Socialistët kanë propozuar një projektligj për faljen e gjobave të vendosura në zonat rurale, për ata që kanë ndërtuar pa leje.
Propozimi s’do shumë mend për t’u kuptuar, që bëhet për efekt të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen në 11 maj.
Dhe është e kuptueshme që PD të ndihet e revoltuar, pasi PS mund të fitojë një grusht votash më tepër.
Ajo që nuk kuptohet, është se si ka mundësi, që deputetët e PD-së, veç thellojnë dëmet e një projektligji që vërtet mund të ketë qëllime elektorale, por që ata që janë të prekur e mirëpresin, pasi i liron nga një barrë e rëndë.
Skandal, shkruajnë mediat e familjes Berisha, se disa fshatarëve të shkretë, po iu falen disa gjoba ta padrejta, pse ata kanë rregulluar shtëpitë apo kasollet e tyre.
Genocid, ulëriste Flamur Noka në Parlament, pa kuptuar se çfarë thoshte, duke iu thënë atyre të gjorëve, se janë kundër faljes së gjobave.
Legenllëk, e quante Gazment Bardhi, a thua se nga ky projektligj po përfiton ndonjë oligark, që këta nuk guxojnë as t’u përmendin emrin.
Në vend që ta kalonin në heshtje, se po falen gjobat e një ligji të padrejtë, ose maksimumi të kërkonin llogari për këtë ligj idiot, edhe njëherë dolën kundër qytetarëve, nga marrazi se mund të humbasin ca vota nga ky propozim.
Këta kujtojnë se po bërtite e po u përleshe në Parlament kundër çdo propozimi të Qeverisë, bëhet politikë e fiton vota.
Por kështu ndodh kur në krye të partisë kanë një njeri që i përdor për hall të tij, ndërsa si drejtues iu ka lënë një njeri si Flamur Noka, që veç të mendojë nuk di. Të heshtë jo e jo.
Hallall PD! Unë do ta paguaj gjobën. Nuk dua falje për vota...... . Do ta paguaj....... . Do ta paguaj lesht. Ku ti gjej 4 223 000 lekë unë?
????????????????????????????
Flamur pa shkop spiune i UDB haaaaa Mul budallai députét hasaa
Ka nje fjali ne kete artikull qe thote se PD duhet ta kishte kalur kete ligj ne heshtje. Po te kalohej ky ligj pa buje do e propogandonin si arritje edhe te tyren dhe demi do ishte vertet minimal, ose pa dem per ta. Kur bejne zhurmen sic e kane bere, perseri do humbasin vota, pasi te demtuarit do e hedhin voten per PS-ne edhe sikur te jene simpatizane te PD-se qe ne kete rast po punon kunder tyre. Problemi kryesor i PD-se eshte se nuk po humbet ne zgjedhje per shkak te nje ligji, por per shkak te gomarlleqeve qe vazhdojne te bejne cdo dite. Njerezit jane te lodhur te shikojne se si prishin e shkaterrojne ata qe pretendojne se jane te afte te drejtojne shtetin, kur nuk kane as respektin me te vogel per institucionet shteterore.
Muli ka te drejte ,ky eshte gjenocid, grusht shteti, shkaterrim berthamor
Druzhe, apo Gosppodin Noka, si te duash ti ! Me ato ulerimat e tua ne parlament e jashte tij na fute te dridhurat, aq sa gjumi naten nuk na ze ! Po tani qysh do t'ja bejme ?
Revoltimi i PD e ben te humbase edhe me shume vota!
Legenllek i paster elektoral, ky eshte morali i shtetit ligjor te Rames i njejte me ate te Berishes kur ishte ne pushtet. Binjaket siameze Rama - Berisha urrejne vetem qytetarine, edhe pse Rama mundohet me breke e pa breke te duket ndryshe ata te dy ne thelb jane tribale.
Tobe në jarabi, ti qi qeke tironc paske msu me thon ene ksi llafezh "tribal". Estafkurllah...
Po mire moj Tema, pse.u dashka t'u falen gjonat atyre "te shkreteve" qe kane bere ndertime pa leje, dhe nese do ta bente dikush ne qytet do I qinin motren, do merrnin leket e do t'ia prishnin ndertimin. Po edhe ky moterqiri qe ka bere kete aetikull do jetë nga fshati se zaten Tema te gjithe fshatare i ka robt aty. Se mos u ngele hatri ore se kara jeni ju dhe merziteni.
Tobe në jarabi, zotnija jote qi qeke tironc paske msu me thon ene ksi llafezh "tribal". Estafkurllah...Zoti na rujt.
Eshte por te vene duart ne koke !! Ligjet duhet te rrespektohen per te gjithe njelloj .....Se pari per poletikanet, qe kane bere shtesa mbi pallatet, dhe nuk eshte zbatuar ligji per ti gjobitur .,.. Por kur behet fjale per popullin e varfer, ligji duhet te zbatohet.... Ky eshte Parlamenti qe shqiptaret, duhet te mendohen mire, ku te hedhin voten e tyre, per te ardhemen.......O ne mos keto jane* Lodrat* qe luajne tani, sejcili per imteresat e tyre ,si gjithmone mbi kurrizin e popullit.