Basha takim në Kongresin amerikan: Falenderova për ndihmën e madhe që SHBA po i japin SPAK për të luftuar lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin

7 Dhjetor 2024, 11:15Politika TEMA
Basha takim në Kongresin amerikan: Falenderova për ndihmën e

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë me kongresmenin Darrell Issa në Capitol Hill, ku diskutuan për situatën në Shqipëri dhe rajon. Basha falënderoi SHBA për mbështetjen e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar ndikimin e politikës në krim.

Ai theksoi nevojën për ndihmën e SHBA për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Gjithashtu, diskutuan për situatën në Kosovë, duke kërkuar një angazhim më të madh të SHBA për zgjidhjen e dialogut me Serbinë dhe për sfidat e Ballkanit.

Basha më tej foli për situatën në Ukrainë dhe miratimin e një rezolute që kërkon që Rusia të paguajë për dëmet e shkaktuara.

Postimi i plotë i Bashës:

Bisedën e nisur në Forumin e IDU me kongresmenin Darrell Issa, kandidatin kryesor për Kryetar të ardhshëm të Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA, e vazhduam në detaje në zyrën e tij në Capitol Hill. Ai u interesua në detaje për situatën në Shqipëri, por edhe në rajon.

Si anëtar i Komitetit të Drejtësisë dhe Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Kongres, e falenderova për ndihmën e madhe që SHBA po i japin SPAK për të luftuar krimin e organizuar, lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin. Shqipëria është një rast i paprecedent, ku krimi vendos kandidatë dhe i siguron pushtetin kryeministrit. Po ashtu, partia e Edi Ramës dhe grupimi i Sali Berishës bashkuan votat për të liruar zyrtarët e korruptuar dhe për të bërë presion ndaj drejtësisë.

Ka një përpjekje të përbashkët të klasës së vjetër politike për ta mbajtur Shqipërinë peng të interesave të tyre.

Theksova rëndësinë që SHBA kanë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, si dhe faktin se për ne është jetike ndihma për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Diskutuam për situatën në rajon dhe veçanërisht në Kosovë. I kërkova një angazhim më të madh të SHBA në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja sa më parë e këtij procesi, me njohjen në qendër, është interes madhor jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë rajonin. Përballë shumë sfidave me të cilat përballet bota sot, është jetike që të mos lihet pas Ballkani, pasi vazhdimisht Rusia synon ta përdorë si vatër për të minuar stabilitetin e Europës dhe për të nxitur konflikt me NATO-n.

Folem edhe për situatën në Ukrainë. Mirënjohës për vlerësimin ndaj rezolutës së iniciuar nga unë dhe mbështetur unanimisht në Këshillin e Europës, që kërkon që Rusia të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë.

6 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Të gjithë mendojnë se ēshtë më e lehtë ta marrin kalanë nga brenda, ndërsa Luli mendon se mund ta marrë nga jashtë. Është fantastik për shkak tē fantazisë së pakufizuar, karakteristikë kjo e atyre me fare pak tru, por që, atë që kanë e kanë jashtëzakonisht të djallëzuar.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulush bilbilushat ne fushaten zgjedhore.

      Ngaqe Jane mesuar ti marrin karriketc me lepirebythje ndaj amerikane e dhe Europianeve,kujtojne se do te vendosin ATA per ndarjet e karrikeve

      Përgjigjjuni
      1. U
        Uuuuuu

        Po len nam me keto karrlliqe keta ...takova kete kongresmen takova ate kongresmen edhe ku eshte benefici ? e kujt i plasi trapi ke kongresmen takone ti . Politike provincialesh po me kujtojne nje histori kur nje turiste erdhi ne Berat dhe tha ky qytete duhet te vendosi nje porte dhe kush hyne duhet te paguaje, po kur dolem dhe shikuam çfare ishte bota , Berati nuk ishte as fshat se qytete jo e jo , ndaje ndaloni me keto trapizma ......

        Përgjigjjuni
        1. A
          Amerikani

          Juve fundrrinave komunisto - berishist , juve fundrrinave harbute te mekuar ne koritat Envero - berishiste , nuk u lidh asgje me Boten e lire , AMERIKEN dhe Perendimin , perkundrazi ju e urreni ate , sepse Ajo u prish rehatine ne habitatin tuaj , ne mocalin e zhabave dhe shushunjave nden komanden e vrasesit te panginjur , Sali Berishes dhe ortakeve te tij , alias lenda e pare e SPAKUT . Skllever e bije sklleverish !!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Per te qare e per te qesh. Ky pisi per ate $200 million a do te hetoet, apo e mbylli me procedure per dhimbje barku e dhjerje? Po ik o Lluq, se ti je po aq kriminel sa edhe Saliu.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pap

              Bo, si qenka fishkur ky cifuti, kisha kohe pa e pare!?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje