Nga Ylli Pata
Ka disa ditë që qarkullojnë në rrjet materiale, ku ironizohen deputetë të PD-së, që u bashkuan me Sali Berishën, pasi mori vulën e partisë.
Më viralja ishte një video e vjetër e Jozefina Topallit ku sulmonte ashpër Agron Gjekmarkajt, të cilin e kishin montuar në një video tjetër të sikletshme, pasi po hante, e që nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Po ashtu më pas doli një tjetër material në rrjet nga një media onlinë pranë klanit familjar të Berishës që sulmonte deputetin Dash Sula, duke përdorur një fjalor të ulët, sikur ai i lutej Doktorit për ta bërë deputet.
Të gjitha këto materiale, as nuk janë sponane, e as të rastësishme. Janë pjesë e një atmosphere politike, ku të paktën klanet shumë të afërta të Berishës, po nisin një fushatë denigruese.
Nëse Sali Berisha do mërzitet, apo është kundër kësaj fushate, vetëm me një deklaratë apo telefonatë, mund të bëjë që ato të hiqen nga rrjeti e të mos përsëriten më. Por sipas gjasave, e gjith është pjesë e një strategjie që duket po lineohet për zgjedhjet e ardhshme.
Synimi duket i qartë; “deputetët e Gaz Bardhit”, jo vetëm nuk duhet të pretendojnë, por as nuk duhet ta çojnë ndër mend që të jenë në vendet e sigurta në lista.
Maksimumi këtë privilegj mund ta kenë dy-apo tre vetë që kanë treguar më shumë zell për ta mbrojtur doktorin e sulmuar SPAK, kurse të tjerët do të presin nga “mëshira hyjnore”.
Dhe sulmi duket se ka në zjarr të përqëndruar, pasi Jozefina Topalli, ka qenë për disa kohë si e dërguara e Berishës në qarkun Lezhë, e përkatësisht në Kurbin, ku sot është caktuar Agron Gjekmarkaj.
Ndaj dhe “zjarri mik”, duket se nuk është shkrepur nga armë me qitje të largët, por një një “pushkë” aty afër. Pushkë, e cila në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2023 nuk ishte metaforë, por armë e vërtetë zjarri…
po u dhemb barku fort juve per gjekmarkjan e jozefinen, me duket se keni filluar te ndjeni friken e humbjes qe keni nise me be shkrime te tilla percarese
Po kari po, frike nga Viçidoli dhe gojoret e tij. Nuk ka mjaftueshem malok dhe bythqira shqiperia qe te fitoni o bythqire, se malok sje ti se do shkruaje si analfabet po te ishe.
Si mund te mendohet se Sala mund te vije perseri ne pushtet,atehere ky popull me mure ti ngjallesh Enverin.Kurre nuk mund te krahasohet e kaluara e Berishes me te tashmen.Shqiperia ne vitin 2013 ishte ne prag falimentimi,me keq se greket,kurse sot buxheti i shtetit ka vajtur dy fishin e qeverisjes se kaluar.Ka korrupsion ,por ka patur shume edhe atehere,por atehere nuk guxonte jush te preke pushtetaretSi mund te vije ne pushtet qe pijen kryesore ka zhbërjen e reformës ne drejtesi qe rreth 80 perqind e shqiptareve e duan.Prandaj nuk duhet harruar shprehja "Armiku me i egër eshte ai qe harrohet"