Basha vijon turin në Washington, takim me Darrell Issa: Diskutime për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin

6 Dhjetor 2024, 12:27Politika TEMA

Basha vijon turin në Washington, takim me Darrell Issa: Diskutime për

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Darrell Issa, një nga kandidatët kryesorë për Kryetar të Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.

Në fokus të bisedës ishin situata në Shqipëri dhe rajon, lufta kundër korrupsionit, lidhjet mes politikës dhe krimit, emigracioni dhe sfidat e sigurisë, veçanërisht në Kosovë dhe NATO, përballë agresionit rus në Ukrainë.

Issa vlerësoi vizionin e Bashës për zhvillimin ekonomik, teknologjinë dhe transparencën, duke mbështetur angazhimet për forcimin e qeverisjes dhe rritjen e inovacionit.

Kënaqësi të bisedoja me kongresmenin Darrell Issa, kandidatin kryesor për Kryetar të ardhshëm të Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.

Me kongresmenin Issa, një figurë e njohur në politikën amerikane dhe aktualisht anëtar i Komitetit të Drejtësisë dhe Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Kongres, biseduam për situatën në Shqipëri dhe në rajon, me theks të veçantë te lufta kundër korrupsionit, lidhjet e politikës me krimin dhe emigrimin.

Si një zë i fuqishëm për qeverisje të vogël dhe për mbështetjen e sipërmarrjes dhe inovacionit në SHBA, Issa mirëpriti vizionin tonë të shndërruar në plan qeverisës për zhvillimin ekonomik, përgatitjen e brezit të ri në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës.

Siguria në rajon dhe sfidat me të cilat po përballet veçanërisht Kosova, si pasojë e politikës së Beogradit të mbështetur nga Moska dhe sfidat e NATO-s përballë agresionit rus në Ukrainë ishin gjithashtu temë e bashkëbisedimit.

7 Komente

  1. I
    ILIR

    O Mero Baze,a paguan Basha per te dale ne gazete ? Car eshte Basha,vec se nje deshtak qe me pazaret me Ramen shkaterroi opoziten shqiptare. Nje deshtak medioker,nje i zgerdhire me zor, nje Uria Hip.Takon njerez ne Amerike,ne emer te kujt ? Ke perfaqeson ai ne Shqiperi ? Ai eshte askushi.

    Përgjigjjuni
    1. u
      une

      O Tema. Mos e shpenzoni faqen e gazetes tuaj te nderuar me njerez koti qe nuk i voton askush.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Sali, do ja mbledhesh Lulit apo jo?

        Ne emer te kujt flet Luli neper Usa? Ke perfaqeson ky? A e dine ata se Luli nuk perfaqeson as familjen e vete ne takimet zyrtare ne Usa, sepse familjaret e tij nuk jane qytetare shqiptare. O Agron Llakaj na e bo nje skec per keto ta

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          O zot....

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali, mblidhe ket zagarin tand se te turperon

            Ore po ke perfaqeson ky Luli ne takimet ne Kongresin Amerikan? Parti nuk ka, tre familjaret nuk i ka qytetare shqiptare, si i genjen ata qe takon? Vetem po ta kete caktuar Saliu ambasador pa portofol te PD per Usa, BE, Serbi e Rusi! Po shpenzimet kush ja mbulon? Mase Alexi i Sorosit?! Ambasda e Usa ne Tirane te njofton protokollin e Kongresit atje ne Washington DC se ky idiot shqiptar nuk perfaqeson asnje force politike shqiptare. Ai sajon sebep te largohet nga Tirana qe ti shmanget Spak-ut per 21 janarin etj. Pislliqe si lobimi me pare Ruse, por kot e ka, O Agron Llakaj na e bo nje skec te dhitet mileti se qeshuri me bemat e ketij Lul Bashes fenomenal.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjola

              Hape dhe ........ pupuupuu .. kush do na luctoj korrupsionin .O Zot ! .

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Kush i paguan udhetimet e ketij inukut?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje