Pse PD braktisi protestën për Ilir Metën para SPAK?

6 Dhjetor 2024, 18:04Politika TEMA
Pse PD braktisi protestën për Ilir Metën para SPAK?

Partia e Lirisë zhvilloi një tubim para Prokurorisë së Posaçme këtë të premte, si shenjë proteste për burgosjen e ish-presidentit Ilir Meta, ku u mblodhën disa dhjetëra simpatizantë.

Qytetarët u mblodhën para godinës me disa pankarta ku shkruhej “Ndal burgimeve politike”.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përcolli një mesazh nga qelia i cili u lexua nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja.

Mesazhi i tij ishte i fokusuar në sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se synimi është që të goditet opozita, ndërsa favorizohen pushtetarët dhe “mbron korrupsionin e kryeministrit”. Hetimet ndaj tij, Ilir Meta i konsideron të turpshme dhe të manipuluara.

Ndërkohë në fjalën e tij sekretari i PL-së Tedi Blushi e akuzoi SPAK si shkatërruesin e reformës në drejtësi dhe që po mbron korrupsionin.

Ai akuzoi Dumanin si mercenar më të verbër të rilindjes, që sipas tij ka mision persekutimin politik të opozitës.

“Është ky Altin Dumani që shkul një fshat të tërë për ta hetuar për një autokombajnë pa leje. Është një institucion mashtrues e montues procesesh të rreme me zero fakte e dokumente dhe zero prova ndaj liderëve të opozitës vetëm për llogari të narkomafies. Dumani është armiku i shtetit të së drejtës, lirive, dinitetit njerëzor të çdo shqiptari. Është mercenari më i verbër i rilindjes, misioni i të cilit është persekutimi politik i opozitës”.

Në protestë ishin Erisa Xhixho, Tedi Blushi, Petrit Vasili, Lefter Maliqi, Genc Gjokutaj dhe Petraq Milo. Por munguan Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti dhe Agim Nesho. Po ashtu as Monika Kryemadhi nuk iu bashkua protestës ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Kësaj proteste nuk iu bashkua aleati Sali Berisha e zyrtarë të lartë të PD por gjithashtu munguan edhe disa eksponentë të vetë PL-së. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë një konference për shtyp se ata ishin të ftuar të merrnin pjesë, por kjo protestë nuk ishte organizuar nga koalicioni. Berisha tha se PD së bashku me PL-në do ta dërgojë çështjen e arrestimit të tij në Komitetin Antitorturë të Këshillit të Evropës.

“Protestën e organizonte Partia e Lirisë. Demokratët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, por nuk ka qenë organizim i koalicionit kjo protestë. Përkundrazi, PD e konsideron rrëmbimin e Ilir Metës dhe keqtrajtimin e tij, zvarritjen dhe goditjen, si një nga aktet më të rënda të torturës publike të regjistruara nga vitet ’50 gjer sot.

Dhe PD, së bashku me PL do e dërgojë këtë rast përpara Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës, në mënyrë që ata që e organizuan këtë akt, të marrin ndëshkim ndërkombëtar. Akt i verbër i hakmarrjes politike e Edi Ramës ndaj Ilir Metës”, tha Berisha.

11 Komente

  1. S
    Sali komunisti non grata

    Rrofte SPAK! Poshte sntishqiptaret dhe trdhetaret e kombit!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Rroftē SPAKU dhe SHBA e BE , poshtē fshatarēt injorantē hajdutē tē korruptuar dhe zagarē langaraqē plehrash fshati, non grata dhe grata. Ka 10 vjet qē i kēshilloj like-fshatarit tē dorēzojē gjēnē e vjedhur , por e mori si shaka.

      Përgjigjjuni
    2. K
      KOMUNISTI

      Jam ne ITALI.Nga lajmet ne Televizion ndegjuam qe Z.TEDI BLUSHI tha se SPAK eshte nje organizzate kriminale.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marinela

        tedi le te filloj te punoj nendonje berberhane fshati. Aq kapacitet ka. Madje atyre qe udhetojne shpesh ne qytet mos ti mart ne dore se do e zere belaja.????????????

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Komunist! He thuaje ate qe kishe per te thene. E ke lene gjysem fjalen. Ate qe Blushi e tha se SPAK eshte nje organizate kriminele e morem vesh,po pastaj?

          Përgjigjjuni
        2. f
          filip

          O sa për të qeshur proteston baxhella Xhixho se do ta haje i jati hajdut i ndyrë.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Soni

            Nuk paska pak...nisur nga niveli ku ka perfunduar reagimi ne Shqiperi.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dursakja

              Mbroni Ilirin që vodhi dynjanë Mbroni Ilirin që vodhi flori Nuk mbroni sot ju fukaranë Që e lanë pa bukë, drita e pa shtëpi.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tik, Tak. Jam une Spak.

                Ka dhe ca te tjera rospie qe u gjente dhe burra Ilir Meta qe nuk vajten sot.. Po ju shpeton shurra nga te vjedhurat dhe spo dine ku te futen..nga Italia ,ne Amerike..Dardha e paska pasur bishtin mbrapa!!!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dursakja

                  Po Sali Berisha ja ndërroi mbiemrin ilir Metës duke e quajtur ilir Floriri. Vetëm me këtë thënie i ka bërë mirë këtij vendi, kjo është e vetmja dhe e fundit. Të tjerat do t'i shkruaj historia.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dursakja

                    Spaku të verifikojë pasuritë e 10 protestuesve kryesorë të Ilir Meta duke vënë në krye tedi blushi, Erisa xhixho, si dhe P. Vasili, Haxhinasto, Panaritit dhe protesta jo vetëm nuk do ketë por do të fshihen dhe hahërdahen si mijtë kur bien tërmeti.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje