daja

                          Ke te drejt me aplikacionin, se ne, tironcat e vjetër, nuk po e njihim qytetin mooo: Aty ku dikur ishte një fush sporti, sot ke një "fush " kullash, aty ku dikur ish një hapsir a lulishte mes pallatesh, sot ësht një pallat gjigand!!!! E një "merit" të padiskutueshme ka dhe " çiklisti" Veliaj!!!( që përveç vjedhjeve të tjera, ka " vjedh" dhe rrugët e hapsirat e Tironës) ( shpresoj mos ta censuroj Tema)

                          Përgjigjjuni
                      2. L
                        Lulu

                        Institucionet e drejtesise nuk jane koleget e tu lali Eri dhe te asnje politikani

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sufllaqe

                          Ore sikur Mero na pati premtuar qe saliu ka vdek politikisht, sdo merremi më me Saliun, o Mero o Mero Saliu o Mero. Lexoni komentet e do lexoni lali hajdutin me emra falso qe uron vdekje komentuesve, me lot.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Lali i fiqve ik se je super hajdut. Nuk ta ka fajin Saliu qe ke vjedhur qindra milion euro, bastard.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Ladi

                              Erion, ti je çun tirone dhe djal shume i mire. Pergjigja jote qytetare, e ndershme, pa brenga tregon qarte dallimin midis kanibaleve dhe humaneve, midis krimineleve dhe njerzve punetore, ndermjet horrave dhe atyre qe e duan kete vend. Vazhdo perpara me koken lart

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Spiro

                                Veliaj eshte dobic nga ura vajgurore o Ladi loqja...ku e gjeti cun tirone ai pederasti..

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sefer Daja

                                  Ka dash me thon "Hajdut Tirone" po u kujtua se punon në shtet, e nuk kish si shkruante ndryshe!

                                  Përgjigjjuni
                                2. D
                                  Dule

                                  Bythen larte dhe koken ne gop te sateme

                                  Përgjigjjuni
                                3. m
                                  me njerez si ty Shqiperia do te behet

                                  Gjithmone perulje para teje Veliaj, nje personalitet, qe rrezaton vetite me te mira njerzore demokratike: nje pragmatist europian i palodhur dhe shume cilesor, shoqeruar me nje guxim, qe nuk ka shok, afer dhe larg tij. Dhe si i tille luftohet masivisht verber nga lloji i partise islamiste-komuniste te shpelles se erret, si dhe skuthave te shumte, aferndenjes ´´social´´-komuniste, ku dhe dylber-kryeveziri dhe ´´udheheqsi boteror´´ rama, hesht ne skutheri kenaqesie, kur ai per ate vend qe mban, e ka detyrim te flase. Per te gjitha keto, zoti Veliaj, keni lindur ne vendin e gabuar.Por fatmiresisht, per ne qytetaret, ju zoteroni nje karakter luftetari, qe lufton dhe nuk dorezohet deri ne fund, per ta rikthyer kete vend te sakatasur dhe te shperfytyruar ndyre nga shekuj mizorie pushtimi halldup dhe komunizmi absurd izolues, ne vendin ku e ka vendosur Perendia vet, Europe.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Ku Lali?

                                    ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

                                    Përgjigjjuni
                                  2. S
                                    Sula

                                    Nuk e di më se ka kusure ose jo Erjoni ndaj ligjit e publikut por Tiranes me siguri do ti mungoje nje Erjon i dyte qofte edhe pas ketij mandati te tij. Tirana eshte si shpirt ! Besoj qe ketu dhe Erjoni ka pjesen e vet.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                                      Posht Soros posht ju kelysh te soros. Marsh nga Shqiperia te pavlere perversa dhe pa dinjitet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

                                        Per ke po flet more butaku me patriot qe paska mbetur ne trojet Ilire ? C`hyn Sorosi ketu qe po u prishka pune ilireve teb para disa shekujve ?!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Elena

                                          Poshte shpellaret ,shoket e arushave,pabuksit dhe pabreksit qe zbriten nga malet me valixhe druri dhe morra dhe u bene milionera duke vrare,vjedhur e zaptuar.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. H
                                          Haku

                                          Pervec qytetarise qe ke treguar, bashkpunimin qe ke bere me drejtesine gje qe salia me shpuren e tij smund ta bejne dot nga qelbsinlleqet qe din mir qe i kan ber. Nuk je dhe aq i mire lali, dhe ti e din kete.. e kjo nuk kalon vetem me nje: - ndjese.. ke te fala nga kullat qe do behen ne nje toke shteterore/jopublike tek ish Atsh-ja. Vk.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Toni

                                            Sulo,po e moren Tiranen egersirat e salkos ,do e bejne lemsh ,kandahar ashtu si ishte ne kohen etyre.Nese Veliaj ka vjrdhe,po eshte normale more ketu ne Shqiperi .Ma gjeni nje politikan qe eshte me shume se dy mandate,te kete me pake se dy banesa .Edhe Dumani ka me shume…Po Veliaj nuk eshte fsmilja Berisha,qe nuk u dine fundin banesave dhe pasuris.Keto qe dalin dhe perkrahin Berishen neper tv kane shume me teper se Erioni,por per dallim Erioni ka bere shume per Tiranen qe ASKUSH tjeter nuk do ta kishte bere.Lereni Erionin ne punen e tije,se askush me mire nuk do e bente.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Populli

                                              Do zoti ta prape pushtetin dhe ta shohin vendin germadhe

                                              Përgjigjjuni
                                            2. M
                                              ME. DU.

                                              SALI TRAPIT I KA HUMBUR BUSULLA FARE. HAJDUTI THËRRET KAPENI HAJDUTIN.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Iliri

                                                ska gje me te felliqur ne kete bote dhe me te rrezikshme gjithashtu se femra me hormone mashkullore dhe mashkulli me femrore si ne rastin e plehrionit dhe bajgava qe e brohorasin. nje cope kopil nga irani e gjysmagjel pervers qe e rreh edi rama me kamzhik zyrave te kryeministrise (kjo eshte e vertete). ky eshte pjesersiht funderrine veliaj

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Sufllaqja me qepe

                                                  Ai Harabeli si i kishte mbledhur qindra mijera eur cash?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Atdheu ju therret

                                                    Ce ka gjetur kete popull e kete vend ku perkrahet e nuk denohet krimineli vrasesi dhe atij qe punon dhe i gjejne nje qime floku keq i versulen si bishat e egra si gjoja drejtesia por dhe llumi i shoqerise nuk eshte fjala vetem per Veliajn por per kedo pra ne vemdin tone ulen malet e cohen halet dhe si mund te jetohet ne nje vend ku ai qe punon tregohet me girit nga te gjithe ndersa ato qe kane bere njemije te zeza u thuren lavde ne media dalin cdo minute ne to e si mund te kete besim populli ne demokraci

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. ?
                                                      ???

                                                      Po PSE i paskan shkuar ne shtepi valle I pa fajshem kyyyy?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Milo

                                                        Jo mo çne.Po e the ti dhe hordhia e shqupit, jo ne shpi ti shkojne,po sikur dhe nje veshtrim ti hedhin ,padiskutim qe eshte fajtor.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. P
                                                        Per kontrollin e Skap- zagareve !

                                                        Eshte jashte Kodi Familjare , aspak Fair e konform nji institucioni te Specializuar , te shkosh Ushtrosh Kontroll Shtepie ne kte menyre kaq ordinere madje Tinzare ,duke shfrytezuar mosPrezencen e Veliajt /KryeFamiljarit ne Shtepi . Kto jane Metoda aspak te nji Shteti Demokratik e aspak Ligjore . Por keshtu do degjeneroj gjithcka ne Anarshi,kur Qeverria KM thot ; Institucioni i Dreqesise eshte Shtet me vete dhe mundet te bej c'te doj me Te Drejtat e qytetareve Shqiptare. Pra kemi nji KM qe lejon Anarshine ,lejon Kapjen e institucioneve ,inkriminimin e tyre dhe s'intereson fare ,cfar ndodh me popullin edhe kur institucionet Abuzojne me Te Drejtat e tyre dhe Te Drejtat Qytetare . Ateher ,kur ky KM , s'tregon asnji interes , per Drejtesine dhe funksionimin e saj , perse eshte ky njeri KM ? KM i kujt eshte ky TruRrumpalle ! : Me besoni ,se nqs kto Veglat e Spak-ut , do i benin nji Kontroll te till ,ne Befasi Lilit te salih Putanes pa qen ai vet prezent ne Shtepi , sot ishte vene zjarri Skapit

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. k
                                                          km

                                                          Saliu eshte i paster Edhe si vrases( Ka bere vrasjen te gabuara),Edhe si agjent i UDB ,qe ia rrit vlerat si patriote i madh,Edhe si i korruptuar ( dhe Jo vetem individualisht ,por familjarisht),re Plot gjerat te tjera.Cdo gje qe Ka bere ,e Ka kryer ne te mire te popullit.Prandaj dhe drejtesia e nxjerre te pafajshem.Poooo,keta te tjeret,o ne,o nene.Kryekriminel Edi,pas tij vjen Erjoni.Jo me kot dekorohet Dumani me titullin kampion nga Drejtuesit e l'arte te kolonise Shqiperi.Sot po' zhvillohet Edhe nje gjyq kunder nje Dumani kriminel,por qe eshte virgjeruar si bashkepuntor i Dumaneve te drejtesise.Nje pietje qe kam,sigurisht nga padija: - cfare i lidh dumanin bashkepuntor te drejtesise me Dumanin e Drejtesise? Nje mbiemer,nje origjinen nga Peshkopise,dmth,Dibrane.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Një banor I Tiranës

                                                            Për km . Po Taulant Ballën me Sokol Ballën çfarë i lidh ? Po Sali Berisha qoftë largun , çfarë e lidh me këngëtaren kosovare Berisha , apo me portierin Berisha të kombëtares ? Aq i lidh mbiemri edhe ato Dumanët që përmënd ti . Jo për gjë po , meqënëse na pyete .

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. B
                                                            Biku

                                                            Djale kurve e burre kurve.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              Gerti

                                                              Erion, nuk e ke debatin me Berishen. Berisha ka marre rrugen e tij per ne burg, e sa me shpejt aq me mire. Ti problemin tend e ke me qytetin dhe me drejtesine. Ti dhe shoket e tu ne Bashki kane bere kasaphane e ti merresh me cdo gje, perfshi Berishen, po jo me kete.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Aron

                                                                Sali mortja dhe kushdo i shkon mbas jane fundurina.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. s
                                                                  sapa

                                                                  Eshte mire kur Hajduti Sali akuzon Hajdutin Veliaj!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. V
                                                                    Vezhguesi indiferent

                                                                    Mjaft me deklarata patetike, plot sharrje e mllefe, z. Veliaj. Fjalet hiena, korba, funderrina etj., i shkojne per shtat atij qe shan, gjysh Saliut. Po ti nuk matesh dot me te ne kete fushe. Ai eshte ne gjendje ta bej djallin te bardhe dhe boren te zeze. Kjo gjuhe tregon se je i nervozuar, do te thoshte nje psikolog. Ti, ne qofte se je i paster, pergjigju me maturi, dinjitet e ne menyre te civilizuar. Ama, nese je i perlyer, me mire hesht dhe prit perfumdimet e hetimit pasuro. Madje behu gati te vesh atje ku ke vendin. Se do gjesh mjaft shoke, ndoshta dhe gjysh Saliun.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Popull

                                                                      Erion !Rama dhe ti jeni fajtor para popullit Shqipetare per Hienen Sali sepse :Ju i keni dhene sheshe ndertimin atij dhe djalit tij per ndertime ne Tirane.Ju mgjse i dinit te gjitha krimet ekonomike dhe njerezore qe i ka bere popullit Shqipetare ,Hiena Sali, Ju nuk keni bere asnje padi ne organet e drejtesise brenda ose jashte vendit.Kryetari jote, krye maskarai dhe krimineli Rama ka bere dhe vazhdon te beje marrveshje me ate per te ruajtur karrigen dhe pasurime e tij.Car ke bere Ti deri sot per kete Hiene?

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje