OSHEE padit për shpifje Gazment Bardhin

5 Dhjetor 2024, 14:10Politika TEMA
OSHEE padit për shpifje Gazment Bardhin

Tjetër padi për shpifje është depozituar në GJKKO për Gazment Bardhin. Këtë herë kreu i grupit parlamentar në PD është paditur nga OSHEE lidhur me deklaratat për abuzime me tenderat.

Ne seancën e parë Gazment Bardhi nuk është paraqitur, ai përfaqësohet dhe mbrohet nga avokati Marash Logu.

Nga shorti elektronik që u hodh në datën 13 nëntor, Elsa Ulliri u caktua gjyqtarja për hetimin paraprak.

Dosja ndaj Bardhit erdhi për kompetencë në GJKKO nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gazment Bardhi ka një tjetër çështje në Gjykatën e Posaçme, për shpifje ku është paditur nga Edmond Sulaj, ish drejtori i policisë së Shkodrës.

Në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, Gazmend Bardhi hodhi akuza ndaj Edmond Sulës.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat pretendoi se janë provë se drejtori i policisë së Shkodrës ishte emëruar nga bandat.

 

1 Komente

  1. V
    Votuesi i mashtruar disa here

    Na cane trapin me keta padi! E bejne sa per gallate, gjoja sikur zihen me njeri tjetrin. Padit Vullnet Sina Nallbatin, Bardhi Olsin dhe Olsi Bardhin, gardisti deputetin dhe deputeti deputetin, Flamuro rreh policin dhe merret ne hetim, ashtu sic jane paditur disa here deputetet e PD qe shkelin ligjin perdite dhe ne fund mali pjell nje mi. Aman lini padite se populli e di ku fle lepuri, te dyja palet jeni karta te djegura per ket popull. A e pate sondazhin? Rreth 60 % e popullit nuk e di cilin ka deputet. Akoma kini sy e faqe ti kerkoni vota popullit ne keto zgjedhje??????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje