Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: E turpshme që pranon të përdoret sa herë i duhen votat Ramës

6 Dhjetor 2024, 15:37Politika TEMA

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: E turpshme që pranon

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur sulmeve të Berishës. Në një reagim në facebook, Basha shkruan se ish-kryeministri është shndërruar në një mjet të Edi Ramës, duke e ndihmuar në zhvendosjen e vëmendjes nga aferat korruptive të qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin.

Sipas tij, Berisha ka pranuar mbështetjen e Ramës për interesa personale, duke lënë në hije opozitën dhe duke dëmtuar kauzën demokratike.

Basha më tek shkruan se do të vazhdojë të punojë për t’u ofruar demokratëve një alternativë të besueshme dhe të ndershme, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dhe integritetit politik.

Fatkeqësisht, dosjet e Sali Berishës e kanë kthyer atë në asetin e Edi Ramës, të cilin e përdor për të mbajtur debatin publik larg aferave të panumërta korruptive të qeverisë dhe lidhjeve të saj të tmerrshme me krimin. Është e turpshme, që Berisha pranon të jetë nën patronazhimin e Edi Ramës, të cilit i dha votat për të amnistuar të korruptuarit e tij, për mbylljen e listave, për pazarin e radhës me Gjykatën Kushtetuese, dhe në këmbim, mori vulën përmes një vendimi skandaloz, që Berisha e përdor jo për t’i shërbyer opozitës, por problemeve të tij me drejtësinë. Është e kuptueshme, që politikisht Berisha nuk mund të ekzistojë pa një armik, kështu që, përsa kohë Trekëndëshi i Bermudës po shtrëngon radhët në përballjen me SPAK-un, i ngelem vetëm unë me të cilin mund të merret për të hedhur në publik shashka qesharake.Ndaj jemi më të vendosur se kurrë për të mos i lënë demokratët pa alternativën e duhur dhe të besueshme, me të cilën të ndihen të përfaqësuar, të nderuar dhe jo të tradhëtuar.

7 Komente

  1. V
    Varileshteokracia

    Kujt ia thua se...!

    Përgjigjjuni
    1. I
      ILIR

      O Berisha,ta ben mire ky Basha,E ngrite nga hici,te paaftin,dudumin,tradhetarin,bukeshkalin dhe bere kryetar partie qe te shkateronte partine dhe tere opoziten.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marseli

        Jo more Bashe jo.Ti je aqe i pa afte dhe i korruptuar me berishen sa nuk e kafshon do ate dhe i turresh Rames.Berisha as lekures tij nuk i sherben se ka frik por ja u le fain te tjereve.Mos e kerkoni fatkeqesin ruaj te Rama por tek krimet tende dhe Saliut

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shko Lul shko.... fli gjume, apo ne gjume je.

          Po shiko pa shiko, akoma ky koqe nuk e kupton se ambasadat e ne vecanti ajo amerikane e kane fshire me kohe emrin e tij pasi e perdoren per te debuar Sali kserbin nga PD dhe e flaken si rrecke ashtu sic e meriton cdo plehre. Cfrare ben SPK per mega-vjedhjen 230 milion eurove ne Rrugen e Kombit kur ky hajdut ishte Minister i Infrastruktures, po per vrasjen e 4 protestuesve ne Bulevard bashkeautor me Saliun kur ky kriminel ishte Minister i Brendeshem/ Si mund te lihet ni lire nje hadut-kriminel? Basha do te sjelle nje alternative perbashkuese dhe euroatlantike a thua se ky nuk ka qene kurre ne politike dhe Kryetar i PD per 10 vite, tre here Minister ne Qeverite e Kriminelit Sali dhe Kryetar i Bashkise se vjedhur te Tirane etj et....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti

            Njeri pa dinjitet e moral

            Përgjigjjuni
            1. u
              une

              Ku dreqin e gjeti Berisha kete njeri qe nuk di te beje asgje pervecse te lyej floket. Pastaj ky eshte ktrejt e kunderta e Berishes. Berisha inteligjent, ky medioker, Berisha punetor,ky dembel, Berisha i vendosur, ky zbytharak, Berisha i perballjes direkte, ky skuth i birucave e prapaskenave, Berisha i fjales se mbajtur, ky genjeshtar edhe i pabese. Ky eshte gabimi me i madh dhe i pajustifikueshem i Berishes qe kur ka hyre ne politike.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kati funit te 17 nentori

                Ku e gjeti Berisha.... pysni Argiten.....!!!!! Kot nuk thojn Ca te bon femija sta bon perenia atje e gjeti Berisha qysh NGA kosova e deri para Ca kohesh Kur u zin,pastaj car faji Ka dhe Gita me ate burr frroco Luli i dukej Ylllllll .....!!!!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje