‘Të vegjlit’ kërkojnë lista të hapura, Dash Shehi: Kushtetuesja të mbrojë interesat e minorancës

6 Dhjetor 2024, 21:50Politika TEMA
‘Të vegjlit’ kërkojnë lista të hapura, Dash

Ndërsa një pjesë e partive të vogla, mes tyre dhe LZHK-ja, janë me sytë nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese, Dashamir Shehi shpreson dhe jep argumentet pse ky vendim duhet të jetë në favor të ankimuesve, për Kodin  Zgjedhor.

Ky ligj që është sot, është kushtetues. Mund ta kaloni, por dhe mund ta ndryshoni. Mendojmë që Gjykata Kushtetuese duhet të shkojë në thelb të ligjit. Sigurisht që mazhorancat e kanë mundësinë për të ofruar dhe votuar ligje me dominancë”, ka thënë Shehi.

Partitë e vogla kundërshtojnë listat e mbyllura, pasi sipas tyre, pakti PS-PD i korrikut, ka krijuar pabarazi mes partive politike dhe kandidatëve në garën zgjedhore. Vetëm partitë e mëdha kanë mundësi gare, në 2/3 e listës së hapur, ky qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes kandidatëve për deputetë.

Gjykata Kushtetuese nuk është instrument për të mbrojtur mazhorancat duke iu dhënë të drejtë nga se janë mazhorancë, por në radhë të parë për të mbrojtur minorancën. Ky është thelbi i demokracisë”, shtoi ai. Kushtetuesja pritet të shprehet brenda këtij muaji.

3 Komente

  1. T
    T

    Keta te vegjlit ngulin kembe per lista te hapura,thua se po u happen listat keta do bejne namin.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Kushtetuesja ka ligjin prepara o dash pa brire ? E perse duhet te mbroj vetem interesat e te vegjelve pa elettorato? Po te medhenjte te kujt jane , te njerkes ? Ju te vegjlit keni kandiduar gjithmon si pjese e pd -se dhe keni siguruar mandati tuaj .Çdo parti duhet te kandidoj vetem , futja nje gote tani o Dash (dele).

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi i Vjetër

        Hiqeni ore këtë Dash Gjizën nga mediet. Rruga e tij, që kur është lindur, ka kaluar nga qypi i gjizës dhe bidoni i rakisë. Si politikan, në këto tri dekada, është ushqyer në kazanin e Sali Berishës. Ky është një frymor kot, pa asnjë vlerë. Eshtë një sharlatan i vërtetë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje