Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025 - Celibashi propozon të numërohet nga KQZ, partitë politike të kenë vetëm vëzhgues

7 Dhjetor 2024, 11:41Politika TEMA
Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025 - Celibashi propozon të

Komisioni Rregullator i KQZ diskutoi sot mbi modalitetet e numërimit të votës së diasporës në zgjedhjet e 2025.

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ka propozuar që numërimi i votës së emigrantëve mos të bëhet nga përfaqësues të partive politike, por nga persona të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas propozimit të KQZ, partitë mund të kenë vetëm vëzhgues dhe këta vëzhgues kanë të drejtë vetëm 1 herë të përjashtojnë numëruesit e KQZ.

Komisioni rregullator nuk mori një vendim dhe e shtyu atë për 5 ditë, ndërsa pritet edhe mendimi i partive politike.

1 Komente

  1. M
    MARSELI

    E gjith ptocesi zgjedhor duhet te ufhehiqet nga K.Q.Z.Ase nje force politike zduhet te marre pjes.Vetem vezhgues.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje