A ishte Saliu "njeriu i Ramiz Alisë"? -

8 Dhjetor 2024, 22:10Politika TEMA

A ishte Saliu "njeriu i Ramiz Alisë"? -

Nga Migena Aleksi

“Përfaqësia e dërguar nga ju bëri bisedimet e saj me presidentin Alia. Për mendimin e përfaqësisë bisedimet qenë të suksesshme (brohoritje urraaa). U vendos të themelohet një parti e dytë(brohoritje urra-urra, fitore-fitore). Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre…” (Ovacione, thirrje)

Fjalët e mësipërme janë thënë nga Arben Imami para studentëve pas takimit të përfaqësisë së tyre me ish-presidentin Ramiz Alia. Paragrafi është shkëputur nga libri i Aleksandër Meksit, Dhjetor 90, Dokumente & Materiale.

Në orën 18.00 të datës 11 dhjetor ishte takimi me Alinë, studentët u kthyen sërish te konviktet duke brohoritur fitore dhe dëgjuan incizimin e bisedës së delegacionit të studentëve me Ramiz Alinë. Rreth orës 23.00 imami që përfaqësonte studentët atje ndër të tjera tha dhe fjalën e mësipërme.

E vini re fjalinë “Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre”?

Për kë i thotë këto fjali Imami dhe përse ishte nevoja e kësaj fraze?

Duhet të rikthehemi pak në rrethanat dhe personazhet e atyre ditëve të dhjetorit të 22 viteve më parë për ta kuptuar këtë frazë. Ideja fillestare që siç kuptohet u induktua dhe nga Alia ka qenë ajo e krijimit të një Organizate apo Partie të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj.  Për këtë parti flet Imami kur thotë: …Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë…..

Disa persona aty afër nisën të thërrisnin “Parti Demokratike”. Ishte grupi i Gramoz Pashkos e Aleksandër Meksit e qytetar të Tiranës me ta. Aleksandër Meksi ka qenë i pari që ka hedhur një ide tjetër nga ajo që u importua nga takimi me Ramiz Alinë. Ideja u shpreh që në atë mesnatë siç dëshmon Blendi Fevziu:

“Në asnjë vend të botës nuk ka parti studentësh, lerini budallallëqet”, ku u la që të takoheshin të nesermen tek Pashko.  Kështu dhe në datën 12 në mëngjes në një takim mes Meksit, Pashkos dhe disa të tjerëve u diskutua për krijimin e një partie..

Rreth orës 10.00 paradite kur Meksi, Pashko, Imami dhe Hajdari dhe disa të tjerë diskutonin për një parti të të gjithëve dhe  emrit “Parti Demokratike” dhe jo Partia e Intelektualëve dhe Studentëve,  Sali Berisha nuk ishte me këtë mendim  dhe ai këmënguli në idenë e ardhur nga takimi i Alisë: duhej krijuar një parti e Studentëve dhe Intelektualëve. Meksi ka debatuar duke thënë që nuk ka parti të tillë në botë, sepse kufizon anëtarësimin (ku do anëtarësohet një minator për shembull?). Berisha ka këmbungulur në tezën e Alisë dhe madje është larguar nga takimi. Ata që mbetën hartuan Programin e Partisë së parë opozitare.  Berisha u duk prapë tek shtëpia e Pashkos dhe shkoi tek mitingu bashkë me të tjerët.

Si shpjegohet ky qëndrim? A ka qenë Sali Berisha njeriu i dërguar nga Ramiz Alia për të ngritur partinë e dytë në vend? Ose njëri prej tyre? Në mungesë të dëshmive konkrete, për këtë përgjigje duhen analizuar të gjitha veprimet e atyre ditëve të Sali Berishës.

Disa nga rrethanat janë shpjeguar më lart. Sali Berisha as emrin nuk ia ka dashur Partisë Demokratike. Këmbënguli në emrin për të cilin foli Imami pas daljes nga takimi me Alinë, dhe më pas u zhduk për t’u rikthyer “me mendje tjeter” disa orë më vonë në mbledhjen e Pashkos, Meksit e të tjerëve. Me kë u konsultua gjatë asaj mungese?

Nuk duhet harruar që ata që propozuan emrin Partia Demokratike kishin bërë ndërkohë një paralajmërim: Nëse vijoni me këtë tezë për parti vetëm të studentëve dhe intelektualëve të rinj ne të tjerët po shkojmë te Kombinati Poligrafik.. (ato ditë tek studentët e në mbështetje të tyre ishin dhjetra mijra qytetar të Tiranës  që demonstronin dhe ata kundër komunizmit).

Mos vallë diku  gjatë orëve të mungesës së habitshme të Berishës u mor vendimi që duhej kaluar nga kjo vatër zjarri në shuarje në vatrën në ndezje?  Ishte Partia Demokratike që duhej “rrëmbyer” dhe jo një parti tjetër që po vdiste pa lindur? Pse vendosi Berisha ta lejë propozimin për një parti të studentëve dhe intelektualëve dhe kur e mori këtë vendim?

Thamë që Berisha u kthye pasditen e 12 dhjetorit. U bë themelimi dhe mitingu. Askush nuk kishte planifikuar një fjalim të Berishës. Por ai doli pas hapjes nga Azemi dhe nxitoi të fliste përpara Imamit që e kishin caktuar themeluesit që të lexonte Programin minimal të Partisë Demokratike të sapo krijuar.
Nëse do pyesësh ata që janë ende në Shqipëri nga ajo ditë do t’ju thonë të gjithë që ai ndihej shumë i sigurtë në ato që bënte, si një njeri i konsultuar që nuk ndjente rreziqe rreth e  rrotull në ndryshim nga të tjerët që kishin pasigurinë e spontanitetit dhe ndryshimeve të mëdha që po ndodhnin nga ora në orë.

Çfarë tha në fjalim Berisha? Një video e transmetuar disa kohë më parë, ka regjistruar këto fjalë:

“...Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar edhe për një arsye tjetër të madhe, sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike, se për ta fjala është më e rëndë se guri dhe se me dialog ata dinë të marrin vendime të mëdha historike. Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima).

Mirënjohja jonë sigurisht është edhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurinë e tyre u shndërruan në protagonistë të këtij dialogu historik (fishkëllima dhe duartrokitje), duke treguar se brezi ynë i ri din t’i qëndrojë gjithnjë drejt historisë. ..

Duke përfunduar ju ftoj të brohorasim të gjithë njëherësh “Rroftë Rinia jonë! (duartrokitje urraaaa)”. Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t’i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë (ovacione), për të mirën e kombit tonë…”

Mirënjohje Ramiz Alisë?! Kujt ia percjell kete mesazh? Kujt deshiron t’i tregojë që nuk e ka tradhtuar ende? Pse nxitoi te fliste pa mandat pikerisht perpara Imamit? Kujt i jep garancine se me te ne krye, ai (Alia) nuk do preket?
Dhe per me teper, Berisha këmbëngul duke e theksuar dy herë: Unë jam një mik i Partisë Demokratike… Jemi në datën 12 dhjetor. Berisha e quan veten ende “mik i PD” pra jo pjesëtar i saj e aq më pak themelues siç pretendon më vonë, një i ardhur pra nga “jashtë shtëpisë” që përshëndet dhe apelon për mirënjohje për Ramiz Alinë. Doktori ne fakt ende po “mat temperaturen”, te tjere me sa duket po vendosnin nderkohe per receten.

Dhe në datën 13 te Kinoklubi ndryshon dhe pjesa e mbetur e mozaikut. Kur nismëtarët dhe themeluesit e vërtetë të PD-së me emrin që ka sot – hyjnë në sallë, ata e gjejnë në podium Berishën. Të vetëvendosur në krye. Që fliste tashmë si “kryetar” e jo më si mik.

Rikthehemi tek pyetja: a ishte Sali Berisha njeriu i Ramiz Alizë për të ngritur partinë e dytë në Shqipëri? Ramiz Alia e shmangu me të gjitha mënyrat sa ishte gjallë përgjigjen e kësaj pyetje. Arsyet kuptohen: Nëse do pranonte këtë, do duhej të hiqte dorë nga statura me të cilën ka mbetur në histori. Është një rol që Shqiperia nuk do t’ja njihte nëse do pranonte që nuk ka patur asgjë prej burri shteti në veprimet e tij, por thjesht një intrigë për ndarje pushteti mes ish-komunistësh.

Mes themeluesve te vertete te PD (fatkeqesisht kane mbetur shume pak dhe ata qe jane ende ne Tirane duhet t’ua mbledhesh deshmite si copat ne nje puzzle) ka dhe një mendim tjetër: që Alia kishte caktuar dikë nga delegacioni i pedagogëve dhe studentëve por që ”e tradhëtoi” dhe prandaj e zëvendësoi me Berishen që e tregoi dinakerisht besnikerine në fjalimin që mbajti përpara qytetarëve dhe studentëve tiranas.

Dikujt mund t’i duket pa rëndësi tashmë kjo gjë. Nga ’90 kanë rrjedhur shumë vite. Plagët e ndërgjegjes shndërrohen në vullnet për të ruajtur karriken. Por nuk është plotësisht kështu. Rrënjët e vjetra të mashtrimit ushqejnë ende sot lulet e reja të tij. Gazeta Dita

12 Komente

  1. B
    Bravo komunisti Berrisha

    Sali Berrisha ka qene nomenklatur e PPSH dhe me te drejte , i ardhur nga fshati nga nje familje fshataresh analfabet shkollohet per mjeksi dhe qendrone ne Tirana ku punone mjek , behet antar i PPSH sekretar i PPSH dhe krijojne miqesia me familjen Hoxha dhe mjek i Hysni Kapo gjyshi Andushit, tani ju prisni qe ky njeri qe ka perfituar nga rregjimi te mos i sherbente ! . Nese Saliu i mori partin ja beri mire se nuk ishin te afte bile ka 34 vjet qe tall bythen me antaret e PD dhe gjithe shqiptaret. Raste i pa précédent ne bote qe ky njeri vrau mbi 5000 shqiptare ne1997 dhe me vone jo se nuk denohet por votohet . Nuk eshte faji i Berrishes PO i popullit bythe lepires.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      mero ham ham ham...... ====nderkohe, non-grata edhe miqte e Meros...shume shpejt...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Saliu ishte, eshte komunist, si Mero!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Jo, Saliu nuk ishte njeriu as i Enverit e as i Ramizit, por sic e ka treguar njeriu i Serbise dhe tani ka shtuar edhe Greqine. Veprat qe ka bere dhe ben akoma kunder Shqiperise dhe kudo ku jane shqiptaret, e kane treguar me se miri kete.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Skuthi

            Nuk ishte perzgjedhje e Ramizit skuthi. Ramizit iu imponua nga UDB qe ia sygjeroi Amerikaneve.Amerikanet pastaj bene nje deal me Ramizin qe vetem ata dine ti bejne.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazetari

              Nuk ka nevoje per hamendje. Shiheni nga fotoja me Ramiz Aline cfare fytyre skuthi ka..Maskaralleku i lexohet ne fytyre.

              Përgjigjjuni
              1. q
                qifte teli

                Pordhe me rigon!Ramizi dhe Saliu ishin te dy vartes te "DIPLOMATIT TE ERRESIRES"qe bente çdo nate fluturimi Beograd-Tirane.Kjo treshe shkateroi Shqiperine,ndaj Sali Berisha edhe sot mbrohet nga ata qe e montuan duke i hedhur hi syve ketij populli me gjoja izolimin e tij per nje kohe te shkurter.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiperia Etnike

                  Motërqir dhe prostitute vrimash e sahanësh. Një pjellë inçesti, urie, mizerje, grykësie dhe llumi shoqëror. Gjithçka që gjeti e ktheu në mut, ashtu siç kishte shpirtin dhe trutë e gomarit. 50 vjet punë i çoi për dhjam qeni. Ushtrinë e shpartalloi pa luftë. Shqipërinë e hodhi në humnerën e 1997. Drejtësinë, bujqësinë, industrinë, i ktheu në mesjetë tribale. Dialektika, si pjellë prostitucioni dhe inçestit. Integritetin territorial e shiti. PDnë e ktheu në mut. Tropojën e përvloi. Familjes së vet i la si tok të xanun familjare një PD të kallur nga i vetë dhe faturën e krimeve që nuk deshi të paguante si frikacak dhe intrigant. Pasi prokstituoi me UDBnë, Alkaedën, mafjen dhe grekun, në fund vendosi edhe ti bënte portapotty Labit analfabet Ferid Bejleri dhe të shkërdhehej në bythë nga MAVI dhe Janulla. As kush përveç armiqve të Shqipërisë nuk ju duhej një motërqir i tillë, aq më pak Ramiz Alisë që jetën e mbylli me nder, në paqe dhe në modesti të lavdërueshme.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nua rroku

                    Saliu i tha Ramiz Alis qe duhet te vrasi 40 mij shqipetar qe rregjimi mos te bie, ndersa Ramizi i tha publikisht qe jo nuk e pranoj qe te vrasim njerez,ky ka qene dhe terrorist

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nga pordhe ne zemer do mbarosh o 'lexhende"

                      Saliu se pari ishte dhe eshte njeriu i UDB-se. Ramizi e vuri ne krye te OD qe ta kontrollonte, por i beri gabim llogarite me malokun e pagdhendur. Hakun e popullit do tia marrin gjakesit e tij Saliu qe edhe kur ben dush nuk e heq jelekun antiplumb.

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        ramizi

                        Fatkeqesia e ketij vendi.Shkaterroji vendin,e vrau e dogji,ndertoi vend e pa vend,hakmarres,lufte nxites,eliminoi gjithe demokratet.Mos ishte ky qen ne do ishim ne BE para Rumanise dhe Bullgarise.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arbër

                          Per uzurpuesin e demokracisë, nga poeti popullor në vitin 2005 : “Ku e ke djalin nënë Jovanka ? -Në Tiranë, tek Sllobodanka. Na është kthy dhëndri n’pushtet, Tash do dalim n’selamet. “Dobro doshli, daj Fazlliçi ! E uron Shkelzen-o-viçi.” “Zdravo unuka Argitë ! Të gezojme që erdh’ kjo ditë! Tash fitojme ç’far’ t’na doje zemra: Pare t’pista, prona, tendera, Me rritë normën e fitimit, Jem’ bashkue me botën e krimit. Objektiv i madh për mue: Këto milionat me i fitue. Si t’i fusim në xhepin tonë, Ka metoda, ti pastrojmë! Armë, drogë e kontrabandë, Jane për burrat: punë e randë, Këtu, Argite mos i fut hundët, Kem Shkelzenin për kësi punësh. More Shkelzen, t’ka baba trim, Je i lind për demontim! Ti Argita, bija ime: Fokusou n’ privatizime! Sokoleshe, ti moj malesore, Na e hap studion ligjore, Gjithë projektet që ka shteti, Do i përlajmë t’ tana për vedi. Ç’farë ka prona ky milet, Në mal, n’fushë a në bregdet, Turru pra, ti moj azgane, Me i kalu n’llogarine tane. Thuri planet me ngadalë, Futju bregdetit me radhë, Nga Ksamili ne Velipoje S’lëmë parcelë të na shpetoje! Ty Jamarber t’kam si djalë, T’i zaptosh tokat në Jalë! Per Zenin kam tjeter plan Jane dy mije hektare ne Seman Nuk na vjen më fati në derë, Ta shfrytezojme per t’fundit herë! Të mos mbesë aset pa shit, Të mos lëmë pronë pa grabit. Do vëmë kapital pa masë, Do fitojme para me thasë, Me i pastrue sipas ligjit, Kemi firmat e Fazllicit. Shkina ime, moj Argite, Mire i “qan” keto “sukses fite” Çdo projekt që konsulton, Dhjetë përqindëshin e “rrafshon”. Nga që pronat ke synim, Po të jap mendimin tim: Tokë me çmim “badiava” Veç n’ Porto Romano ka. Jane pronarë ca katundarë, I gënjejmë me pak dollarë. Bëjmë nje Vendim historik: E kthejme n’ Park Energjetik. Vlera e tokës shkon n’stratosferë, Rritet çmimi 300 herë !! Sa firmos nje V.K.M. Pare të madhe fitojmë ne !! Shkelzeno, qepju Gerdecit, Eshte mbreti i biznesit. Gjithë mafiozët ma t’nderu N’trafik armesh jane perqendru. Eshte biznes fantastik ! Demontim dhe trafik. Do ta bejme ne menyra te fshehta, T’ mos leme gjurme ne evidenca. Trafikojme edhe raketa, Sa te doje Al-Qaida. Ne rruge sekrete permes Çadit, I çojme arme edhe Xhihadit. Nuk na duhen ne uzinat, Fillo, e ngre llamarinat. Përdor mjetet e ushtrisë, Ke dhe çikën e Farisë. Kam mendu per proceduren, Gati ke infrastrukturen. Fatmir Medin e Aldo Bumçen, I ke vartes n’ grupin e punes. Mos humb kohen me liçencat, Ti jep baba kompetencat. Qeveria, perfshi mua, Do te jete nen urdherat tua !! Në poligon shko ndonjehere n’të rrallë, Veç me mbush thasët me dollarë, Non-stop, n’supervizion, Baxhanakut i takon! Per fitimin maksimal, Nuk njoh ligj, as moral, Puna del me leverdi, Kur shfrytëzohen gra e fëmi. Këto jane punë që leverdisin, Pasurohemi me tanë fisin! Fitim të tillë nuk ka parë bota, Pesëdhjetë breza s’na dhemb koka. – Nga Argita due’ i projekt: Si ta fusim ARMO-n në xhep. T’u krijojme pershtypjen t’tanëve, “Se ua dhamë amerikanëve”. Nga Teksasi, një firme hiçi, Na e gjejnë Toma e Fazlliçi. Koperturë n’afera krimi, Rezart Taçi esht me kopili. Thirre Taçin me urgjence ! Fillo, jepi konsulencë ! Të startojë me korrupsion, T’paguaje mediat, sa t’kërkojnë! Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani, Fonde sjellë nga Azerbaijani. Nuk prish punë, t’ zeza a t’kuqe, Mirë se të vijnë nga mafia ruse! Vlerë fiktive vëmë n’ ofertë, Me u “pague” për 5-6 vjet, Po u zbuluem nga konkurentat, I ndërron Ruli dokumentat. Nuk e ban ai për shoqni, Ai ka këtu pjesen e tij, “Druri i arres” qe nxitim, Sot e kam ortakun tim. Për “OK”-n në parlament, Duhet ba një marifet: Veç të ketë emrin “garanci” Boshe e fallco, s’ka rëndësi. Grupi im parlamentar, Jane ca koqe, ca gomarë, S’jane të zot as “për një punë”, Miratojne ç’far u them unë. Pse jane arti, politika ?! I blejmë ca nga opozita, Kur ta mbyllim këtë pazar, U çojmë ftesat për iftar. Për paratë, s’kemi siklet, ARMO-n e marrim pa leke, Po t’na pyesë ndonjë gazetë, “Janë pague”, por jo n’buxhet. Po e teproi ndonjë gazetar, Do ta shpallë une tradhtar, Do ia djeg gjithë pasurinë, Me shtypshkronjë, e me makine. Për transferta kriminale, Kemi bankën personale, Me Korkut e Elvanë, Kryebandit Adrian Fullanë. I bajme ligjet si t’i dona, Që kjo ARMO t’jetë e jona. Ky qe plani, me startu, Eshte sukses i garantu !! ... (Poemë, ppërtë mos harruar me kë kemi të bëjmë ende, o shqiptarë!....)

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje