Basha përkujton 8 Dhjetorin: Është një moment reflektimi mbi idealet e tradhtuara nga ata që e mbajtën peng Shqipërinë dhe ëndrrën Europiane

8 Dhjetor 2024, 10:44Politika TEMA
Basha përkujton 8 Dhjetorin: Është një moment reflektimi mbi

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë dhe Lirisë, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e studentëve të Dhjetorit ’90.

Në një postim në Facebook, Basha thekson se kjo ditë shërben si një kujtesë për sakrificën ndaj diktaturës dhe si një thirrje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Basha u bën thirrje të rinjve shqiptarë që të ndjekin shembullin e studentëve të Dhjetorit dhe të punojnë për një Shqipëri ku talenti, merita dhe mundësitë reale janë prioritet.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së lirisë dhe demokracisë si trashëgimi e çmuar, duke apeluar për përkushtim të vazhdueshëm për një epokë të re shprese, zhvillimi dhe drejtësie.

“Është një moment reflektimi mbi idealet e tradhtuara të atij Dhjetori nga ata që e mbajtën peng Shqipërinë duke përvetësuar dhe vonuar ëndrrën e Shqipërisë si Europa” – shkrun Basha në postimin e tij.

Postimi i Bashës:

Këtë 8 Dhjetor, përulemi me respekt para guximit dhe vizionit të studentëve të Dhjetorit ’90, të cilët ndezën flakën e lirisë dhe demokracisë në zemrat e shqiptarëve. Ata u ngritën kundër një diktature të pamëshirshme dhe i dhanë fund një epoke të errët, duke hapur dyert një kapitulli të ri për Shqipërinë.

Kjo ditë është jo vetëm kujtesë për të kaluarën, por edhe një thirrje për të ardhmen. Është një moment reflektimi mbi idealet e tradhëtuara të atij Dhjetori nga ata që e mbajtën peng Shqipërinë duke përvetësuar dhe vonuar ëndrrën e Shqipërisë si Europa, por edhe një moment vetëdijësimi për të mësuar nga gabimet e të shkuarës, e për t’i lënë pas ato. Për të ndërtuar një Shqipëri ku çdo i ri të ketë mundësi reale për të realizuar ëndrrat e tij, për të ndërtuar familjen e tij, për të punuar sipas talentit dhe meritës dhe për të fituar një pagë të dinjitetshme, pa qenë i detyruar të largohet nga vendi i tij, nga të afërmit, miqtë dhe të dashurit e zemrës.

Në këtë 8 Dhjetor, dua t’i ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të marrin shembull nga ata studentë të guximshëm, të besojnë te fuqia e tyre dhe të mos pranojnë asnjëherë më pak se ajo që meritojnë. Shqipëria jonë ka nevojë për energjinë, talentin dhe idealizmin tuaj, për t’i hapur dyer një tjetër kapitulli të historisë sonë, për një epokë të re shprese, zhvillimi, meritokracie dhe drejtësie.

Bashkë, me vendosmëri dhe besim, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar. Në këtë ditë të shënuar, të ndalemi dhe të kujtojmë se liria dhe demokracia janë trashëgimia jonë e çmuar, por ato kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm për t’u mbrojtur dhe forcuar.

Gëzuar Ditën e Rinisë dhe Lirisë!

6 Komente

  1. A
    Alfred

    Edhe ti je "shareholder" ne kete vonese, mor idiot!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lindita

      Lulzim Basha- nderro profesion, sepse ne Politike deshtove; te perplasi Rama me perbindeshin Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        O pika idioti sa vjeç ishe ti atehere o karabush .Ty ne politike te katapultovi argita e sales , se ty nuk te njihte njeri , o genjeshtar . To ti biesh bukur deri ne fund te dhjetorit pastaj do te shikosh se ku e ke vendin dhe sa te vlen lekura ,o I pa bese .

        Përgjigjjuni
        1. Çfare karabushi

          Si mund te jete robi kaq i PAFYTYRE . Si ka cipe dhe del perseri ne publik ky rob! Shko mer trap ne Hollande mqs ke mundesi dhe mos u duk me ne kte vend se le nam.

          Përgjigjjuni
          1. i
            i drejti

            E Mero sa para te ka dhene luli per ti lene hapsire ne gazeten tende, ky flet per demokracine e tradhetuar haaaa po ky ishte ne pushtet 12 vjet, 8 minister e 4 kryetar bashkie, e ka goje e flete per tradheti qe eshte numeri nje ne shqiperi per tradheti te lumte kari basha qe ja fute argites e u bere milonier per te tjerat mbylle halen legen.

            Përgjigjjuni
            1. p
              prokuroia me SPAK e gjykata te izolojne krimin po

              Kam dhier mu ne kete dite te qelbur qe ka 32 vjet qe bie era kerme, hajduteri dhe mut çobani!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje