Me caktimin e datës së zgjedhjeve,Sali Berisha, vendosi të ndryshojë drejtuesit politikë në qarqe.
Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë, u vendos që grupi i punës të përbëhet nga 36 funksionarë të PD-së.
Dy ditë më parë, Partia Demokratike miratoi ngritjen e një grupi pune për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme 2025, nën drejtimin e Belind Këlliçit.
Por pas Tiranës, PD caktoi grupet e punës dhe drejtuesit e tyre edhe për disa qarqe të tjera në vend, për fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme të 11 majit, të dekretuara dje nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Me firmë të kryetarit të saj, Sali Berisha, nën akuzë për dosjen “Partizani” dhe i sapodalë nga arresti shtëpiak ku qëndroi për gati një vit me vendim të GJKKO, janë përzgjedhur edhe emrat për qarqet Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, Kukës, si dhe për Kavajën dhe Rrogozhinën.
Në Durrës është caktuar drejtues qarku politik Oerd Bylykbashi, ndërsa ndihmës në zonën e Fushë-Krujës dhe Krujës do të jetë Gent Strazimiri.
Për qarkun e Elbasanit, drejtues është caktuar deputeti Tomor Alizoti, teksa në grup do të jenë edhe 24 persona të tjerë në listë shtabi, mes tyre shumë deputetë si Aurel Bylykbashi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji apo Qani Xhafa.
Në Lezhë prin listën deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, që do ketë si ndihmës edhe 12 funksionarë politikë të partisë, mes tyre deputetet Elda Hoti, apo dhe Lindita Metaliaj.
Kurse në Berat drejtues është caktuar Eno Bozdo, i mbështetur nga deputeti Kasëm Mahmutaj dhe 4 të tjerë. Në degët Kavajë dhe Rrogozhinë është zgjedhur drejtues kryebashkiaku Fisnik Qosja, që do ndihmohet nga Shkëlqim Hoxha, Hekuran Xhani dhe Rudin Hylviu.
Qarku i fundit ku është përzgjedhur shtabi për zgjedhjet e 2025-s është i Kukësit, me drejtues deputetin Flamur Hoxha dhe ndihmës Isuf Çelën, Miftar Dautin, Nazlie Laçin dhe Besa Manajn.
QARKU DURRËS
Oerd Bylykbashi, drejtues
KRUJË, FUSHË-KRUJË
-Gent Strazimiri
QARKU BERAT
-Eno Bozdo, drejtues
-Afërdita Pushi
-Ardit Bënja
-Kasëm Mahmutaj
-Kozeta Protoduari
-Zija Ismaili
DEGËT KAVAJË DHE RROGOZHINË
-Fisnik Qosja, drejtues grupi
-Shkëlqim Hoxha
-Hekuran Xhani
-Rudin Hylviu
Qarku Kukës
-Flamur Hoxha, drejtues
-Besa Manaj
-Isuf Çela
-Miftar Dauti
-Nazlie Laçi
QARKU LEZHË
-Agron Gjekmarkaj, drejtues
-Albert Melyshi
-Albina Deda
-Aleksandër Kovaçi
-Elda Hoti
-Kastriot Piroli
-Lindita Metaliaj
-Maksim Kola
-Mariglen Doci
-Marjana Brunga
-Salvador Kaçaj
-Ylvina Ndoj
-Zyrafete Kulli
QARKU ELBASAN
-Tomor Alizoti, kryesues
-Alesia Balliu
-Arben Elezi
-Arbjola Halimi
-Ardian Turku
-Ardit Shehu
-Aurel Bylykbashi
-Bedri Qypi
-Bjanka Çopja
-Blerim Tafani
-Daniela Shyti
-Dashnor Sula
-Doris Madhi
-Gani Cani
-Hasim Çekrezi
-Lefter Gështenja
-Megi Balliu
-Mirela Kina
-Qani Xhafa
-Sabri Sallaku
-Servet Duzha
-Shefki Çota
-Silvi Bardhi
-Zheni Gjergji
Te gjatin do marrin si e kane mare per 12 vitet e fundit .
ekzakt
Keta te PD kopjojne Edi Ramen, por, organizimet qe kane neper qarqe, nuk ju afrohet fare organizimit qe ka PS ne cdo qark. Thelbi i organizimit jane pensionistet , por edhe shume te rinj te perkushtuar. Keta te PD jane niveli ushtrise Haxhi Qamilit, njerez te shperndare ne baze fisesh. Populli sidomos i fshatit, nuk te mbeshtet kur i gjithe fisi jot eshte ne kryesine e PD. Ata automatikisht kthehen kunder, sepse e kuptojne qe ky fis e do Pushtetin te vjedhe e zaptoje pjesen tjeter te fshatit. Zgjedhjet per deputet do jene njesoj si zgjedhjet per Kryetar Bashkije, PD do shkaterrohet, mund te bejne diference partite e Arlind Qorrit , Agron Shehaj, Adriatik Lapaj, LRE, sepse ne kete fushate ata flasin per gjera reale me popullin, ndersa PD flet vetem nga studiot e Fevziut, Erla Mehilli, Ylli Rakipi, Cim Pekes, Grida Dumes.
Ne b.....do e hane si nga hera jane kriminele si i pari sal nongrata e dine popullin budalla sikur i haroi marezite e hajdutit nongrates shkateruesit te drejtesise dhe te cdo gjeje ne shqiperi sali rame berisha qe ju shojte sa me shpejt emeri.Kuhdes edhe Ps edhe Edi Rama me hajdutet.
Dmth Belo per Tiranen? po ai humbi me 60 mije vota per kryetar bashkie? cna ngeli Rama kryeminister
Kjo eshte edhe lista e deputeteve qe do kandidojne. Nga keta 85% jane hajdute dhe te korruptuar, ne hetim nga SPAKu, Nuk e di pse mendoj qe Saliu do fusi ne liste Lul Bashen ne minuten e fundit.
Po ky Belin Kërriçi, Dash Sula dhe Çuni i Fariut ku janë more amon se do qaj me ligje, të gjithë janë Sahanlëpites dhe shkojnë nga ju fryn era. Nuk ecet më me Flamur Noka, Gent Strazimiri e lloj lloj NALLBATI, jo jooo.
Po Bardhi me Ndoken ,qe e ka paditur ne Spak ,si do te bashkepunojne!(
Kur humbja njihet si sukses,do te kete vetem humbje
Nuk vihet ne pushtet me Gent Strazon me patllake ne brez qe nga pamja dhe shpirti i zi qe ka ja kalon feldmarshallit te Gestapos , Hajnrih Himlerit te Rajhut te Trete.
Po primatet e nongrates ku jane !? Rrene komuniste me injorantet e shkolles se partise!