Bardhi sfidon Berishën pas sulmeve? Zbret në Britani, që ka shpallur Non Grata kryetarin e partisë së tij!

9 Dhjetor 2024, 20:50Politika TEMA

Bardhi sfidon Berishën pas sulmeve? Zbret në Britani, që ka

Gazmend Bardhi i është përgjigjur sulmeve të qarqeve pranë Sali Berishës ndaj deputetëve të tij me një mesazh politik nga një vend që e ka shpallur Nn Grata kryetarin e partisë së tij-Britania e Madhe.

Bardhi ka postuar foto dhe tekste nga Dhoma e Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, duke i treguar Berishës diferencën e realpolitikës ndërmjet të dyve.

Postimi i Bardhit

Kënaqësi që gjatë vizitës në Parlamentin Britanik të takoheshim me deputetët Martin Vickers dhe Stephen Gethins, miq të Shqipërisë dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Britania është një shëmbull i demokracisë dhe ne kemi shumë për të mësuar prej tyre.

Nevoja për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie kujdestare që adreson rekomandimin kyç të OSBE-ODIHR për ndalimin e përdorimit të shtetit në zgjedhje; shteti ligjor dhe një sistem drejtësie i pavarur; si dhe shqetësimi për largimet masive të shqiptarëve, kryesisht të rinjve për shkak të pamundësive ekonomike dhe meritokracisë, ishin disa nga çështjet që diskutuam.

Deputetin Martin Vickers e falënderova edhe për mbështetjen që Partia jonë simotër e Konservatorëve Britanikë i dha Partisë Demokratike në Mbledhjen Ekzekutive të IDU për miratimin e Rezolutës për Shqipërinë, që ishte një skanim realist i situatës dhe mbështetje e fuqishme për kauzat e PD, përfshirë kërkesën për krijimin e një Qeverie Kujdestare për zgjedhjet sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.

Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë Shqipërinë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, me qëllim thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy partive tona.

Bardhi vizitë në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit

5 Komente

  1. B
    Badhushka

    Nuk i ben kucka dot karshillëk po e ka cu maloku me ju lut atyne per me i heq non graten

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazi si majmun

      I kanë këput ndonjë teke pedos bardhoshe

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Nuk di nga kush e ka mësuar ky dreq Bardhi këtë politikën e shantazhit. Sepse ky është shantazh i hapur ndaj Berishës. Të vijë në fillim të vitit një delegacion i konservatorëve anglez dhe të mos takojnë Berishën, si qëndrim në përputhje me një vendim të qeverisë së vëndit të tyre, ky do të ishte një shqetësim jo i vogël që Bardhi mundohet t'i shkaktojë "babit të Zenit". I pashpirt është ky Bardhi, nuk merr parasysh as moshën e shtyrë të zotit Berisha!

        Përgjigjjuni
        1. C
          CELARE

          E mor Sali ty nuk ka kudhër që të drejton. Ti nisi emisarët në cdo skaj të botës, lepuj bythën atyre që të kanë shpallur non grata. Dhe sikur ta heqin nongratën ti mbetesh bisht qeni . Shpirt kazmë do vdesësh , Ato që ti i kebërë këtij vendi nuk ka lum e det që ti lan Më vjen keq me pjesën e ndershme të PD që nuk e kuptojnë që Saliu cdo lëvizje dhe llomotitje që bën e ka për bythën e vet ,për familjen dhe për të shpëtuar qindra milion që i ka vjedhur këtij vendi TY dhe Zoti nuk të drejton dot pasi ta njeh shpirtin dhe dinakërinë Mbrefi dhëmbët që të kafshësh se Trampin nuk e zë gjumi për ty sa të mari mandatin O munde të pjedhsha mëndjen bëj cudi me mënden tënde

          Përgjigjjuni
          1. u
            une

            Ky i paska dhene nje goditje fatale Berishes. Bo bo ku do mbytet Saliu tani qe Partia Konservatore do mbeshtesi PD-ne?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje