Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me krerët e komuniteteve fetare.
Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Asti, Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, Ergest Biti.
Kryetarja Spiropali nënvizoi se me rastin e Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është e rëndësishme të diskutojmë jo vetëm për lirinë e besimit, si një e drejtë e garantuar në Shqipëri, por edhe për rolin e komuniteteve fetare në garantimin e të drejtave të tjera themelore të qytetarëve, duke kontribuar për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më njerëzore, më të drejtë.
“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, zhvillova sot në Kryesinë e Kuvendit një takim të ngrohtë dhe frymëzues me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.
Diskutuam për forcimin e infrastrukturës sociale, për një shoqëri më të mirë, më njerëzore, më të drejtë; se si toleranca fetare duhet të jetë edhe një model për sjelljen politike, kundër gjuhës së dhunës, denigrimit dhe urrejtjes, si të papranueshme në Parlament dhe në jetën tonë; bashkëpunimin në luftën kundër dhunës në shoqëri e në familje dhe se bashkëpunimi i Kuvendit me institucionet fetare të ketë më shumë në qendër njeriun dhe qytetarin”, shkruan Spiropali.
Dreken dhe peshkun me cfare vere do e shoqerojne. Sbesoj I ka prit me nje kafe!?
Rrini larg fese o Spiro....nuk ka pune shteti me fene....fare po fare bile.
Ore po janullen nuk e shikoj!!!!!!! Apo harrova shkon te Micua ne athine nuk ua var politikajve tane
...o e mjera shqiperi qe je ngopur me peralla te cdo feje.
O shoku komunist, po ka fe më të fëlliqur se feja komuniste? Akoma nuk e ke të qartë ti o njeri, se gjithçka ndodh sot tek ne, i ka rrënjët në mosbesimin në zot? Ju komunistët prishet kisha e xhami, vetëm për të krijuar për arsye interesi zotin tuaj toksor, të birin e Gjylos, një bastard që nuk la gur e kusur për t'a kthyer veten në zot për këtë turmë barinj dhënësh, siç jemi ne në masë dërrmuese. Sa për këta krerë fetar të emëruar me mjaft kujdes nga partia, këta nuk kanë pikën e turpit që shkojnë dhe takojnë një çupëlinë që as beson fare në zot. Ajo për zot ka vetëm Edi Ramën, njeriun ku ka mbështetur çdo interes për veten dhe familjen e saj. E urdhëron ai për t'ju takuar, se i duhen votat tuaja, pa sa për misionin tuaj hyjnor, ai e di që ju as ju ha meraku. Sepse ju nuk jeni fetar në bindje edhe pse jeni të emëruar në krye të institucioneve fetare. Por populli e di mirë kush jeni ju, ndaj nuk shkel kurrë në pragun e institucioneve tuaja, por i falet në heshtje e vetmi zotit të madhërishëm. Sepse ju e përdhosni vetë çdo ditë misionin e ndritur të besimit në Zot. Si në këtë rast duke i shkuar në takim kësaj bibe që vetëm me zotin nuk e lidh gjë.