“Më largoi Berisha pas 35 viteve, tani jam në pension” - Spaho rrëfen si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Nokën, sepse vepronte me arrogancë

21 Korrik 2026, 10:45Politika TEMA
“Më largoi Berisha pas 35 viteve, tani jam në pension” -

Ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV tregoi me detaje mënyrën se si e larguan nga PD-ja, pas 35 viteve kontribut në parti. Ai bëri përgjegjës direktë Sali Berishën dhe Flamur Nokën, për të cilin tha se vepronte me arrogancë, sidomos kur Berisha ishte në “arrest shtëpie”. 

“Tani jam i paangazhuar, jam në pension, merrem me familjen, mbush kohën me angazhimin politik, por duke u përpjekur që të ruaj, mosmolepsjen nga veprimet partiake.

Në shtator 2021 Berisha iu kundërvu qëndrimeve të Bashës që nuk mori përsipër humbjen e zgjedhjeve të 2021 dhe e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.

Kryetari zyrtar i PD-së ishte Basha dhe ai mbante përgjegjësinë. Rithemelimi premtoi shumë gjëra që të mos ishte e pamundur që të mos ishe dakord. 

Unë kam qenë kritik ndaj Bashës për reformën territoriale. Qëndrimet në atë kohë, pavarësisht se me Berishën kontaktet në 2013-2021 i kisha si të gjithë, kam qenë kundër djegies së mandateve dhe ia thashë Bashës, Kryemadhit, Mediut.

Sot jam i bindur se ka patur dorë edhe zoti Berisha në djegien e mandateve dhe që Basha merrte mendimin e Berishës, që ka qenë kryetar në hije.

Më largoi Berisha nga partia, dhe nuk erdhi brenda ditës. Ne premtuam demokratizimin e PD-së, nenin për të dhënë dorëheqjen kryetari, premtuam primaret, mbi bazën e kontributeve. Pas 35 viteve kërkova këto. Në 2008 po të hapësh letrat kundërshtova zgjedhjen  e presidentit sipas paketës që u bë. Thashë se me kompetencat që i keni dhënë kryeministrit, duhet të zgjidhni presidentin nga populli, por ma hodhi poshtë Berisha.

Unë kam patur rezerva për mënyrën se si u bashkuan dy gjysmat e PD-së dhe i thashë që më e udhës ishte të krijonim një grup të ri parlamentar, sepse ne dolëm të parët. I thashë që ndoshta krijojmë një parti të re, dhe i thashë që mund të humbnim 10 për qind, por nga viti 2021 kur humbëm me 30 mijë, pas 4 vitesh humbëm me 300 mijë.

Unë kam gëlltitur shumë gjëra. Unë jam përjashtuar 50 ditë nga Kuvendi. Unë nuk jam bërë pishman për këto.

Unë u përplasa ashpër me Nokën, sepse vepronte me arrogancë, me prepotencë, sidomos kur Doktori ishte në “arrest shtëpiak”.

Tani unë isha drejtues i qarkut Korçë dhe nuk më pyeste fare. Për të gjitha këto i kam shkruar Berishës dhe ai ia çonte Flamurit.

Doktori më tha nuk të kemi hequr, pasi më shkarkuan nga drejtimin i qarkut Korçë, Flamuri të nesërmen, më tha që meqë Ivi vjen nga një qytet afër Korçës menduam për atë.

Berisha më tha që të garantoj se do të jesh deputet dhe unë vazhdova me atë ritëm pune. Në primare dola i dyti në grupin parlamentar. Na vunë detyrë që po nuk gjetëm 300 emigrantë, nuk do të kandidoheshim. Unë gjeta 400. 

Detyra jonë ishte të identifikonim votues të djathtë dhe ata të regjistroheshin. Dhe dola në listë të hapur. E takova prapë Doktorin dhe kam qenë 1 vit rresht që ndenja te “Rruga e Shpresës”. Më tha se mund të kesh të drejtë, por kështu vendosëm. Noka dhe Kaso u thanë strukturave që mos më votonin”- tha Spaho.

18 Komente

  1. V
    Vezhguesi F.

    Po si ka mundesi qe nje politikan me pervoje 35-vjecare ka ngrene genjeshtren qe problemi ishte Basha. Basha nuk ka drejtuar as nje dite te vetme ne PD.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turp te kete Mond Spaho qe u fut ne PD prej fillim

      Mond Spaho ka qene sigurims, prandaj nuk ja mban bytha ti kundervihet Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skypion

        Tani un e kam thene ketu, mese njehere, se pse ky Spahua u vetperjashtua. Po e them prape se mund te kete shume qe nuk kane patur rastin te lexojne cka kam shkruar. Duke pare qe ky tipi del shpesh ne teverat e regjimit dhe shan Sali Berishen, i kam pyetur keta te PD-se: ore se c'eshte nje Spaho Spaho, nje plak i perhenur, qe shan cdo dite Berishen ne mediat e narkoregjimit, cfare ka, c'i keni bere?! Me thane: eshte mllefosur se pse se futem ne liste te mbyllur, dhe per kete fajin ia ve Doktorit. Po pse se futet - them une?! - Sepse nuk angazhohej ne fushate, per t'i rene shkurt per dembelizem; profesori ishte dembel; keshtuqe e lame ne liste te hapur qe te shkundej dhe te dilte nga gjendja e apatise. Po ky nuk deshi, u qurravit sa u qurravit si femijet per nje vend ne liste te mbyllur, pastaj kur e pa se s'kishte shprese... u veteperjashtua si ay kokrrjepuri i Sumes! Keshtu, qe nga ay moment, del diteperdite ne mediat e Rames dhe shan Doktorin! Po qenka spurdhjak ky profesori - u them une! Me shume se kaq - ma kthejne ata: profesori eshte nje qenef!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptar

        Mir ta kane bérê se ngele mbas bythês sê sali mriminelit dhe bene ne parlament si gore

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sela

          Po bilbilin që i fryje në parlament pa pushim e ke më apo ta mori Muli ?

          Përgjigjjuni
          1. E ka Sala .

            Ky i frynte vetëm BILBILIT të Saliut , jo të Mulit .

            Përgjigjjuni
          2. c
            ccc

            Profe, te qendrosh 35 vjete ne ate nevojtore, nuk shpeton dot pa u helmuar ne mendje e shpirte! Tani vazhdo vetpastrimin dhe kompensimin e demeve qe keni sjelle se bashku me te tjeret ne ate bashkesi te zeze! Asnjehere nuk eshte vone. Dhe mos vajto me per ate parti, nuk ja vlene.

            Përgjigjjuni
            1. O
              One

              Po dhe ti o burr i dheut, kaq naiv paske qen? Pas 35 vitesh e kuptove kush ishte Sali Berisha? Apo ju filloni ta kuptoni kur smerrni me ofiqe?

              Përgjigjjuni
              1. P
                PM

                Duket absurde po ta mendosh tani, po duket sikur Basha paska patur nje lloj intuite. E dinte qe nje pjes e mir e shqiptareve nuk duan dyshen Rama - Berisha. I bie qe paska pas te drejt buratini i Saliut. Vetem se ne momentin qe mendoi se mund ti shpetonte Saliut, erdhi Saliu me ca jenicer dhe si ne ato filmat per luftrat e mesjetes, pushtoi shqupin. Dhe te gjith e beri per hallin e vet, sikurse po tregojn zhvillimet. As hapje, as merit, as rini, hic Muli dhe Vokshi, bythlepires me patent. Ua tha Basha demokrateve qe ky e ka per hallin e vet dhe jo per juajin, po kujt tja thot, dumbabistave?

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlonjati 12

                  Me keto rrefimet e perseritura po merr pozat e viktimes dhe kaq keq po na vjen sa edhe gjumin naten nuk po e bejme rehat . Mos dil më neper tv se le nam , se nuk e çan kush per ty .

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gaetano

                    Me aq sa tu fryne bolet tu i ra bilbilit… E meriton te te vej Rama nje albiter anesor te sektori i gjelit te peqinit dashi. Te pakten dashi ngeli gjel peqin ne gen! Po ty o Mondi, ne ca sektori do te vej Rama kemboren ne qafe? Prit lokalet mond, e ke taksirat.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Profja

                      Sa mire Tani e je kuptuar Kush është Berisha, po si nuk e kuptove kush ishte më pare? Po paske qenë legen burre si nuk të vjen turp qe thua më mbajti me shprese? Unë nuk është se e dua apo votoj për Berishën po ti qeke më keq se Berisha!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Scorpion

                        E kujt i qahesh per te gjitha keto? Ik per palaço, oportunist. Se keshtu si e trajton ti problemin, nese do te te kishin zgjedhur deputet, do te ishe krah Nokës sot, duke ua futur te tjerëve. Gjynah, te jesh profesor e të kesh këtë qasje. Ti nuk po qan hallin e opozitës, qe ka shkuar ne këtë derexhe, por hallin tënd. Ik ha ate pension të mirë që ke se ta paska bërë mirë Noka. Nëse do të ishe burrë, betejën kundër Nokës a Berishës duhet ta kishe bërë kur ishe brenda asaj partie qelbësirë.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          populli

                          Shume pa dinjitet po me dukesh Edmond dhe sidomos pa mend. Fiks devolli. Te dukej vetja i mencur ty se tallej Edi Rama duke te thene profesor e ti fluturoje me....Pse fole tani apo pse te hoqen, po gjithe jeten ti do ishe deputet mor djale. Boll hengre ler edhe te tjeret te hane se ka me te mire se ty. Ti nje hic or tu mbyllte e mendjes. Boll dole ne TV se po ua veshtiros miletit duke bere viktimen apo qan rrogen e benefitet.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sfrg

                            ca lodheni me kete kokebrumbull, a s'se shikoni se ka shkuar per lesh?

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              Do te qeshi fati si Dash Sula zoti Spaho bej durim do rregullohesh nga zoti Rama edhe ti.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Korani.

                                Spaho filloi misioni i ri per ty o njeri i kastratit poradecit rri pak rezerve se saliu luan me skalione Saliu po ben gati revolucionin salingo te 14 shtatorit Nejse luaj pak teater o spaho

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  DOPJOKALLOJER BESFOR FADIL EDEPSĒZ MEMELE GJOLEKA

                                  Ej o gērdalla Edmond Spaho tani u kujtove ti tē kritikosh Magjarin idjot Flamurin pa bisht ku ishe ti 35 vjet apo ish nē Botēn e çudirave o burec maskara plak pusht. Saliu ua bēn mir ktyre lloi bythqirave langaraq.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje